| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Flamuri i VATRES - KorrieriAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Jan 14 21:08:37 EST 2002
Ne rastaurim flamuri "Vatra" Ne rastaurim flamuri "Vatra" Ne Laboratorin e Konservimit te Institutit te Kultures Popullore, ne Tirane, po restaurohet flamuri zyrtar i Bandes Kombetare "Vatra". Ky flamur, i cili eshte nje dhurate e Shoqerise Drenovare "Bashkimi" per Banden Kombetare te Shoqerise "Vatra", u perdor nga kjo bande, gjate nje vizite ne Korce, para Luftes se Dyte Boterore, e prej asaj kohe, flamuri i prodhuar ne SH.B.A, ka qendruar ne Shqiperi. Frederik Stamati, shef i Laboratorit te Konservimit, beri te ditur se "flamuri iu dorezua ne vitin 1946 Komitetit te Shkencave ne Tirane, deri ne kohen e krijimit te Institutit te Historise e Gjuhesise, i cili u be per shume vjet streha e tij". Ne vitin 1979, me krijimin e Institutit te Kultures Popullore, flamuri i Bandes Kombetare te Shoqerise "Vatra", kaloi ne fondin e ketij instituti. Aktualisht ai eshte shume i demtuar dhe nderhyrja e specialisteve te Laboratorit te Konservimit, beri te mundur qe shume shpejt ai te kthehet ne gjendjen normale, e madje te jete gati per tu ekspozuar ne aktivitete te ndryshme. --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE video emails in Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |