Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone, 14.01.2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Jan 14 20:01:59 EST 2002


Rezistenca e Metes, mund te sjelle destabilizim"
"Po ta gjykonim Meidanin ne rolin e babaxhanit do ta quaja dicka pozitive. Problemi eshte qe kryetari i shtetit nuk eshte babaxhan"

Z. Shehi. Ju jeni nje nga pretendentet per kryetar ne PDr. Perse vendoset te kandidoni?

Une vendosa te kandidoj ne rradhe te pare se pas nje eksperience kaq te gjate plolitike, meqe kam drejtuar nje parti, eshte ne natyren e gjerave qe une te shkoj te kandidoj ne nje situate konkuruese sic eshte kjo brenda Partise Demokrate. Por nuk eshte vetem ky faktor. Une mendoj se brenda Partise Demokrate jemi disa komponente, qe perfaqesojme disa alternativa. Sigurisht qe kemi nje shtrat te perbashket, i cili na bashkon; shtrati opozitar dhe shtrati kontestues ndaj politikes te grupit te PD dhe Berishes. Por njekohesisht kemi brenda vetes identitetet tona, diversitetet tona. Une besoj se perfaqesojme brenda kesaj partie te re nje personazh i cili identifikohet me qendren e djathte, puro opozitare, pa asnje shenje kompromisi me grupin qe drejton sot qeverine dhe une besoj se pjesa me e madhe e njerezve ne Shqiperi, qe kane shprese qe ne vend te krijohet nje pol i trete ne politike, mendojne si une. Kete dua ta shpjegoj me faktin, se nese do te kishim nje afrim qofte edhe me nje grup progresist brenda te majtes shqiptare, ne do t'i kishim lene te gjithe livadhin opozitar ta kulloste z. Berisha dhe partia e vjeter demokratike. Ne jemi prej vitesh te shkeputur nga kjo situate, pikerisht per t'i dhene shans shqiptareve qe te jene njekohesisht qendra e djathte, te jene situate me poziten e sotme, pa i afruar pozicionet me qeverine e z.Meta apo me kedo tjeter qe do te vije pas tij. 

Nga kjo pikepamje une mendoj se kandidatura ime, indentifikohet me nje pjese te mire te kesaj partie qe eshte sot, brenda programit tim personal kam shume elemente te cilat jane shpresedhenes per shqiptaret, sidomos problemi i kthim-kompensimit te pronave, i zgjidhjes se problematikes energjitike, edhe i formulimit te nje ligji te ri te zgjedhjeve elektorale. I them keto sepse megjithese kam hyre ne nje gare partiake, preferoj te me konsiderojne gjithmone nje njeri te shtetit dhe te egzekutivit, sepse kjo eshte ana me e mire e imja. Une nuk kame qene kurre puro partiak dhe historia e partitizmit tone fillon ne '90 sepse praktikisht atehere e kemi filluar, nga obligimi qe kishim si brez i ri per te cuar perpara nje alternative antikomuniste po e quaj, megjithese kjo fjale eshte e konsumuar, por atehere ishte e vlefshme, pra per te cuar perpara nje alternative demokratizuese per te gjithe shoqerine shqiptare. Sigurisht te mbeshtetur nga elementet e qendres dhe te djathtes, sepse ne fund te fundit une mendoj se problemi me i madh i shoqerise shqiptare nuk eshte te krijoje nje te mire te madhe te pergjithshme, por brenda cdo kampi, qofte i majte, qofte i djathte te perzgjedhe personazhet, platformat dhe format e pershtatjes se pushtetit me te mira. Dhe kjo eshte gjeja me e mire. Une do te preferoja qe brenda PS te zhvillohej nje lufte per te zgjedhur me te mirin, po ashtu brenda PD, brenda grupit tone, por gjithmone brena platformave dhe orientimeve, te cilave iu perkasin. Nese do t'i perziejme gjerat nga e majta tek e djathta, krijojme nje konfuzion te pergjithshem politik dhe shqiptaret nuk do te kene me nje pike orientimi politik. 

Cilat jane synimet e partise tuaj dhe te grupit parlamentar, te pakten per nje dy vjecar?

Ne shpresojme qe kjo legjislature, megjithe problematiken, t'i mbushe dy vjet. Dhe kjo varet nga shume gjera. Une termin kohor do ta reduktoja ne nje afat me te shkurter. Nese do te vija nje liste prioritare, brenda nje situate qe eshte konfliktuale, ne kufijte e krizes, une do te perzgjidhja; nje kod te ri elektoral, permiresim te ketij kodi elektoral, permiresim te gjithe elementeve qe do te eleminonin pjesen me te madhe te difekteve qe u vune re gjate zgjedhjeve te fundit. Them ne pjesen me te madhe sepse asnjehere nuk mendoj se ka nje te mire prefekte dhe sidomos kur shpeshhere ligji dhe logjika normale vihet ne prove nga shenjtalkleku tipik shqiptar politik, sepse shpeshhere ligjet mund te jene shume te mira, por nen sforcen, nen presionin dhe nen intrigen shpeshhere quaje ballkanike, quaje bizantive, pse jo edhe shqiptare, shpeshhere edhe ligji eshte i pafuqishem. Mjaft t'ju kujtoj ketu se nuk ka ligj ne bote qe mund te mendonte qe nje kryetar partie dhe nje sekretar partie te mund te kandidonin dhe si te pavarur, sic ndodhi ne zgjedhjet e fundit. Kete do ta vija ne listen e prioriteteve te para tonat. Ne fakt fjalen e pare qe kam mbajtur eshte qe te krijojme nje komision parlamnetar "Had-hock" per te permiresuar kete kod, i cili i krijoi probleme pa mase Shqiperise. Te dyten do te vija, ligjin per zgjidhjen e problemit te prones. Dhe kjo jo vetem per detyrimin moral qe kemi si force e qendres se djathte, per te kthyer pronen tek i zoti, per te vendosur ne menyre juridike, politike, por edhe morale, sistemin e kapitalit, (nuk po them kapitalizmit, sepse shpeshere kjo fjale ka marre nje forme pexhorative), te ekonomise se tregut sic eshte fjala moderne sot, por edhe per nevojat egzigjente qe ka nevoje ekonomia shqiptare per te hapur ne rradhe te pare tregun e tokes per te modernizuar ekonomine shqiptare, tregun e ndertimeve, tregun ne infrastrukture. D.m.th jane nje sere elementesh, qe jane jo thjeshte morale, per t'i kthyer te drejten te zoterve te vjeter, por jane njekohesisht per t'i kthyer mundesine shqiptareve per te pasur mundesi per zhvillim ekonomik. Prandaj do te merreshim seriozisht me ligjin per kthimin e pronave, te pronareve te vjeter apo te rinj qofshin. Ky do te ishte prioriteti yne i dyte. Problemi i trete eshte nje pakete, nje formule ekonomike e cila do te thyente monopolet qe jane sot ne ekonomine shqiptare. Ne jetojme ne nje rregjim monopolist. Kemi 15 firma qe importojne karburantet nga te cilat 5 importojne 90 perqind te karburanteve. Sot kemi te rregjistruara 300-400 firma ndertimi, por investimet me te medha ne ndertim nuk levizim me shume se ne 30-40 firma ndertimi. Sot kemi te rregjistruar ne aktivitete tregtare me mijera persona, por te jeni te sigurte se jane 10-15 grosiste te medhenj, qe percaktojne nivelin e cmimeve ne Shqiperi. Ky regjim monopoli, i cili po krijohet ne menyre jo graduale, por teper te shpejtuar sidomos ne dy-tre vitet e fundit, duhet thyer, nese duam t'i kthejme ekonomise shqiptare te drejten per te qene konkurrente dhe nese duam t'i kthejm- shqiptareve te drejten per t'u marre me biznes, per te pasur shpresen qe te behen dhe ato te pasur. Ndryshe do te jemi, raja, bujkrober te nje sistemi oligarkik, financiar i lidhur ngushte me politiken dhe kjo eshte vdekja e ekonomise dhe do jete dhe vdekja e demokracise njekohesisht. Nese do te flisja per dicka emergjente do te thoja nje nderhyrje emergjente, qofte ligjore, qofte dhe egzekutive per problemin e energjitikes. Nje shtet qe nuk ka drite, ku dhe kafeja behet me gjenerator, nuk mund te pretendoje te kete zhvillim, te kete industri, te kete biznes, qofte dhe biznesin e natyres shqiptare, te vogel apo te mesem. Pa u zgjidhur ky problem, gjithe pjesa tjeter e zhvillimit makroekonomik, apo mikroekonomik eshte nje demagogji e tera prej fillimit deri ne fund. Une mund te rreshtoja dhe shume prioritete te tjera, por sikur te zgjidhim keto te katerta, nje pjese e madhe e shqiptareve do te ishin shume te lumtur e do te brohorisnin per qeverisjen qe kishin.

Si i parashikoni zhvillimet politike ne dy kampet e medha, PS dhe PD?

Mendoj se do te kete nje lloj shperberje ne dy kampet e medha. Jo se patjeter ne shqiptaret duhet te behemi therrime-therrime per te bere politike, por mendoj se eshte mbyllur cikli i nje politike bipolariste. U be nje dekade qe e kemi jetuar me te mirat dhe te keqiat brenda ketij raporti te bipolarizmit. Realiteti ka qene negativ per Shqiperine. Sigurisht qe brenda ketij realiteti nuk eshte se kane munguar elementet pozitive dhe progresit, por ne ne fund te fundit kemi perjetuar nje tranzicion te tejzgjatur. Atehere une mendoj se kjo eshte nje eksperience e konsumuar tashme, Shqiperia ka nevoje per nje eksperience te re. E per hir te saj, nuk do te ishte keq, sikur keto partite e medha te beheshin pak me te vogla. 

Cila eshte nota qe i vendosni Meidanit, Metes, Nanos dhe Berishes, ne keta tre muajt e fundit? 

Nuk jam marre kurre me arsyetime mbi personat. Une do te thoja qe qeveria e Metes eshte padyshim nje qeveri e deshtuar politikisht. Nuk ka te drejte te kete me te njejta pretendime si me para. Qeveria ka humbur nje pjese te legjitimitetit te vet. Nje qeveri e cila votohet dy -tre here ne Parlament per efekt te ministrave qe ndryshohen dhe nuk mbush kuorumin e mjaftueshem..., nuk qeveriset Shqiperia me 41 vete. Dhe ideja e rezistences patjeter te Metes, dhe ceshte me qesharakja mendoj une, dramatizimi pertej te nevojshmes i largimit te Metes, ose mosqenies se Metes, sikur kjo krijon destabilizim, kjo duket qesharake. Une kam nje eksperience, qe e kane te gjithe shqiptare, por une ndoshta me pak personale ne '97; mbas rezistences se Berishes per t'u ribere per se dyti president ne emer te stabilitetit, erdhi nje destabilizim i madh. Une shpresoj qe nuk jemi ne te njejtat terma, por ideja qe krijohet se diten qe largohet Meta krijohet destabilizim, kjo me duket e egzagjeruar, sepse gjate legjislatures socialiste kemi jetuar tre kriza te tilla dhe u largua heroi i Kosoves sic ishte Majko dhe nuk ndodhi ndonje destabilizim i madh. Keshtu qe nga kjo pikepamje kembengulja e tepert mund te sjelle destabilizim. 

Per personin e Nanos do te thoja se nuk me bind ne luften e vet. Natyrisht qe ne luften e Nanos ka elemente pozitive dhe progresiste. Sigurisht Nano eshte nje intelektual, kete nuk mund t'ia mohoje askush, por Nano po i rikthehet kritikes se nje sere elementesh qe ne fund te fundit deri dje kane qene ne dore te tij dhe ne ate kohe nuk i ka kritikuar dhe nuk i ka mundur t'i evitoje. Te gjithe kemi te drejte te reflektojme mbi te kaluaren tone edhe mbi gabimet tona, kjo eshte nje e drejte universale qe nuk i mohoet kurkujt, por shpeshhere kjo e drejte kalon midis nje diapazoni heshtjeje, ne te cilen zoti Nano nuk e ka respektuar. Nje pjese e gabimeve te sotme jane refleks i gabimeve te z. Nano. Nga kjo pikepamje une e cmoj deshiren e mire te emancipimit qe pretendon zoti Nano, por si shqiptar qe jam me mbetet gjithmone dyshimi qe mes kesaj pune, ne mes te deshires se mire dhe sinqeritetin ka dhe elemente qe te bejne per te dyshyar.

Zoti Meidani kohet e fundit ka bere disa gabime qe nuk i falen presidentit te republikes. Nje krize e cila ka rruget e vete institucionale dhe konstitucionale per t'u zgjidhur, ia ka deleguar institucioneve te tjera te cilat jane nen sovranitetin e ligjvenesve te Parlamentit shqiptar dhe te atij personalisht. Une besoj se e ka bere i nisur nga oportunizmi i vogel politik, per t'i dhene kohe, frymemarrje nje partie qe eshte ne qeveri dhe nje grupi njerezish, per te gjetur rruget e bashkepunimit midis tyre. Nga kjo pikepamje del se po te gjykonim ne rolin e babaxhanit do ta quaja dicka pozitive. Problemi eshte qe kryetari i shtetit nuk eshte babaxhan. Kryetari i shtetit duhet te interpretoje situatat politike dhe aq me teper kryetari i shtetit tone, i cili nuk ka funksione te tjera egzekutive si kishte Berisha. Pra roli i tij arrin kulmin e vet ne momente krize. Keshtu qe te terhiqesh dhe t'ia delegosh nje institucioni tjeter, eshte nje gabim teper i madh. Them qe rruga qe duhet te ndiqte Meidani duhej te ishte rruga normale, konstitucionale. T'i jepte shanse qeverise te rikompozohej, ti jepte shanse maxhorances te rizgjidhte kete apo nje tjeter per kryeminister dhe e fundit, t'i jepte shans te gjithe harkut politik shqiptar, te mblidhte ne nje tavoiline te gjithe partite politike, te rikompozonte nje formacion politik qe mund te qeveriste Shqiperine, qe do te merrte me pas disa detyra specifike. Dhe nese te gjitha keto tentativa konstitucionale do te deshtonin, atehere te ndertonte nje qeveri teknike e cila te pakten te ndryshonte kodin zgjedhor dhe me pas te beheshin zgjedhjet ne vere. Une mendoj se kjo eshte rruga me e mire konstitucionale qe Meidani ka kohe ta beje akoma. 

Persa i perket zotit Berisha une shikoj se i ka vene nje dekor te ri Partise Demokratike. Por mendoj se PD nuk ka nevoje per dekor, sepse ate e ka te shendoshe. Ka nevoje per esence. Une do te permendja dy raste qe fatkeqeisht kane ndodhur ne Shqiperi. Dy njerez votohen pa kandidate rivale. Nje eshte zoti Berisha ne Kuvendin e fundit dhe nje eshte zonja Meta a zonja Kryemadhi ne FRESH. Vetem keto dy personazhe jane kaq te plotfuqishem brenda ambjenteve te veta, sa nuk ka kurajo te dale asnje kundershtar qofte edhe formalisht. Dhe diten qe nuk ka kurajo te dale asnje kundershtar qofte edhe formalisht, liria ka vdekur qofte edhe formalisht. 

Intervistoi E. Arizaj


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE video emails in Yahoo! Mail.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list