Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Lajm interesant nga BBC

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Sun Jan 6 03:34:22 EST 2002


Përditësimi: 05.1.2002 17:36 (CET)

Arrestohen katër shtetas grekë 

Policia greke ka arrestuar 4 shtetas të cilët kishin kryer dy antentate me dinamit në zonën e Thesprotisë . 

Të arrestuarit, që të katërt shtetas grekë, kanë pohuar se i bënin atentatet me qëllim që autorësia t'u dedikohej ekstremistëve të mundshëm shqiptarë dhe kështu të merreshin masa ndaj emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Greqi. 

Ata janë arrestuar ndërsa po hidhnin dinamit rrugëve të qytetit, për të festuar ardhjen e Vitit të Ri. 

Arrestimi i tyre u bë në kohën që një pjesë e medias greke kishte filluar të spekulonte përsëri për gjoja veprimtarinë e asaj që ajo e quan Ushtria Çlirimtare e Çamërisë në Greqi.

Para dy javësh, një shpërthim dinamiti kishte shkaktuar dëme të mëdha në rajonin policor të Paramithiasë, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. 

Nisur nga fakti se Paramithia ndodhet në krahinën e Thesprotisë, në atë që dikur banonte popullsia shqiptare çame, disa media në Greqi nxituan t'ia atribuonin antentatin grupimeve, sipas tyre, ekstremiste shqiptare, të cilët prej disa vitesh po kanë ngritur çështjen e kthimit të çamëve në Greqi, si dhe rikthimin e pasurive të tyre që u shtetëzuan pas Luftës së Dytë Botërore.

Një tjetër shpërthim dinamiti, mbrëmjen e Vitit të Ri në godinën ë Mitropolisë së kishës ortodokse, bindi shumëkënd se atentatet kishin një ngjyrë politike dhe se autorësia e tyre nisej matanë kufirit, pra nga Shqipëria. 

Madje, drejtues të policisë rajonale, i përcollën medias vlerësimin e tyre se pas këtyre atentateve ndodheshin ekstremistët shqiptarë. 

Tehu i mërisë mediatike drejtohej së pari kundër emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Greqi. 

Të arrestuarit janë të moshave nga 19 deri 21 vjeç. Policia ka dyshuar menjëherë se ata mund të kishin lidhje me atentatet dhe pas një seance pyetjesh të arresatuarit kanë pranuar se kishin vënë dinamit edhe në rajonin e policisë, dhe në godinën e Mitropolisë.

Korrespondenti i BBC-së në Athinë thotë se mediat greke nuk i kanë dhënë publicitet lajmit, ndofta për shkak të preokupimit ekskluziv më motin e keq që ka pushtuar Athinën.

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list