| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Korrieri - 6 janar 2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comSun Jan 6 01:19:27 EST 2002
Arrestohen 4 greket e "UCC" Arrestohen 4 greket e "UCC" Policia greke ka arrestuar 4 persona, te cilet kishin kryer dy antentate me dinamit ne zonen e Thesprotise. Sipas BBC, te arrestuarit, qe te kater greke, kane pohuar se i benin atentatet me qellim qe autoresia t'u dedikohej ekstremisteve te mundshem shqiptare dhe keshtu te merreshin masa ndaj emigranteve shqiptare qe ndodhen ne Greqi. Ata jane arrestuar ndersa po hidhnin dinamit rrugeve te qytetit, per te festuar ardhjen e Vitit te Ri, ne kohen kur nje pjese e medias greke kishte filluar te spekulonte perseri per gjoja veprimtarine e asaj qe ajo e quan Ushtria Clirimtare e Camerise ne Greqi. Para dy javesh, nje shperthim dinamiti kishte shkaktuar deme te medha ne rajonin policor te Paramithiase, ne afersi te kufirit greko-shqiptar. Nisur nga fakti se Paramithia ndodhet ne krahinen e Thesprotise, ku dikur banonte popullsia shqiptare came, disa media ne Greqi nxituan t'ia atribuonin antentatin grupimeve, sipas tyre, ekstremiste shqiptare, te cilet po ngrene ceshtjen e kthimit te cameve ne Greqi, si dhe rikthimin e pasurive te tyre qe u shtetezuan pas Luftes se Dyte Boterore. Nje tjeter shperthim dinamit ne godinen e Mitropolise se kishes ortodokse, bindi shumekend se atentatet kishin nje ngjyre politike dhe se autoresia e tyre nisej nga Shqiperia. Madje, drejtues te policise rajonale, i percollen medias vleresimin e tyre se pas ketyre atentateve ndodheshin ekstremistet shqiptare. Te arrestuarit jane te moshave nga 19 deri 21 vjec. Policia ka dyshuar menjehere se ata mund te kishin lidhje me atentatet dhe pas nje seance pyetjesh ata kane pranuar se kishin vene dinamit edhe ne rajonin e policise, dhe ne godinen e Mitropolise. --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE video emails in Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |