Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Mehdi Frasherii - Pjesa I - Gazeta Shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun Jan 6 00:00:57 EST 2002


Faqja 12/13 - SPECIALEmydate = new Date();myday = mydate.getDay();mymonth = mydate.getMonth();myweekday= mydate.getDate();weekday= myweekday;myyear= mydate.getYear();year = myyear;if(myday == 0)        day = " E Diele, "      else if(myday == 1)      day = " E Hene, "else if(myday == 2)        day = " E Marte, "   else if(myday == 3)        day = " E Merkure, "   else if(myday == 4)        day = " E Enjte, "else if(myday == 5)        day = " E Premte, "else if(myday == 6)        day = " E Shtune, "if(mymonth == 0)         month = "Janar "else if(mymonth ==1)         month = "Shkurt "else if(mymonth ==2)        month = "Mars "else if(mymonth ==3)       month = "Prill "else if(mymonth ==4)         month = "Maj "else if(mymonth ==5)         month = "Qershor "else if(mymonth ==6)         month = "Korrik "else if(mymonth ==7)       month = "Gusht "else if(mymonth ==8)      month = "Shtator "else if(mymonth ==9)     month = "Tetor "else if(mymonth ==10)     month = "Nentor "else if(mymonth ==11)     month = "Dhjetor"document.write("
"+ month);document.write(myweekday+", " + year +"");
Janar 5, 2002 
 FAMILJET E MEDHA
Frashëri Historia e panjohur e politikanit e diplomatit të famshëm që për 15 vjet përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Si jetoi ai me familjen në Romë deri në moshën 91 vjeçareDëshmoj unë, nipi i Mehdi Frashërit ish-Kryeministrit të Shqipërisë Rrëfimi i 64-vjeçarit Tefik Çelo: "Në ditët e para të nëntorit të vitit 1944, kur partizanët e Enver Hoxhës po përgatiteshin të sulmonin Tiranën, gjyshi im, Mehdi Frashëri, i cili në atë kohë ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, mori gruan, Nejren, së bashku me tre fëmijët, Vehbiun, Medihan e Ragipin, dhe u largua për në Itali. Këtu në Shqipëri i mbeti vetën vajza e madhe, Shehriari, e cila është nëna ime, që vdiq në 1999"
---------------------------------

Dashnor Kaloçi

Gjatë viteve 1943-1944 që gjyshi im Mehdi Bej Frashëri ishte antar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ai banonte në një shtëpi së bashku me familjen e Koço Dilos tek Rruga e Dibrës të cilën ua kishin marrë me qera familjes Petrela, sepse shtëpinë e tij e cila sot është rezidenca e Ambasadës Ruse, Mehdi Beu ua kishte lëshuar një përfaqësie gjermane, me qeranë e së cilës ai përballonte jetesën e familjes. 

Në ditët e para të nëntorit të vitit 1944 kur partizanët e Enver Hoxhës po përgatiteshin të sulmonin Tiranën, gjyshi Mehdi Bej Frashëri mori gruan Nejre (Biçaku) dhe bashkë me tre fëmijët Vehbiun, Medihanë e Ragipin u nisën në drejtim të Shkodrës dhe larguan nga Shqipëria për në Itali. Në atë kohë këtu në Shqipëri, Mehdi Beut i ngeli vetëm vajza e tij e madhe Shehriari që është nëna ime". Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën" është 64 vjeçari Tefik Çelo, djali i vajzës së Mehdi Bej Frashërit, i cili rrëfen duke bërë publike gjithë historinë e familjes prej nga ai rrjedh dhe gjyshit të tij i cili është konsideruar si së një prej personaliteteve më të famëshme të politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Po kush është Mehdi Bej Frashëri dhe cila është origjina e familjes së tij? Ku u shkollua ai dhe përse Porta e Lartë në Stamboll e emëroi si Guvernator të Palestinës dhe nënkomisar të saj në Misir të Egjiptit? Kur u kthye në Shqipëri dhe si e filloi karrierën e tij politike Mehdi Frashëri duke u zgjedhur Prefekt, Deputet, Ministër, Kryetar i Këshillit të lartë të Shtetit, Kryeministër dhe antar i Këshillit të Lartë të Regjencës? Si u largua ai nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944 dhe si jetoi në Romë së bashku me familjen e tij? Cilat ishin mardhëniet shoqërore të Mehdi Bej Frashërit dhe familjes së tij me familjen e Mbretit Zog dhe të tjerave familje të njohura shqiptare që ishin në emigracion e korespodenca që ai mbajti me ta? Cila është veprimtaria studimore e Mehdi bej Frashërit me 600 artikujt publicistikë dhe librat e botuar? Si e përballoi jetesën familja e Mehdi Beut gjatë viteve që qëndroi në emigracion në Romë dhe përse ai dhe tre fëmijët e tij sa ishin gjallë nuk pranuan që të merrnin nënshetësinë italiane? Si i kaloi ai vitet e pleqërisë deri sa vdiq në moshën 91 vjeçare në vitin 1963 dhe kush ishin personalitetet e diasporës shqiptare dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Romë që morën pjesë në varrimin e tij? Lidhur me këto e të tjera fakte e ngjarje nga jeta e Mehdi bej Frashërit dhe e familjes së ti, bëhen të ditura nga nipi i tij 64 vjeçari Tefik Çelo dhe dokumentat e shumta që ai ka mundur të ruajë gjatë viteve të gjata të internimit.

(vijon të martën)






Kush ishte Mehdi Frashëri



Mehdi Frashëri u lind në fshatin Frashër të Përmetit më 28 shkurt të vitit 1872. Familja Frashëri nga e cila rridhte dhe Mehdiu ishte familje fisnike bejlerësh dhe një nga më të dëgjuara në Jugun e Shqipërisë. Të parët e asaj familje kanë qenë të njohur si feudalë të mëdhenj dhe pronat e tyre shtriheshin deri në malin e Tomorrit. Pas disa konflikteve të karakterit politik që ajo familje pati me Portën e Lartë në Stamboll, ata u internuan familjarisht në Turqi. Në atë kohë që ndodhi internimi i familjes nga fshati Frashër për Turqi, Mehdiu ishte nxënës në shkollën e mesme të qytetit të Manastirit (Bitola) të cilën ai e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1894. Pas mbarimit të kësaj shkolle Mehdiu fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur mësimet në Universitetin e Stambollit për Shkencat Politike dhe Ekonomike ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1898. Duke u nisur nga rezultatet e larta që ai arriti në atë degë të Universitetit, qeveria turke e ftoi të punonte në administratën e saj dhe ai u emërua si N / Prefekt i Thrakisë e më pas i Maqedonisë e Sanxhakut të cilat asokohe ishin nën sundimin otoman. Në funksionin e N / Prefektit të këtyre krahinave Mehdi Frashëri qëndroi deri në vitin 1911 kur u emërua Guvernator i Jeruzalemit dhe i gjithë Palestinës. Pas një viti ai u transferua përsëri me detyrën e Nënkomisarit të Turqisë në Misir të Egjyptit. Në shtatorin e atij viti ashtu si shumë patriotë shqiptarë që asokohe punonin në administratën e lartë osmane, edhe Mehdi Frashëri u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në shkëputjen e Shqipërisë nga Turqia dhe shpalljen e Pavarsisë. Në vitin 1912 ai u caktua Përfaqësues i Qeverisë shqiptare pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit për Shqipërinë. Disa vjet më vonë në 1919 ai u caktua në postin e Ministrit të Brendshëm dhe më pas si delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. e pas Kongresit të Lushnjes. Në funksionin e Ministrit të Brendshëm Mehdi Frashëri dha një kontribut të madh në organizimin e mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1921 ku ai u zgjodh deputet, të cilat nga qarqet e huaja diplomatike u konsideruan zgjedhje të lira e demokratike. Në atë kohë ai bashkëpunoi ngushtë me degët ekonomike të vendit dhe me inisiativën e tij personale bëri të mundur ndryshimin e monedhës shqiptare nga "Leka i madh" në "Lek". Në atë periudhë që ishin duke u hedhur themelet e para të shtetit të ri shqiptar, Mehdi Frashëri kryesoi të gjitha komisionet parlamentare për hartimin e ligjeve (kodeve) ekonomike dhe ishte i pari që paraqiti nevojën e reformës agrare e themelimin e një Banke në Shqipëri. Nga viti 1923 e deri në vitin 1939 me disa ndërprerje të shkurtëra, Mehdi Frashëri ishte në funksionin e deputetit të Parlamentit shqiptar dhe përfaqësuesit të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve (sot OKB) në Gjenevë të Zvicrrës. Në vitin 1929 ai u zgjodh në postin e Kryetarit të Këshillit të Shtetit dhe disa vjet më vonë në 1935, Mbreti Zog e thirri dhe e emëroi në postin e Kryeministrit të Shqipërisë. Caktimi i tij në atë detyrë u bë nga ana e Mbretit Zog me qëllim që të kalonte situata e vështirë në të cilën ndodhej vendi. Ardhja e Mehdi Frashërit në krye të qeverisë shqiptare, asokohe u përshëndet nëpërmjet shtypit nga shumë intelektualë të njohur si Padër Gjergj Fishta etj të cilët e konsideruan atë si një qeveri me frymë thellësisht liberale dhe e kohës. Më 6 prill të vitit 1939 kur Italia filloi agresionin fashist ndaj Shqipërisë, Mehdi Bej Frashëri i cili në atë kohë ishte deputet i Parlamentit Shqiptar, u takua me Mbretin Zog që e kishte mikun më të ngushtë dhe i kërkoi atij që të fillonte rezistenca e armatosur ndaj italinëve duke i thënë që Shqipëria nuk duhej të ndiqte shembullin e Tunizisë e cila nuk shtiu asnjë pushkë kur u pushtua nga Italia. Pas takimit me Mbretin Zog, Mehdi Bej Frashëri shkoi dhe mori një takim me Ministrin Fuqiplotë të Italisë në Tiranë duke i kërkuar atij që të ndërhynte pranë Qeverisë së tij që Musolini të tërhiqte ultimatumin që i kishte dhënë Qeverisë shqiptare. Mbasi nuk e bindi dot atë, Mehdi Beu ndërmori dhe disa takime të tjera me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë duke u kërkuar atyre që të ndërhynin pranë Qeverive përkatëse me qëllim që të dënohej agresioni fashist që Italia po ndërrmerte ndaj një vendi të vogël e sovran siç ishte Shqipëria. Në mëngjezin e 7 prillit 1939 kur u dha lajmi se anijet luftarake italiane mbrritën në Portin e Durrësit, Mehdi bej Frashëri shkoi në Radio-Tirana dhe që andej me anë të një fjalimi iu drejtua gjithë popullit shqiptar duke i bërë thirrje që të ngrihej me armë kundra pushtimit fashist. Gjatë atij fjalimi i cili u ndoq me interes të madh nëpërmjet nga mijra qytetarë, Mehdi Beu duke folur në emër të popullit shqiptar e quajti Musolinin dhe trupat e tij "Atila oksidental, modern dhe i motorizuar". Pas atij fjalimi patriotik dhe tepër prekës Mehdi Beu nuk u largua nga Shqipëria ndonëse i kishte të gjitha mundësitë, por preferoi dhe u fut në Legatën turke në Tiranë duke u kërkuar atyre strehim politik. Më pas autoritetet italiane që u vendosën në Shqipëri, duke e konsideruar Mehdi Beun si një antifashist e person politik me mjaft rrezikshëmri dhe kundërshtar potencial të tyre, e internuan atë në Itali duke e mbyllur në kampet e përqëndrimit ku ai qëndroi deri në vitin 1943. Në 1943 kur kapitulloi Italia dhe në Shqipëri hynë trupat gjermane, disa personalitete të politikës shqiptare të asaj kohe si Rexhep Krasniqi, Xhafer Deva, Bedri Pejani etj, gjatë bisedimeve që patën me përfaqësuesin fuqiplotë të Hitlerit në Ballkan (Nojenbauer) i kërkuan atij që të ndërhynte pranë Qeverisë së tij që Mehdi Frashëri i cili ndodhej i internuar në Itali, të sillej në Tiranë për të kryesuar Këshillin e Lartë të Regjencës, pasi ai konsiderohej si një nga politikanët më të aftë që kishte Shqipëria në atë kohë. Autoritetet gjermane u bindën për këtë dhe e sollën Mehdi Frashërin në Tiranë dhe ai së bashku me Lef Nosin, Padër Anton Harapin dhe Fuat Dibrën të cilët konsideroheshin si personat polikë me të kaluar të pastër, kryesuan Këshillin e Lartë të Regjencës i cili u zgjodh pas mbajtjes së një Kuvendi Kushtetues ku për herë të parë morën pjesë me mandat të rregullt dhe përfaqësuesit e Kosovës. Në funksionin e antarit të Këshillit të Lartë të Regjencës, Mehdi Frashëri qëndroi deri në fillimin e nëntorit të vitit 1944. Gjatë asaj periudhe si dhe më përpara në viteve e Monarkisë, Mehdi Frashëri ka banuar në Tiranë në një shtëpi tek Rruga e Dibrës të cilën ua kishte marrë me qera familjes Petrela, sepse shtëpinë e tij (vila ku sot ndodhet rezidenca e Ambasadës Ruse) ai e kishte lëshuar me qera për të përballuar jetesën e familjes. Në fillimin e nëntorit 1944 kur forcat partizane të Enver Hoxhës po përgatiteshin të sulmonin Tiranën, Mehdi Frashëri së bashku me gruan e tij Nejre (Biçaku) dhe tre fëmijët Vehbiun, Medihan dhe Ragipin u largua nga Shqipëria dhe nëpërmjet Shkodrës kaluan dhe u vendos në Itali e cila në atë kohë kontrollohej nga Forcat Aleate. Në Itali Mehdi Beu me familjen e tij përfituan statusin e azilantit politikë dhe kur mbërritën në Romë u vendosën në një apartament (afër stacionit të trenit) në Piaca "Rexhina Margarita". Në atë periudhë Mehdi Bej Frashëri ishte në një moshë të thyer (75 vjeç) dhe nuk preferoi të vazhdonte më politikën, por iu përkushtua vetëm veprimtarisë studimore duke hartuar një Histori të Shqipërisë e cila i mbeti në dorshkrim pasi nuk arriti që ta botonte dot. Gjatë gjithë karrierës së tij politike Mehdi Frashëri arriti të botonte rreth 600 artikuj publicistikë e studimorë në gazeta e revista të ndryshme si dhe disa libra si "Koka e Prerë e Ali Pashë Tepelenës", "Tirana Kryeqytet i Shqipërisë" etj. Mehdi Bej Frashëri vdiq në shtëpinë e tij në Romë në 25 maj të vitit 1963 kur ishte 91 vjeç dhe në varrimin e tij ku fjëlën e rastit e mbajti Dhimitër Berati, morën pjesë shumë personalitete politike të diasporës shqiptare në Europë e Amerikë, si dhe disa përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Itali.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE video emails in Yahoo! Mail.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list