Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone

Mirjan Xhabrahimi - Undergraduate Student mxhabrahimi at babson.edu
Fri Jan 4 12:05:00 EST 2002


In Response to the Koha Jone article titled: "Greket, atentat marinareve 
shqiptare."

The article is very disturbing. It provokes anger, boiling anger, whose only 
consequence is to produce a hammer and place in the hands of the victims. That 
hammer, heavy with anger, will one day come down on the Greek bastards, and 
then justice will be done. It's only a question of time. 
A Winston Churchill quote, with a slight modification, might well be relevant: 
"Those who are sowing the wind, will reap the whirlwind."

mx

>===== Original Message From Agron Alibali <aalibali at yahoo.com> =====
>Greket, atentat marinareve shqiptare
>Shpresa Dine Sarande - Kur ne 8 dhjetor te ketij viti, media greke dha lajmin 
se nga shperthimi i nje     ule gazi ne anijen "Violeta" ne Korfuz vdiq nje 
shqiptar dhe nje tjeter u plagos, te gjithe menduan se fatkeqeve u kishte 
ndodhur nje aksident. Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Niazi Demko, i 
mbijetuari i asaj tragjedie, deklaron gati pas nje muaji se gjithcka ka qene 
nje atentat me eksploziv i manipuluar ne menyre qe pronari te merrte 
demshperblim. E per fat te keq, dy shqiptaret mbeten viktima. Aqif Buzi mbeti 
i vdekur, ndersa vet Niaziu mori disa demtime. Jo vetem media, por edhe 
policia greke u manupuluan per te thene se aty kishte shperthyer nje     ul 
gazi,por ne fakt ne anije nuk ka pasur fare te tille. Ne kete menyre, Demko 
zbulon fijet e nje skandali te ri qe ka te beje me rracizmin grek ndaj 
shqiptareve.
>
>
>Deshimtari i vetem Niazi Demko tregon:
>Niazi Demko erdhi ne Sarande nga spitali i Korfuzit pas 3 ditesh mjekimesh 
aty. E gjetem ne shtepine e tij nen kujdesin e vazhdueshem te se shoqes se 
vet. Njeri i qete, edhe pse me plage pjeserisht ne trup dhe me sume ne kemben 
e majte. Ishte ende i tronditur por me ciltersi u shpreh: Shyqyr zotit qe 
shpetova gjalle, edhe per faktin qe te them ato qe me jane grumbulluar ne 
shpirt. E them me plot gojen, na vrane, sepse isha vete dhe per kete nuk ma 
ndryshon dot mendjen askush. Dhe me e keqja, shteti yne nuk beri asnje 
perpjekje te dije se kush ishte e verteta mbi ate ngjarje makabre. Te mos kete 
pasur kohe valle? Apo nuk deshi. Faktikisht mua deri tani nuk me ka ardhur 
askush nga autoritetet kompetente te vendit apo edhe me lart nga Ministria e 
Rendit ndoshta dhe nga Ministria e Jashtme dhe te mesojne mire se si na 
ndodhi, apo te bejne edhe ata ekspertizen e tyre. Mos ndoshta valle e kane 
lene per te ardhur dhe interesuar kur une te jem sheruar nga plaget? Nuk mund 
ta kuptoj ke!
>te "pergjumje" me dashje te shtetit. Kemi 10 vjet qe punojme ne keto anije 
dhe kemi bere nje pune te zeze te detyruar, sa per t'u ushqyer, kur i thone 
nje fjale. Po nje gje duhet te dini se kemi qene edhe ne dikur ushtarake, 
madje kuadro, une oficer marine dhe i miri Aqif nenkryetar dege dhe kemi 
sherbyer me nder dhe pergjegjesi ne detyren tone. Dhe te flakemi keshtu, nuk 
mund ta kuptoj.
>
>Ngjarja
>
>"Ate dite te shtune une, Aqifi dhe pjestaret e tjere te ekuipazhit po punonim 
tek anija "Camelia" per ta pasur ate gati ne cdo drejtim se prisnim kontroll 
nga Ministria e Marines se Greqise, e cila do te jepte firmen per te vazhduar 
me tej kjo anije aktivitetin e vet. Rreth ores 19.30, me oren greke, bashke me 
Aqifin shkuam tek anija "Violeta", se shoku im aty flinte, ndersa une flija 
tek "Mimoza", por ate nate shkova per shoqeri. Pasi beme pak muhabet e pime 
nga nje cigare, une i thashe se do te dilja pak per te mbaruar nje porosi qe 
kisha, atehere Aqifi me tha se ne se do te kthehesha rreth ores 21.30-22.15 
(gjithmone sipas ores greke) me sill edhe mua 4 sufllaqe per te ngrene darke. 
Nga ora 21.00, 21.15 me merr ne telefon dhe me thote qe eja se jam ne nje 
lokal bashke me 3 shoke. Qendruam atje deri ne oren 23.00 dhe u kthyem ne 
anije. Ai u kthye me shpejt se kishte bicikleten ndersa mua me shoqeri nje 
shok me makinen e vet deri afer anijes. Aqifi kishte vene edhe dushin per!
> t'u lare. Pime cigare, beme dhe muhabet, duke pare edhe televizor. Nderkohe 
ai shkoi ne kabinen e tij dhe u vesh me rrobat qe rrinte zakonisht ne anije, 
me tuta sporti, mori mjetet dhe shkoi per t'u lare. Mua, duke pare televizor, 
me kishte zene gjumi ne divan. Rreth gjysme ore me vone u zgjova nga nje 
shperthim i fuqishem. Cohem dhe u tmerrova kur pashe se gjithshka ne sallonin 
e anijes ishte shkaterruar ndersa Aqifi ndodhej i shtrire 1 m larg kembeve te 
mia pa jete. I fola sa i fola por pashe qe ai kishte mbaruar. I ishte prere 
dora e majte, barkun komplet e kishte te hapur dhe i kishin dale jashte gjithe 
organet e brendshme, ndersa pjesen e majte te fytyres e kishte shume te 
demtuar aq sa nuk njihej fare. Pas kesaj pashe qe banaku kishte marre flake. U 
perpoqa me nje bluze, qe e gjeta aty, per ta shuarsadopak ate dhe dola mbrapa 
anijes per t'u folur shokeve qe flinin tek anijet e tjera. Nuk me degjuan. U 
ktheva perseri ne anije, ku zjarri kish filluar te rritej. Gjeta fiks!
>en e anijes dhe e fika ate dhe ashtu i plagosur sic isha e me nje zhurme ne 
vesh, shkova tek shoket per te kerkuar ndihme. Ata erdhen menjehere dhe 
njekohesisht njoftuan edhe organet kompetente te portit. Kur erdhen ata erdhi 
edhe ambulanca dhe mua me cuan ne spital. Isha plagosur ne krahun e majte, 
kembe, ne sy dhe veshet nga shperthimi me benin shume zhurme. Madje nga vizita 
mjekesore me thane se me ishte care timpani i veshit te majte dhe veshin 
tjeter te demtuar per shkallen e degjimit. Nuk e kuptoj pse ne spital te 
Korfuzit me trajtuan me nje indiference te dukshme dhe jo me nje terapi 
intensive ashtu sic e kisha te nevojshme. Vizitat mjekesore nuk m'u bene te 
plota dhe se nga spitali me nxorren si me force. Dhe kur mjekja ligjore e 
Korfuzit kerkoi llogari per terapine e cunguar qe me ishte bere mjeku i 
spitalit si per inat erdhi dhe me hoqi serumet me force. Nga spitali per te 
traget ika me makine te policise se portit. Nga ana e kapitenerise greke u 
moren masa dhe me de!
>rguan edhe nje ushtar per te me ruajtur sipas rregullave qe ata kane per 
gjithe marinaret. Madje ushtari kur vuri re qendrimin e mjekut kirurg te 
spitalit nuk iku per asnje moment nga dhoma ime per te mos u krijuar ndonje 
problem. Nje numer gazetaresh dhe kameramanesh erdhen ne spital per te 
kontakutar me mua, por asnje nuk u lejua ne asnje moment. Vazhdimisht merresha 
ne pyetje nga punonjes te sigurimit te portit dhe ata me hidhnin versione se 
gjoja shperthimi kishte ndodhur nga     ulat e gazit. Kundershtova me force 
dhe argumentova bindshem se ai shperthim nuk ishte nga     ula gazi, pasi ne 
anije, ne radhe te pare, nuk kishte     ul gazi te instaluar. Edhe dy te vogla 
kafeje qe ishin ne anije jane edhe sot atje te pashperthyera. Tjetra, u thashe 
atyre, ai ishte nje shperthim aq i fuqishem sa te jepte te kuptoje se ishte 
shperthim eksplozivi dhe se demtimet ishin te tilla qe ne sallonin 25 m te 
gjate, 5 m te gjere dhe 3 m te larte u shkaterrua gjithcka, dyer, dritare, 
xhama!
>, madje edhe pjesa e siperme e kuvertes, qe perdorej ne vere per te dale 
pasagjeret, qe ishte me duralumin ishte shkeputur komplet dhe kishte pesuar 
zhvendosje. Pra bindshem them se ishte eksploziv shume i fuqishem dhe ndoshta 
edhe nga ai qe perdoret tashme nga       istet. Vec qe nje gje eshte e sigurt, 
u thashe atyre qe me merrnin ne pyetje, qe nga e tere kjo i fituar del vetem 
pronari yne dhe askush tjeter. Se sipas rregullave qe kane ata dhe me sa di 
une pronari i ka anijet te siguruara dhe sipas disa ligjeve nderkombetare 
siguracionin e perfiton kur anija ka demtime te medha dhe kur ka dhe viktima 
atehere behet edhe me i besueshem versioni qe anija eshte e prishur. Dhe cudia 
tjeter, qe prape le hije dyshimi mbi te, eshte se ai, pra pronari, ende deri 
me sot nuk eshte takuar as me shoket e tjere te ekuipazhit, pa le me me mua jo 
e jo, por madje as te pyese per shendetin tim. Edhe kur me pyesnin nga 
punonjesit e sigurimit te limanit shpesh here me thoshnin: Pse trembet pron!
>ari juaj qe te vije ne Korfuz. E une u pergjigjesha: Une nuk e di pse 
trembet. Kete kerkojeni juve.
>
>Edhe ekspertiza ne konkluzionin e saj te fundit ishte se nuk kishte rrjedhje 
gazi dhe se shperthimi i fuqishem ishte si rrjedhoje e eksplozivit te vendosur 
ne anije.
>
>
>Kush eshte pronari i anijes "Violeta"
>"Pronariyne Athanasios Jerondaqis eshte nga Athina por aktivitetin e tij 
privat e ushtron ne Korfuz. Ka 3 anija, "Camelia", "Mimoza" dhe "Violeta", te 
cilat i perdor me intervale duke bere linjen Korfuz-Sarande. Ndersa ne 
periudhen e veres anija Violeta, qe qe edhe protagonistja e ketij incidenti, 
perdorej per linjen Korfuz-Himare. Ishte anije me probleme teknike dhe si e 
tille kishte rreth 2 muaj e gjysme qe qe pezulluar nga puna. Keto kohe punonte 
vetem "Camelia" me linje te perditshme. Por pronari yne ka edhe nje anije 
tjeter me emrin "Nanti" qe e ka per linje te brendshme Korfuz-Igumenice. Dhe 
qe ketu duket diskriminimi yne. Paga jone eshte qesharake. Une si kryemekanik 
i anijes marr 115 mije dhrahmi, kapiteni 130 mije dhrahmi dhe marinari, kete 
page merrte edhe Aqifi 90 mije dhrahmi. Ndersa koleget tane greke qe punojne 
ne linjen Korfuz-Igumenice me kete pronar marrin pesefishin e rroges sone duke 
perfituar edhe shperblimet gjate festave, sigurimin shoqeror, lejet e zakon!
>shme, perfitime keto qe nuk mund te behen fjale edhe per neve. Me thane keto 
dite sikur pronari jone i "mire" ka menduar qe familjes se Aqifit si 
demshperblim t'i lidhe nje rroge mujore per 1 vit, qe do te thote t'i jape 1 
milion e 100 mije dhrahmi. Dhe kaq eshte detyrimi i tij per nje jete te 
humbur. Sa qesharake. Edhe ne kete rast te perulur ne. Para 3-4 muajsh kur do 
te ankoroheshim me anijen "Mimoza", nga koha e keqe u shkeput dera e mbrapme e 
anijes dhe bie ne uje nje motor i nje pasagjeri grek. Polumbari e nxorri ate 
dhe e cuam edhe per ta riparuar ne Greqi. Por greku i shkoi pronarit tone ne 
zyre dhe i kerkoi demshperblim duke i thene se, "me ke krijuar shqetesime 
psikologjike". Pronari atehere i dha atij 2 milion e 300 mije dhrahmi. Ndersa 
per Aqifin, qe sic tregojne edhe faktet bindese e vrau ne krye te detyres, per 
te fituar sikuracionin e majme ne kembim te jetes se tij, jep per bamiresi. Sa 
qesharake, ky pronar qe shperblen mire nje shtetasin e vet per anen psikolo!
>gjike te shkaktuar per nje motor, shperblen habitshem, madje te paperfillshme 
fare, familjen e nje marinari qe prej punes se tij ka fituar shume e shume, 
kerkon ta shperbleje me nje shume teper teper qesharake. A duhet te behet 
sehirxhi shteti yne per shperfillje te tilla qe u behen shtetasve te vet?
>
>Pronari Jerondaqis licensen per aktivitetin e tij te tragetit per linjen 
Sarande-Korfuz-Sarande e ka marre ne ministrine e transporteve ne vendin tone. 
Atehere si askush nuk i ka kerkuar llogari ketij personi, qofte edhe nga 
punonjes te kapitenerise ne Sarande, qe ai levizte pa bere kontratat e punes 
per ne? Neglizhenca e tyre dhe moskujdesja jone deri ne fund beri ate qe sot 
net e jemi te pasiguruar dhe pa kontrate pune. Dhe kur kerkova nje avokat grek 
per te ndjekur ceshtjen, sidomos per shokun tim, qe kur nuk do ta harroj, me 
thane qe kete ceshtje nuk e ndiqni dot ketu se nuk perfitoni gje pasi anijet 
punojne linje shqiptare dhe atje do ta zgjidhni cdo gje. Anijet jane me flamur 
honduras dhe nuk kane lidhje me shtetin grek. Atje pronari paguan thjesht 
detyrimet portuale, taksat portuale, ndersa detyrimet e tjera duhet t'ia 
kerkoje shteti shqiptar ku ai ka marre edhe licensen. Nuk mund ta kuptoj kurre 
kete lloj mosinteresimi te shtetit tone per shtetasit e vet qe kane marre !
>rruget e emigracionit jo per pasuri por per buken e gojes. Edhe pse i semure 
nuk ndjeva lodhje qe u rrefeva sepse nje dite duhej te merrej vesh se si 
punojne dhe tratohen emigrantet, sidomos ne Greqi".
>
>
>
>
>---------------------------------
>Do You Yahoo!?
>Send your FREE holiday greetings online at Yahoo! Greetings.






More information about the ALBSA-Info mailing list