Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONE

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Feb 16 21:58:11 EST 2002


 
  

Avokatet e Fierit: Jashte nga Shqiperia avokati grek! 
FIER - Dhoma rajonale e Avokateve te Fierit kerkon largimin e menjehershem te 
avokatit grek nga Shqiperia. Avokatet ne Fier thone se eshte e kunderligjshme 
pjesemarrja e nje avokati te huaj ne hetimin e nje ceshtjeje penale ne nje 
gjykate shqiptare. Kryetari i Dhomes se Avokateve te Fierit, Niko Kosta, 
deklaroi dje se ai dhe koleget e tij jane te indinjuar, kur, disa dite me pare, 
pane ne televizionet e Tiranes nje avokat grek te deklaronte se kishte 
mberritur ne Shqiperi per te qene avokati i nje te akuzuari si pjesetar i nje 
rrjeti nderkombetar te trafikut te heroines, shtetasit shqiptar Frederik Durda. 
Shefi i avokateve te Fierit tha se ligji shqiptar, nr. 7827, i dates 31 maj 
1994, "Per avokatine", ndalon ne menyre kategorike cdo avokat te huaj te marre 
pjese ne ceshtjet penale qe hetohen nga nje gjykate ne Shqiperi. Avokati Kosta 
nenvizoi se neni 24 i ligjit "Per avokatine" percakton qarte se: njeavokat qe 
te ushtroje kete te drejte ne Shqiperi, duhet te jete nje shtetas shqiptar dhe 
te kete banim te perhershem ne Shqiperi. "Per keto arsye, ne rastin konkret, 
shteti shqiptar nuk duhet te lejoje avokatin grek te ushtroje ne Shqiperi 
detyren e avokatit. Nese tolerohet me tej, ne kemi te drejte te pohojme se 
Prokuroria e Pergjithshme ne Tirane ka konsumuar vepren penale te shperdorimit 
te detyres, duke lejuar ne kryhet haptazi ne territorin e Republikes se 
Shqiperise nje veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore", u shpreh prerazi 
kryetari i Dhomes se Avokateve te Fierit. Me nota zemerimi, u shpreh edhe nje 
tjeter avokat i njohur fierak, Kico Nano: "Pse duhet te ndodhe qe nje avokat i 
huaj te mbroje ne Tirane nje klient shqiptar per faktin se ka punesuar ne Greqi 
nenen e klientit, ndersa, ne, avokatet shqiptare te mos lejohemi te mbrojme, 
qofte edhe te afermit tane, ne nje gjyq penal ne Athine?", pyeti retorikisht 
avokati Nano. Ai tha se eshte e papranueshme qe nje avokat i huaj ta ushtroje 
kete profesion ne Shqiperi, perderisa midis shtetit tone dhe atij te te huajit 
nuk ka nje marreveshje dypaleshe, te ndertuar mbi bazen e reciprocitetit ne 
lidhje me avokatet. 

G.Ruko 
_____________________________________________________
This e-mail is confidential and may be privileged. Use or disclosure of it by anyone other than a designated addressee is unauthorized. If you are not an intended recipient, please delete this e-mail from the computer on which you received it.





---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Sports - Coverage of the 2002 Olympic Games
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list