Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Monopoli ne telefonine shqiptare - Gazeta Tema

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Feb 26 21:41:07 EST 2002


A ka konkurrencë në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri?

 Edi Spaho

Aktualisht në Shqipëri operojnë dy operatorë privatë të telefonisë celulare, AMC dhe Vodafone. Njëri prej tyre përfaqëson ish kompaninë shtetërore AMC të privatizuar nga kompania greke e telefonisë Cosmote kurse operatori tjetër është filiali lokal i Vodafon ku një pjesë e kapitalit zotërohet nga Panafon i Greqisë. Nga sa është shkruar vazhdimisht në shtypin shqiptar në të dy operatorët grekë Cosmote dhe Panafon pjesën e luanit e ka një investitor privat grek.Tregu i telefonisë celulare sot në Europë është një nga tregjet më të zhvilluara dhe konkurrenca është kaq e madhe sa pagesa e pajtimit dhe marrjes së numrit me kartë apo kontratë është fare minimale. Në disa prej vendeve të zhvilluara kapitaliste pajtimi ofrohet falas. Po kështu tarifa e pagesës për një minutë kohe bisedimi është mjaft e ulët dhe në mjaft vende europiane është më e ulët se sa tarifat e telefonisë fikse. Privatizimi i AMC dhe më vonë lëshimi i licencës së dytë për Vodafone u trumbetua si një arritje e madhe e qeverisë shqiptare në procesin e privatizimit dhe veçanërisht në liberalizimin e tregut të telefonisë celulare dhe rritjen e konkurrencës. Dhe në fakt çmimet astronomike të AMC si gjatë periudhës që ishte pronë shtetërore ashtu edhe gjatë operimit si ndërmarrja e vetme private në këtë sektor, pësuan ulje nga hyrja në treg e operatorit të dytë. Por le t’i hedhim një vështrim tregut të telefonisë celulare në disa nga vendet fqinje dhe të shohim se sa të vërteta janë pohimet se në Shqipëri ka konkurrencë midis operatorëve të telefonisë celulare e për rrjedhojë po fiton konsumatori shqiptar nga ulja e tarifave të pajtimit dhe bisedës.

Për të qenë koherentë në krahasimet tona, nuk po marrim vendet fqinje si Greqia e Italia pasi tregu i tyre është shumë më i madh se Shqipëria dhe tarifat e ulura justifikohen me numrin e madh të abonentëve. Krahasimin po e bëjmë me Kosovën e Malin e Zi të cilat janë fqinjët tanë, kanë pothuaj të njëjtin nivel zhvillimi si dhe kanë respektivisht 2 milion dhe 0.6 milion banorë ndaj 3.5 milion banorëve të Shqipërisë. Më tej, krahasimi me këto dy vende është i pranueshëm pasi shërbimi i telefonisë celulare në Kosovë ka filluar në vitin 2000, në Malin e Zi tre-kater vitet e fundit kurse në Shqipëri në vitin 1996. Për rrjedhojë të tre vendet investimet fillestare i kanë të krahasueshme. Më poshtë po paraqesim një tabelë ku jepen çmimet e pajisjes me kartë telefonike në të tre vendet e mësipërme. Çmimet për Kosovën dhe Malin e Zi janë konvertuar në lekë me kursin 1DM/60 lekë.

Vendi           Operatori          Pagesa për blerjen e kartës së numurit                                                                                             Kohe bisede brenda pageses së kartes

Kosove         Alkatel*              4,200 leke                       1,200 leke

Mal i Zi        Promonte           1,500 leke                          900 leke

Shqipëri        AMC(Albakarta)     7,000 leke                   2000 leke

Shqipëri           Vodafone            6,250 leke                      2000 leke                *

Çmimi i viti 2000

Sikurse shihet pajisja me kartë telefonie celulare në Shqipëri kushton mesatarisht 1,49-1,66 herë më shtrenjtë se në Kosovë dhe 4,16-4.66 herë më shtrenjtë se në Malin e Zi. E thënë ndryshe, fitimet e operatorëve celularë në Shqipëri vetëm nga pajisja me kartë telefonike janë 1,5 herë më shumë se në Kosovë dhe mbi katër herë më shumë se në Malin e Zi. Pra Qeveria dhe Enti Rregullator i Telefonisë me politikat që kanë ndjekur në privatizim dhe rregullat e vendosura për operim lejojnë që qytetarët e tyre të paguajnë disa herë më shtrenjtë për këtë shërbim megjithëse të ardhurat i kanë më të ulta se qytetarët e vendeve fqinje të marrë për krahasim. Por historia nuk mbaron këtu. Qytetari pasi blen kartën fillon e flet dhe për çdo minutë bisedim brenda dhe jashte vendit paguan tarifën përkatëse. Mendova se meqenëse karta në Shqipëri kushton shumë, dy operatorët e telefonisë celulare për kompensim aplikojnë tarifa më të ulta për një minutë bisede.

Më poshte keni një tabelë e cila tregon se sa kushton një minutë bisede brenda vendit në Kosovë, Malin e Zi dhe Shqipëri.

  

Vendi	Operatori	Pagesa për një minutë bisede brenda venditKosove	Alkatel		24 lekeMal i Zi   	Promonte		30 lekeShqipëri   	AMC (Albakarta)	72 lekëShqipëri    	Vodafone		64, 8 lekë.

Sikurse shihet edhe në këtë drejtim shqiptarët paguajne 2,5-3 herë më shtrenjtë se në Kosovë dhe 2-2,5 herë më shtrenjtë se në Malin e Zi. Gjykova se ndoshta kjo situatë ka të bëjë me numrin e operatorëve që operojnë në secilin vend. Me siguri në Kosovë dhe Malin e Zi operojnë me dhjetëra kompani celulare dhe nga konkurrenca e madhe midis tyre ulen çmimet dhe fiton konsumatori. Por jo. Edhe ky argument u rrezua. Në Malin e Zi operojnë dy operatorë, sa në Shqipëri kurse në Kosove operon vetëm Alkatel.

Për sa më siper po e lëmë lexuesin të gjykojë vetë se sa konkurrencë ka në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri dhe në shërbim të kujt janë politikat e aplikuara nga Qeveria dhe Enti Rregullator i Telefonisë.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Greetings - Send FREE e-cards for every occasion!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list