| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per shendetesine ne Shqiperi - GSHAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Feb 26 21:25:33 EST 2002
INTERVISTE/ Flet kreu i ri i bluzave të bardha. Ja prioritetet e mia Unë, ministri që njoh "mëkatet" e mjekëve --------------------------------- Etiola Kola TIRANE Ka vrapuar nga salla e operacionit në karrigen komode prej lëkure të ministrit të Shëndetësisë. Nuk është një proces që ka dashur kohë. Ka ndodhur brenda disa orësh, mesditën e djeshme. Kirurgu Mustafa Xhani ende nuk është shkëputur nga profesioni i tij prej mjeku të hershëm, ndërsa ka mbi shpatulla (tashmë) krejt dikasterin e bluzave të bardha. I ardhur nga drejtimi i Qendrës së madhe Spitalore në kryeqytet, me një karrierë prej më se 30 vjetësh në profesionin e kirurgut, Xhani ka vendosur "të shkundë" të korruptuarit. "Kërkoj edhe mbështetjen e qytetarëve, të cilëve do t'u vëmë në dispozicion një numër telefoni apo një kuti postare për të denoncuar çdo shkelje", tha ministri i ri në një intervistë për Gazetën. Ju vini nga një karrierë e gjatë në mjekësi. Tani, në krye të Ministrisë, si e shikoni shëndetësinë shqiptare? "Nuk mund të mohohen arritjet në Shëndetësi, pasi janë frut i një pune të pamatë të "armatës" së bluzave të bardha. Por duhet thënë se gjendja aktuale është e pakënaqshme. Shërbimi mjekësor nuk është i organizuar mirë. Eshtë një konfuzion në sistemin shëndetësor në përgjithësi, ndaj duhet punuar për të ndryshuar situatën". Në ç'mënyrë do ta bëni këtë? Keni përcaktuar prioritetet? "Sigurisht. E para është dhënia e ndihmës-bazë ndaj qytetarit, duke siguruar një profilaksi të fortë që do të garantonte uljen e shtretërve. Prioritet është edhe urgjenca mjekësore, që duhet thënë se është në gjendje dramatike. Do të rendisja në përparësitë edhe mbulimin e disa sektorëve, për të cilët qytetarët janë të detyruar të marrin rrugët jashtë vendit. Përveç atyre që janë bërë, do të forcohet Radiologjia dhe do të fusim teknologji të reja diagnostikimi dhe mjekimi". Spitali Onkologjik, një merak i ministrave që janë ulur dhe e kanë lënë atë karrige. Bashkë me shëndetin mendor, dy nga pikat më të dobëta të shëndetësisë. Hyjnë në prioritetet tuaja? "Eshtë e vërtetë që janë dy pika të dobëta të shëndetësisë shqiptare dhe padiskutim janë prioritet për këtë vit. Më shumë se kudo, kemi për detyrë t'ua lehtësojmë dhimbjen njerëzve me kancer. Por duhet të realizohet një reaksion zinxhir për luftën kundër tumoreve. Sa i takon shëndetit mendor, kemi një koncept të ri për këtë kategori, atë të integrimit në komunitet" Ju vini pas katër vitesh në krye të QSUT-së. A keni një ide të qartë për ndryshimin e saj? "QSU-ja është kthyer në një poliklinikë të madhe për të gjithë Shqipërinë, ndaj kualiteti nuk është ai i duhuri. Unë kam menduar të heq ujin e tepërt nga kjo Qendër për t'i dhënë një frymëmarrje. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë personelit për këtë. Mendoj se QSU-ja ka një shpërndarje të keqe gjeografike. Ky problem mund të zgjidhet me një hapjen e një spitali rajonal për Tiranën (që të varet nga Bashkia) dhe që do të lehtësonte fluksin aty. Për të mbetur te QSU-ja, kërkoj ngritjen e një poli të Traumatologjisë dhe Ortopedisë brenda këtij kompleksi, pra largimin nga Spitali Ushtarak. Mbi 30 vjet mjek, i njihni më mirë se kushdo bluzat e bardha dhe gjithçka qarkullon rreth tyre. Si mendoni të godisni korrupsionin? "Në prezantimin tim të parë në ministri u kam thënë të gjithëve se prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit. Kam kërkuar tre shtylla: profesionalizmin, përkushtimin dhe ndershmërinë. Nuk jam kundër një dhurate simbolike që mund të të japë një pacient, por nuk pranoj që të kërkohen para me kusht për të kryer një shërbim. Unë vetë kam disa libra, që janë dhurata nga pacientët dhe gjëra të tilla. Kjo është normale " --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Greetings - Send FREE e-cards for every occasion! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |