Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Polemika per Kadarene - 2 - GSH

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Feb 26 21:18:09 EST 2002


"U gjykova nga juri majmunësh"
---------------------------------

Biseda e katërt dhe e fundit me Ismail Kadarenë.


M. Velo: Po vijmë te një nga episodet më interesante të kësaj ankete: autokritika jote. Në revistën "Klan" nëntor 2001, gruaja e diktatorit shqiptar, Nexhmije Hoxha, ajo që ti e ke krahasuar me Ledin Makbeth, në vjershën e njohur "Sapuni i Lady Makbeth" ka botuar një pjesë të autokritikës tënde. Eshtë vërtet e jotja kjo autokritikë?


I. Kadare: Teksti duket që është i imi, por askush s'mund të tregojë, përveç procesverbalit të mbledhjes, se ç'pjesë të tij unë e kam lexuar dhe ç'pjesë jo. As unë vetë. Teksti im përbëhej nga shumë fletë të shkruara me dorë, prej të cilave as vetë nuk e kisha shumë të qartë çfarë do të përdorja. Kjo do të varej nga zhvillimi i mbledhjes, nga akuzat etj. Kam përshtypjen se kisha vënë shenja të vogla për t'u orientuar. Ajo që nuk e kisha parashikuar ishte se në fund të mbledhjes teksti do të më merrej i gjithi, pa më dhënë mundësi t'i hiqja fletët e palexuara.


M. Velo: A mund të bësh një përpjekje për të kujtuar në vija të trasha autokritikën?


I. Kadare: Me sa më kujtohet, mbrojtja ime ka qenë e thjeshtë dhe mjaft e qartë. Edhe në mbledhje kam qenë i qetë. Qetësinë ma dha, me sa dukej, vendimi i brendshëm që të hyj në llogjikën e shtetit diktatorial. Sipas kësaj logjike, sipas këtij sistemi të menduari, ata kishin të drejtë dhe unë isha fajtor. S'kisha as pse të çuditesha e aq më pak të revoltohesha. Ishte njëlloj si të revoltohesha prej gjykimit të një jurie të përbërë nga majmunët. Unë isha i huaj për ta. Si i tillë do të gjykohesha. Kjo nuk më shkaktonte ndonjë farë brenge. Brengoseshin ata që jetën e tyre, fatin, veprën e tyre krijuese e kishin lidhur kokë e këmbë me regjimin. Kur qëllonte që goditeshin verbërisht, e humbnin fare, treteshin, veniteshin, hanin veten me dhëmbë, ëndërronin një shans për t'u rikthyer në jetë e për të dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj shtetit. Unë mendoja të kundërtën. Isha fajtor dhe i huaj.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Greetings - Send FREE e-cards for every occasion!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list