Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shekulli - 27.12.2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Feb 26 20:19:30 EST 2002


Dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në ekonomi, duke mbështetur operatorë të caktuar
Brukseli heton shtetin grek
Qeveria greke e ka "praktikë pune" mbështetjen e kompanive të saj në ballkanase

Greqia akuzohet në të gjithë Ballkanin sot për politika monopolizuese në disa sektorë kyç, duke përdorur kompanitë nën pronësi shtetërore apo të kontrolluar nga shteti në fushat e energjisë, karburanteve, telekomunikacionit, financave etj

Nga Gjergj Erebara
Vendimi i Komisionit Evropian lidhur me avantazhet e fillimit të një procedure hetimi kundër shoqërisë ajrore greke "Olympic Airways", në prag të falimentimit, u shty për në muajin mars, u njoftua dje nga një burim i afërt me dosjen në Bruksel, i cituar nga Agjencia Shqiptare e Lajmeve ATSH. Kjo anketë do të kishte sidomos si qëllim të verifikonte nëse janë respektuar kushtet e vendosura nga BE-ja, ku Greqia bën pjesë me të drejta të plota, për dhënien e një ndihme shtetërore shoqërisë në vitet 1990. Komisionerët evropianë duhet fillimisht ta trajtojnë dosjen gjatë takimit të tyre, nesër, por vendimi i tyre "u shty të paktën një javë, me qëllim që të mund të analizohen elementet e rinj", shton i njëjti burim. Banka Tregtare e Greqisë sapo i ka akorduar "Olympic Airways"  një kredi prej 27,6 milionë euro, të garantuar nga shteti për të mbuluar shpenzime funksionimi, një gjest që mund të konsiderohet nga Brukseli si një ndihmë shtetërore në kundërshtim me rregullat e BE-së mbi konkurrencën, pra një ndihmë e paligjshme. Në vitin 1994 dhe më pas në vitin 1998, Athinës i ishte hapur drita e gjelbër për të ndihmuar shoqërinë ajrore, kryesisht në formë garancish shtetërore, një lehtësim të borxhit të saj dhe një futje kapitali deri në disa dhjetëra milionë euro. Kjo dritë e gjelbër shoqërohej me kushte shumë strikte, mes të cilave angazhimi se asnjë ndihmë tjetër shtetërore e fshehur nuk do t'i jepej "Olympic Airways". Një ankesë u depozitua në Bruksel "nga disa operatorë grekë", që cilët protestonin kundër avantazheve të padrejta akorduar, sipas tyre, kompanisë kombëtare. 
Greqia akuzohet në të gjithë Ballkanin sot për politika monopolizuese në disa sektorë kyç, duke përdorur kompanitë nën pronësi shtetërore apo të kontrolluar nga shteti në fushat e energjisë, karburanteve, telekomunikacionit, financave etj. Të gjitha këto praktika ndalohen nga rregullat e vendosura nga BE për konkurrencën, por Greqia përfiton nga fakti se vendet e saj fqinje në ballkane, duke përfshirë edhe Shqipërinë, nuk janë anëtare të BE-së dhe për më tepër ato janë shumë të dobëta për të përballuar trysninë e diplomacisë greke. Diplomacia greke shpesh i ka kërcënuar qeveritë e këtyre vendeve me bllokimin e projekteve të BE-së me të drejtën e vetos, e cila rrjedh pikërisht nga anëtarësimi i këtij vendi në BE. Autoritetet antitrust në vendet e Ballkanit janë ende në ndërtim e sipër dhe çdo operacion mbi kompanitë greke që ndjekin praktika monopolizuese është një iniciativë e rrezikshme dhe pothuajse e parealizueshme për qeveritë e fqinjëve ballkanikë të Greqisë. Problemi më i madh i hasur nga qeveritë e Ballkanit është se kompanitë greke, që zbatojnë praktika monopolizuese, janë nën pronësinë e shtetit grek, i cili vazhdon të mbajë struktura kontrolli mbi gjigandët e saj industrialë, si OTE për postë-telekomunikacionet, Helenik Petrolium dhe Evroil në sektorin e karburanteve etj. 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Greetings - Send FREE e-cards for every occasion!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list