| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Balkanweb per ceshtjen cameAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Feb 26 07:41:59 EST 2002
Berat, dy bashkëshortë letër Hagës: Zgjidhni çështjen çameLajmi i ores 12:30 PM BERAT (26 Shkurt) - Dy bashkëshortë i drejtohen gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në Belgjikë, duke kërkuar drejtësi për çështjen çame. Që nga viti 1944 kërkojnë të kthehen pranë shtëpive e varreve të të parëve të tyre, por kjo kërkesë iu është mohuar sistematikisht. Ata kanë përpiluar ankesën e tyre dhe e kanë nisur vetë për në Belgjikë. Bashkëshortët Dhylqif e Gjyle Bilali, 67 dhe 63 vjeç, aktualisht banorë të lagjes "28 Nëntori", duket se kanë humbur shpresat që çështja çame të zgjidhet në institucionet shqiptare përsa kohë që ata janë gjallë. Për këtë arsye i janë drejtuar personalisht Hagës. Kërkesa e tyre e shkruar shkurt dhe me fjalë të thjeshta, është postuar më 1 shkurt të këtij viti, por bashkëshortët nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje. Bashkëshortët Bilali kanë mbërritur në Berat në vitin 1944 bashkë me qindra familje çame të masakruar e dëbuar nga trojet e tyre gjatë fushatës të spastrimit të kriminelëve të luftës. dxh/an (BalkanWeb) --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Sports - Coverage of the 2002 Olympic Games -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |