| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per gjuhen - ShekulliAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Feb 19 19:38:22 EST 2002
Zhduket vajza e ciftit qe vdiq ne SHBA Ndersa ne Gjykaten e Apelit zhvillohet procesi se kush do te jete kujdestar, askush nuk di se ku eshte Argela Xhaferri. Zenepe Luka Vlore - Zhduket foshnja 20 muajshe Argela Xhaferri. Pas vdekjes se prinderve ne Nju Jork ne aksident dhe kalvarit neper gjykata ne nje proces mes krushqive se kush do te kujdeset per te, tashme ka mberritur dhe lajmi i fundit. Ndersa ne Gjykaten e Apelit ne Vlore zhvillohet gjyqi, vajza nuk dihet se ku eshte. Keshtu, historia tragjike e foshnjes Argela Xhaferri nga Skrapari, ka trokitur ne gjykaten e Apelit te Vlores. Cerciz Xhaferri me bashkeshorten e tij, kane terhequr vemendjen ne ambjentet e Apelit te Vlores duke derdhur lote e shprehur shimbjen qe i ka brengosur pergjithmone. Ata kane takuar e biseduar kryetaren e gjykates se Apelit Gjenovefa Gaba, duke i kerkuar asaj qe te veproje me tere forcen ligji e shteti dhe t'ju kthehet mbesa 20 muajshe Argela, kujtimi i djalit te tyre te vetem Gezimit qe eshte zhdukur prej 1 viti. "Na plasi zemra dhe nuk dime se ku ndodhet, cila eshte gjendja shendetesore e saj, kerkojme te veproje ligji me tere forcen e tij te na ktheje Argelen, qe eshte e vetmja ngushellim per ne", kane thene ata dhe jane larguar te kerrusur nga dhimbja drejt qytetit te Skraparit. Si vdiqen prinderit ne Nju Jork Kjo martese ishte kurorezim i nje dashurie te zjarrte mes dy te rinjve te bukur. Madje, juristi i diplomuar, i vetmi i familjes Xhaferri, thoshte shpesh se gjithcka po shkon per shtat edhe emrit qe i kishin vene prinderit. Fitorja e llotos amerikane e spostoi lumturine e tyre ne Nju Jork. Atje linden edhe vajzen e bukur dhe ishte kuptimplote bashkimi i emrave te tyre per te vendosur emrin frytit te dashurise qe vetem buronte. U quajt Argela. Ne nentorin e viti 2000, ata erdhen prane familjes, lane foshnjen 9 muajshe duke planifikuar se do te riktheheshin pas vitit te ri per ta marre ate. Por gjithcka u fashit. Ata humben jeten ne nje aksident automobilistik pikerisht naten e Vitit te Ri sebashku me nje cift tjeter shqiptar. Shqiptaret atje mblodhen te holla dhe i sollen ne Skrapar per tu prehur peretesisht ne vendlindje. U shua nje dashuri, nje cift engjell, por mbeti pas dhimbja, dhimbje dyfish Argela. Zhduket foshnja Zhduket foshnja, 1 vit pa e pare me sy kujtimin e te birit. Cdo pale kerkonte te mbante vajzen e vogel qe ishte kujtimi i femijve qe iken, por ajo smund te rrinte ne dy shtepi, madje emri dhe dashuria per te do te startonte kalvarin e dhimbjes tek familja e djalit, Cerciz Xhaferri. Ata shprehen se foshnja eshte rrembyer nga nena e vajzes Lumturi Elezi dhe nuk dihet se ku eshte. Thone qe eshte derguar tek njerez te aferm te saj ne fshatrat e Lushnjes. Dhe gjyshi i mjere, tregon: Nuk e kam pare me sy, mbushi nje vit qe djali me ka vdekur. Me treti dhimbja dhe shqetesohem se si nuk veprojne ligjet. Une e dua ate, jo vetem pse eshte mbesa e vetme e imja, jo vetem pse ka mbiemrin tim, porse i kam te gjitha kushtet per ta rritur, shkolluar dhe ti le ate grusht pasuri qe kam. Ai tregon me tej se krushka e tij nuk i ka kushtet, madje edhe perkujdesja mungon. Sjellja e pashpirt e saj me detyron te them se ka qene grua e divorcuar me vendim gjykate nr.147 date 18.10.73. dhe nga martesa e dyte ka dy vajzat, njera ishte nusja e tim biri. Si mund te jem i qete kur me thone se mbesa eshte e semure dhe une nuk e shoh? Me lajmeruan njehere se ishte ne spitalin e Beratit, shkova me nje fryme ta shihja, por ajo e rrembeu dhe une nuk e kam pare kurre. Kerkoj te veproje ligji, dua Argelen, nese nuk vjen mbesa ne shtepi, mua nuk me tret dheu" thote plaku dhe mbytet ne lote. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Sports - Coverage of the 2002 Olympic Games -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |