Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare per tenderat e KESH-it

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Feb 12 22:40:38 EST 2002


EFT e ka qendrën në Beograd dhe një zyrë në Angli. Ajo drejtohet nga Svetislav Bulatoviç, i cili është edhe drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve. Hetimet e Prokurorisë tregojnë qartë për favorizim të pandershëm: U grisën ofertat e një firme sllovake Si u falsikuan tenderat e KESHEFT, "anglezja" që fitonte gjithnjë, është serbe
---------------------------------

Redi Gjuzi

Anglezja EFT nuk është angleze. Kompania që ka fituar shumicën e tenderave të energjisë elektrike, kompania që i ka fituar të gjitha prokurimet e drejtpërdrejta, nuk ka origjinë Anglinë, por Serbinë. EFT, pjesmarrëse dhe një nga fitueset e tenderit më të madh të energjisë elektrike të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, ka një origjinë krejt tjetër nga ajo që na është ofruar deri tani nga drejtuesit e KESH-it. 

Ky nuk është ndonjë zbulim i veçantë. Thjesht, mjafton që të hapësh faqen e internetit të kësaj kompanie dhe gjithçka që na është ofruar për origjinën e saj nga KESH-i nuk është e vërtetë.


EFT
Nuk ka tender të KESH-it që të mos marrë pjesë EFT-ja. Të rrallë janë edhe tenderat nga e cila EFT-ja ka dalë pa pjesë. KESH-i gjithmonë ua ka ofruar shqiptarëve këtë kompani si angleze. "Fituese është shpalluar anglezja EFT". Kjo ka qenë fjalia e parë e të gjitha njoftimeve për përfundimin e tenderave nga KESH-i. Por një gjë të kundërt thotë vetë faqja e internetit e kësaj kompanie. EFT e ka qendrën në Beograd dhe një zyrë në Angli. Ajo drejtohet nga Svetislav Bulatoviç, i cili është edhe drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve. Për ta ngjyrosur me "angli", EFT ka edhe një menaxher, i cili merret me dokumentacionin dhe menaxhimet me risk të EFT-së, me origjinë angleze. James Nye, përveç kësaj pune, është i angazhuar edhe si përfaqësues i Londrës në Trust Bank AD, në Beograd. Pra realisht prezenca angleze në këtë kompani është shumë e vogël. Për këtë arsye duhet që të paktën KESH-i të tregonte të vërtetën për këtë kompani, të paktën për origjinën e saj. Nga ana tjetër, fshehja e origjinës agravohet më shumë në rast se kemi parasysh mënyrën e fitimit të tenderave nga kjo kompani. Prokuroria po heton lidhur me tenderat e KESH-it. Sipas burimeve nga prokuroria, në disa raste ofertat e EFT-së nuk kanë qenë realisht fituese dhe ka pasur shmangie të ofertave të tjera për në nxjerrë fituese EFT-në.


Prokurimet
Hetimet çojnë në falsifikime. Ky është reagimi i prokurorisë për tenderat e KESH-it gjatë vitit të kaluar. Nën hetim janë të gjitha tenderat. Shumicën e tenderave i ka fituar pikërisht firma EFT. Por, sipas burimeve nga prokuroria, në shumë raste EFT-ja nuk ka pasur konkurrues. Bëhet fjalë për prokurimet e drejtpërdrejta, në momentet kur Shqipëria kishte nevoja urgjente për të blerë energji elektrike. Në këto raste sipas Prokurorisë, KESH-i ka dërguar në Kryeministri disa oferta, por ato kanë qenë të falsifikuara. Në këto raste është shpallur fituese EFT-ja. Burime nga prokuroria pohojnë se ofertat e kompanive të tjera në disa raste kanë qenë të falsifikuara. Në këtë mënyrë këto oferta nuk ishin konkurruese dhe shpallej gjithmonë fituese firma EFT, ajo që donin drejtuesit e prokurimeve në KESH. Prokuroria po vazhdon hetimet dhe është marrë në pyetje drejtori i Prokurimeve në KESH, Leonard Mone. Ky i fundit duket se ka qenë edhe çelësi i zbulimit të këtyre shkeljeve. Rezumeja e të dhënave nga prokuroria flet qartë për rryshfete. Këto rryshfete, që sillnin si fituese vetëm kompaninë EFT, variojnë në disa miliona dollarë. Bëhet fjalë për blerje energjie elektrike; ky, tenderi më i vogël i kalon 5-6 milionë dollarët.


Firma Sllovake
Një rast që konfirmon të gjitha shkeljet. Në një nga blerjet urgjente të energjisë elektrike në KESH ka adhur edhe një ofertë nga një kompani sllovake. Kjo ofertë, bashkë me ofertat e tjera, duhet të shkonte në Kryeministri për të shpallur fituesin. Por nuk ka ndodhur kështu. Burime nga hetimet që po bën prokuroria, theksojnë se kjo ofertë nuk ka arritur në Kryeministri, por është grisur në zyrat e KESH-it. Prokuroria ka marrë një letër porosi nga Sllovakia e cila thekson se oferta është dërguar në KESH. Oferta mbante me vete një çmim më të lirë sesa ai i kompanive të tjera dhe sa i vetë çmimeve që vendosnin drejtuesit e prokurimeve në KESH. Fatkeqësisht kjo shkresë është grisur. Prokuroria po vazhdon hetimet lidhur me këtë fakt. Prokurimet e dretpërdrejta kanë qenë gjithmonë objekt abuzimesh nga funksionarët e shtetit, por deri më sot nuk është vërtetuar asnjë rast i tillë. Të falsifikosh oferta, të grisësh të tjera, që të bësh fituese një firmë me origjinë serbe. Këto janë faktet e prokurorisë, fakte që bëjnë me faj KESH-in dhe që i varfërojnë përditë e më shumë shqiptarët. Duhet të dihet se paratë që shkojnë në xhepat e një firme të caktuar, që vidhen nga zyrtarët e KESH-i janë paratë e shqiptarëve dhe jo të qeverisë apo të KESH-it.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list