| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha Jone per shkaterrimin e Rivieres shqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Feb 12 22:22:12 EST 2002
Pronari i anijes se reres, ne kerkim ne SHBA TIRANE - Andrea Koulovaris, pronari grek i shoqerise "Giant sh.p.k", dikur e quajtur "Vetetima", figuron si nje person me histori dhe lidhje me elemente kriminale ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Peru. Te dhenat mbi jeten e tij para se te vinte ne Shqiperi te hedhura ne Internet zbulojne fakte interesante mbi jeten e tij private dhe biznesin qe ka ushtruar. Nga mesi i viteve _80-te Koulovaris ka qene i martuar me nje konsulle amerikane, ne SHBA, por nuk dihet se perse eshte ndare me te. Nderkohe greku pas nje qendrimi disa vjecar shtetin amerikan eshte detyruar te largohet per perfshirje ne afera te korrupsionit. Kjo gje madje i ka kushtuar edhe gjobitjen ne vleren e 1.4 milion dollareve, shume te cilen nuk dihet nese e ka paguar. Pas largimit nga Amerika, Andrea Koulovaris eshte vendosur ne Peru. Aktivieti qe ai ka kryer aty lidhej me dy firmat "Gracer" dhe "Grisland", nepermjet te cilave ai ka zhfrytezuar brigjet e lumit Ginpa. Biznesi i tij eshte perfolur gjate ne Peru, pasi eshte akuzuar se ka paguar shuma te medha dollaresh per te marre licensen per shfrytezim te brigjeve lumore. Sipas te dhenave Koulovaris eshte akuzuar se ka paguar 50 mije dollare nje zyrtari te larte te shtetit peruan i quajtur Linez Fisher. Ky i fundit pas plasjes se skandalit eshte pushuar nga puna dhe eshte marre nen hetim per korrupsion. Por veprimtarite e dyshimta te grekut qe se fundi shkaterroi bregdetin e Himares nuk mbarojne me kaq. Te dhenat flasin per lidhje te tij me trafikante te droges ne Kolumbi, njeri prej te cileve quhet Falace Kastro. Hetimet shqiptare per "Giant" Prej gati dy muajsh Andrea Koulovaris eshte marre nen hetim nga Prokuoria e Pergjithshme. Grabitja e reres nga shoqeria e tij "Giant" per nje muaj ne Himare, dhe publikimit teq ketyre fakteve ne gazeten "KJ" u be shkak qe akuza te nise hetimin, per disa nga institucionet qe firmosen dokumentat dhe me pas licensen per marrjen e gureve nga thellesia e detit Jon, ne afersi te fshatit Vuno. Ceshtja i eshte percjelle per vazhdimin e hetimeve ne fillim te muajit janar Prokurorise se Apelit te Durresit. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme pohuan dje se nje grup ekspertesh do te realizoje nje ekspertize ne vendet ku eshte marre rera per te vertetuar nese aty ka pasur demtime. Ne rast se nga ekspertet rezulton se anija greke ka demtuar zonen bregdetare turistike, do te merren nen ndjekje penale te gjithe personat qe kane hartuar dokumentat qe e mohonin nje fakt te tille. Nen hetim per momentin jane marre Komiteti Kombetar i Turizmit, Ministria e Financave, por nuk do te ngelen jashte ketij skandali me permasa kombetare edhe Ministria e Mjedisit dhe ajo e Ekonomise dhe Privatizimit qe kane leshuar dokumantat kryesore ne ligjerimin e aktivitetit te shoqerise "Giant". A.Rama --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |