Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Skender Drini ne Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Feb 11 20:18:21 EST 2002


Dafina ne vend te granates
Nga Skender Drini/ Duke e degjuar ate krisme granate, naten vone, pata nje parandjenje te keqe nga qe kishte kohe qe ishim mesuar me nje qetesi qe sikur pritej te prishej nga casti ne cast. Nje granate kunder monumentit te Fishtes, nje gropez dhe balte pas shpines se monumentit. Fishtes mund t'i hedhin balte vetem pas shpine, ky ishte mendimi i pare qe me erdhi ne cast, ndersa mendimi i dyte me ktheu ne shume vite prapa, nje dite te feminise time, kur une rrija ne shkallet e postes se vjeter aty perballe Hotel Koloseu-t qe eshte sot dhe qendroja se bashku me autoritetet e kohes, fale autoritetit te babait tim, Riza Drini. Poshte kalonte nje kortezh i madh i pafund njerezish qe percillnin Gjergj Fishten ne banesen e fundit. Ne ate kohe as qe mendohej te me shkonte ndermend qe vetem 1/4 e ketij korteu te madh i perkisnin besimit katolik. Por kjo gje na shkon ne mend sot, sic na shkon edhe per shume gjera te tjera te prapa. Ka qene funerali i pare i madh trondites ne jeten time. Ndofta dhe nga fakti qe fjalimin kryesor para varrit te hapur te Fishtes e mbajti Riza Drini. Cilin po varroste keshtu Shkodra me kaq madheshti? Vetem poetin e madh? Po a e kishte Shkodra ne ate kohe gjithe kete turme elitare, qe te cmonte nje poet. Cmonte poetin, por me shume cmonte Gjergj Fishten njeri me shume. Gjergj Fishten patriot dhe bashkeqytetar te Shkodres, qe ne rrethin e miqve te tij te shpirtit nuk fuste diferencat e besimeve. Dikush aty pas monumentit te baltosur, pershperit qe ajo granate e hedhur duhet te kete qene vetem nje paralajmerim, se po te kishin dashur ta shkaterronin monumentin do ta kishin shkaterruar me fare pak tritol. Paralajmerim, por kunder kujt? Kunder huneve, avareve, mongoleve te Xhinxhiskanit, kunder etnish te tjera armike qe nuk ekzistojne ne Shkoder? Paralajmerim kunder komunitetit katolik? Por Gjergj Fishta nuk i perkiste vetem atij, por gjithe popullit te Shkodres. Atehere ajo granate eshte hedhur kunder Shkodres. Ai qe pershperit ngulmon me tej dhe thote se ai paralajmerim ishte kunder atij trakti famekeq. Prape gabim, prape shtrember si mos me keq? Cfare lidhje ka Gjergj Fishta dhe komuniteti besimtar i Shkodres me ate trakt? Ky komunitet ushqehet dhe duhet te ushqehet shpirterisht dhe moralisht nga parimet e njeriut te madh te shekullit, Vojtila. Ai e ka ngritur ne ligj civilizimi te drejten e ekzistences harmonike te te gjitha besimeve. Kemba e tij ka shkelur me nje sinqeritet te madh pragun e Xhamise, pragun e Sinagoges dhe te tempujve budiste. Vojtila nuk shkruan trakte per konvertim ne fene katolike dhe as i shtyn te tjeret te bejne te njejten gje. Kushdo eshte i lire te kthehet budist, brahman, evangjelist, bahay, madje dhe te shpike ndonje fe tjeter qe nuk ka ekzistuar. Zhak Kustoi dhe Kasosklei jane kthyer ne fene islame, por askush nuk eshte shqetesuar per kete ne France dhe Amerike. Koha e konvertimeve me shpate dhe trakte ka nje disavantazh prej 10 shkujsh dhe vetem te ben te buzeqeshesh sot. Por edhe kjo ide konvertimesh eshte nje paradoks po te marresh parasysh sa prane njeri-tjetrit jane shqiptaret sepse jane ndare nga nje trung besimi. Ka pasur zera qe e kane konsideruar konvertimin si nje utilitet per nje akomodim me te shpejte perendimor. Por a eshte i sinqerte dhe sa vlen ky lloj konvertimi? Ky do te ishte vetem nje konvertim nevoje ashtu sic ndodh me emigrantet tane jashte vendit, qe nderrojne perkohesisht emrin dhe besimin per te gjetur pune dhe mbeshtetje. Ky lloj konvertimi pastaj te kujton fillesat e konvertimit masiv ne Shqiperi kur shqiptaret sic thuhet ose do te pranonin asimilimin sllav, ose do te puthnin shpaten e Islamit. Feja dhe patriotizmi tek shqiptaret kane ecur krahe per krahe gjate rrjedhes se kohrave dhe nuk kane kundershtuar njera-tjetren. Eshte mjaft kuptimplote si u vendos ne Shkoder dhe pjeset e tjera te Shqiperise nje komunitet i konsiderueshem shqiptaresh te fese ortodokse qe banonin ne trojet e tyre ne zonen e Ohrit dhe te Struges ne Maqedoni. Ata nuk donin t'i pranonin si ortodokse shqiptare dhe mund t'i pranonin vetem si ortodokse sllave. Shqiptaret nuk pranuan te nderrojne kombesine dhe lane shtepite dhe pasurine dhe kaluan ne Shqiperi. Thone qe ai trakt famekeq e ka burimin ne Kosove, eshte hartuar atje dhe ka pasur si destinacion te pare Kosoven, por kjo nuk duhet besuar shume sepse edhe sikur te pelqehej ky traktat atje, kjo nuk do te conte peshe sepse komuniteti katolik ne Kosove eshte fare i paket. Duhet besuar qe trakti ka pasur destinacion Shqiperine dhe kryesisht Shkodren. Politika ballkanike e ka menduar me shume shprese Shkodren si nje nder pikat nevralgjike me te tensionuara ne Ballkan, por pa arritur asnjehere te realizoje shperthimet e enderruara. Granaten e ka hedhur nje dore e huaj armike dhe askush tjeter. Te gjitha supozimet e tjera nuk kane baze. Duke kaluar neper mend kroniken e zeze te arkivit ballkanik, te shtohet respekti per kete qytet ku shqiptari nuk e shiti shqiptarin, ku dinjiteti katolik ruante dinjitetin musliman. Nuk di qe te kete ndodhur ne ndonje vend tjeter qe nje klerik i nje feje islame te kete peruruar fillimet e nje kishe katolike dhe ta kete hedhur ne themelet e saja fjalimin, sic beri Daut Borici ne perurimin e Katedrales se Shkodres. Mendimi i trete qe me perfshin ka natyren e nje pyetje paqesore. A do te gdhihet neser monumenti i Fishtes me nje kurore dafinash mbi koke? Duhet te gdhihet.


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list