Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Dr. Ylli Pango ne Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Feb 11 20:14:28 EST 2002


Lodrat e femijeve
Ylli Pango/ Keto dite pashe e degjova, kryeministrin e ri. Nuk kishte gje me te goditur se thenia e tij te sinqerte per parametrat qe duhen plotesuar per te hyre ne BE e NATO. Ne esence ishte: "Ato nuk jane ndonje gje e veshtire per t'u arritur, ne madje jemi mjaft prane". 

Ai natyrisht e di qe ne jemi ende mjaft rurale, apo agrare, sic do te thoshte Genti. Madje jo vetem ne Baldushk (rrethi i Tiranes) e me tej, por edhe fare prane, pak me tej se qendra e kryeqytetit. Ai e di gjithashtu, se ne me dritat e ujin sikur skemi dhe aq permiresime. Por ama, ai e di se ne bejme sfilata. Ai madje e di edhe qe ca nga lagjja Ali Demi, tironca te vjeter, vine e mbushin uje me kova te piramida, por ai me siguri e di se ka te tjere qe pine uje me shishe dhe kjo e gezon. Ai e di se mafia e korrupsioni jane aty diku prane tij, te zyrat. Por ai di edhe qe ka mjaft pare, mjaft pube, disko, misse e miell apo mall sic i thone. Ai natyrisht qe di edhe shume gjera te tjera. Por ai eshte optimist, i ri, i ndershem. Nje kolegia ime e punes do te thoshte: Ka guxim. 

Dhe pas kesaj mendova: Sa e lehte eshte te duash ketu tek ne. Sa shpejt te hyn njeriu ne zemer. Mjafton te jesh, djale i mire. Madje edhe me pak, te kesh pamjen e djalit te mire. Mjaft lexues a teleshikues tamam per kete jane mallengjyer keto dite. Jane prekur. Te vihet, pse te mos vihet ne krye, eshte djali me i mire qe kemi. Ne kemi vertet nje Parti Socialiste te cuditeshme(P.M). Une do te shtoja se ne kemi vertet edhe nje popull te cuditshem(te mire), madje akoma me te mire se partia. Popull nga i cili ka dale kjo parti e cuditshme. Ja vini re sa popull i mire, i bute, i dashur. E dha menjehere aprovimin e vet per lodren qe i dha Majkos, partia e mire, partia e cuditshme. Ishte po ky popull i mire qe i tha Majkos atehere, atehere kur Partia ja mori lodren: Mos u merzit, ti je ende i ri, ke kohe. Mund ta marresh serish lodren, lodren e dashur kryeministrore. Ja, vetem prit pak. Sa t'ia japim lodren nje tjetri, te gezoje edhe ai ca e perseri ta kthejme. Atij nuk i besohej qe nuk i besohej. I mbeti shume hatri madje. Dikush tha qe edhe u perlot. Por ja erdhi viti 2002, numer cift dhe lodra ra perseri ne duart e tij. Sa parti e mire. Sa popull i mire. Dhe gjindja gezon e vendi lulezon, do te shkruante poeti.

Dhe ai menjehere premtoi, vuri prioritetet, nisi te zgjidhe hallet. Vuri zgjedhjen e presidentit dhe futjen ne NATO. Populli mbare u mallengjye: Sa djale i mire. Tamam ato qe na duheshin, ato per te cilat po digjemi. E kush pyet per drita po patem president. Po patem ate, i kemi te gjitha. Ate, presidentin do ta kemi si driten, si driten e syrit, si driten elektrike. Ne vend te drites do ta kemi. Pa do ta kemi dhe si uje, si rruge, si buke. E kush pyet per ujin pastaj po hyme ne NATO. Ushtrine do ta kemi te forte. Edhe vete do te behemi me te forte. Me te forte e me te duruar per t'i mbajtur hallet me mire. Akoma me thelle u pre populli kur Blendi vuri ato sekuencat nga e kaluara e dy-tre vjeteve me pare, ato momentet e vendosmerise se Majkos kur tha se populli nuk te pyet, ai do drita, do uje, apo kur tha se me rrogen qe merr do te punoje pa rreshtur qe t'ia shpaguaje taksapaguesit. Dhe thelle sa me s'behet u prek populli kur ai tha se: Meten e do medoemos ne qeveri, se ne fund te fundit, dritat, ato drita per te cilat Majko foli me aq preokupacion para dy-tre vjetesh, Meta i solli, pra ai i duhet kesaj qeverie per ta ndricuar me tej kete vend. 

Majko eshte kaq i gezuar, kaq i lumtur, kaq feminor ne kenaqesine e tij, sa vertet i gjithe populli nuk mund te mos fluturoje sot e tutje nga gazi bashke me te. Edhe nje gje. Ai nuk na fshehu gje fare, a e degjuat. Pak a shume tha se: "zakonisht ministrat nuk i zene vendet sipas nevojave te vendit por sipas interesave te vete ministrave". Te themi te drejten, kjo ishte kaq prekese, kaq e sinqerte, kaq e ndershme. Dhe ne si popull e hame me shume shije sinqeritetin, edhe ate te hidhurin fare. Per ta pare problemin me gjere, eshte pa dyshim nje fat qe kryeministra, ministra, kandidateministra a ish-ministra jane kaq te rinj, kaq te njome, kaq djem te mire. Pashe dje njerin syresh, me golf te bardhe, me atlete, riosh, te qeshur, gazmor, pa telashe, faqekuq, pak jargemadh, (me lezet ama), teksa bisedonte ne nje kafene nga ato te qendres, me miq dhe ndjeva perseri, sikur ketij vendi ju lehtesuan hallet. Ishte kaq i cliret, kaq i embel, kaq pa halle. Te mbushte me shprese. Te gjithe njerezit perrreth e degjonin, gezoheshin, qeshnin. Edhe ata harronin hallet. Diku tjeter, kam pare nje tjeter minister vogelush lekurebardhe, dhe diku ne qender nje te trete me buze te bardha, te qumeshta, dhe sa here qe kam pare te tille (gjithnje e me shume po shoh) kam menduar: "Keta po na bejne, pa tjeter do te na bejne".

Edhe ne nje fuoristrade kam pare nje tjeter vogelush drejtues, me pamje biberonore, buckalan, me pamje inatcore natyrale. Me thane se edhe atij, si dikur Majkos, po tentojne t'i marrin lodren. Por eshte merzitur kaq shume sa po mendohen gjate a eshte pedagogjike apo jo ta lesh pa loder. Mund edhe te mos ia marrin. Eshte femije i mbare, ben tendera, prokurime, thuhet se do te beje edhe rruge a rrugica. Ben edhe ca prapesira te vogla, por i vogel eshte, i falet, do te ktheje, do te mesoje. 

Nje mike e vjeter me tha se ne Ministrine ku punon ajo, vec ministrit, ka edhe mjaft djem-drejtora te veckel me golfe e buze te bardha. Jane shumica. U gezova pa mase edhe per ata.

Ne jemi vertet, per te huazuar serish kryeministrin tone jetegjate, nje popull i cuditshem. Ne pranojme te vuajme por per femijet leme koken. Ne u japim lodra nga me te shtrenjtat femijeve tane te rritur, femijeve qeveritare. Ne shpenzojme apo paguajme shume per ta. Por ne e dime sa gezohen ata kur i marrin lodrat, kur ia japin ato hua njeri-tjetrit, kur i shkembejne. Ja perse ne pranojme te paguajme, te paguajme per lodrat e shtrenjta me te cilat lozin ata. Ne e shohim se si u shkon buza vesh me vesh nga gezimi pasi marrin lodren. Ne e dime qe pas kesaj ata do te punojne e robtohen per popullin sa te behen cope per hir te asaj palo-rroge qe u japin taksapaguesit. Ne e dime sa do te vuajne ata e familja e pertejfamilja e tyre nga kjo. Ne e dime dhe e vuajme bashke me ta. Eshte pikerisht per shkak te kesaj qe po u them ne emer te se ardhmes: "Ju lutem, ju ergjerohem, per hir te kesaj lumturie te tyre, tones e te tjerave qe do te vine, mos ua merrni lodrat femijeve tane, kalamajeve tane, bebushqeveritareve tane. Lerini ata te lozin edhe ca".

P.S. Ne historine e cdo vendi te botes njihen rastet, kur madje edhe ne majat me te larta te qeverisjes jane vene te rinjte. Ata me energjiket, me te motivuarit, me te talentuarit. Ne asnje nder historite e vendeve te botes nuk njihet ende rasti i hyrjes kaq masive te vogelusheve ne te gjithe sferat e drejtimit e qeverisjes, madje edhe pa firmosur asnje here me pare ne bordero. Jemi pjese e nje eksperimenti tjeter nder te shumtet qe jane bere me kete vend dhe qe do te na kushtoje mjaft ne te ardhmen.


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list