| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comSun Feb 10 22:47:25 EST 2002
KOKAINA/ Avokati grek: Një milionë dollarët e gjetura në shtëpinë e Durdës ishin të taksave greke Tiranë, misioni i avokatit të Durdës Assimakis: Më kërkoi ndihmë nëna e Frederikut Suela Gera TIRANË Kam ardhur për të mbrojtur klientin tim shqiptar", shpjegoi arsyen e konferencës së djeshme për shtyp, më shumë se njëorëshe, avokati grek Philocles D. Assimakis. Me kërkesë të nënës së Frederik Durdës, avokati i tokës Helene, ka udhëtuar po dje drejt Shqipërisë, për të mbrojtur juridikisht përpara gazetarëve klientin e tij, të akuzuar si organizator i kartelit ndërkombëtar të kokainës me qendër në Kolumbi. Ligji shqiptar nuk i jep të drejtën Z. Assimakis të ulet në krah të Gazmend Zenelit dhe Mark Pëllumbit; dy avokatët që do të mbrojnë Nikolla Papa, (emri i vërtetë i Durdës, sipas avokatit) në Gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Ai mund të ndjekë procesin si një shikues i thjeshtë dhe të sugjerojë apo bashkëpunojë me kolegët shqiptarë vetëm jashtë sallës së gjyqit. Pyetjes së gazetarëve nëse do të ndiqte procesin gjyqësor nga salla e gjyqit, avokati grek i është përgjigjur: "Do të vij nëse ma kërkon nëna e Durdës". Z. Philocles D. Assimakis, së bashku me tre kolegë të tjerë jurist, vazhdojnë të ndjekin çështjen e anijes "Privilegj", bashkëpronësi e Frederik Durdës dhe Arben Bërballës. Që prej një viti autoritet spanjolle kanë bllokuar anijen luksoze në portin "La Spalmas" të Spanjës. Durda i pafajshëm Avokati grek Assimakis ka dhënë alibitë e tij të së vërtetës në lidhje me anijen "Privilegj" dhe 1 milionë dollarët e gjetura nga policia shqiptare në shtëpinë e Durdës natën e arrestimit më 2 shkurt të vitit të kaluar. Këto janë dhe dy provat kryesore mbi të cilat Prokuroria e Përgjithshme mbështet akuzën për "organizim dhe drejtim i organizatave kriminale me qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike". Sipas prokurorisë anija "Privilegj" do të bënte transportimin e ngarkesës së lëndës narkotike e destinuar për Shqipëri. Por sipas avokatit grek, në momentin e sekuestrimit anija "Privilegj" nuk ka pasur asnjë ngarkesë të paligjshme. Në këtë moment çështja e anijes është pezulluar, por nëse Frederik Durda së bashku me 5 të pandehurit e tjerë të çështjes do të dënohen, atëherë anija "Privilegj", do sekuestrohet nga shteti. Për 1 milionë dollarët të cilat sipas prokurorisë ishin prejardhje e trafikut të lëndëve narkotike avokati i ka justifikuar si një manovrim i Frederik Durdës për t'iu shmangur taksave në Greqi. --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |