| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - Avokate te huaj ne ShqiperiAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Feb 8 23:12:16 EST 2002
Sot japin konferencë shtypi. Avokatët do rrëfejnë pazaret e hetimit Avokat grek dhe italian në Shqipëri për Kokainën --------------------------------- su.ge TIRANE Dosja "Kokaina" rikthen në Shqipëri, avokatët e huaj të të akuzuarve kryesor, Frederik Durda dhe Arben Bërballa. Avokati italian Pantaleo Canoleta dhe avokati grek Asimaq, kanë tentuar të takojnë dje klientët e tyre në dhomat e paraburgimit të Repartit të 313 në Tiranë. Burime të sigurta bëjnë të ditur se avokati italian Canoleti, i cili mbron Frederik Durdën, nuk ka mundur të takojë klientin e tij dhe është larguar po dje nga Shqipëria. Ndërsa ka qëndruar në Shqipëri kolegu i tij avokati grek, i cili pritet të dalë sot paradite përpara gazetarëve në një konferencë për shtyp. Pazaret e kryeprokurorit shqiptar Arben Rakipi dhe zv/prokurorit të Antimafias Italiane, Francesko Mandoi; arrestimi i Frederik Durdës në të njëjtën ditë ku do të takohej me avokatin grek; dëmi ekonomik i shkaktuar; reagimet e shtypit italian dhe spanjoll në momentin e ndalimit të anijes "Privilegj" në Spanjë; për çfarë ishin 1 milionë dollarët që u gjetën në shtëpinë e Durdës në momentin e arrestimit; si dhe shumë mistere të tjera të hetimit të kësaj çështjeje do të bëhen publike të dokumnetuara sot nga avokati grek Asimaq. Verën e kaluar juristi nga toka Helene, erdhi në Shqipëri për të takuar për herë të parë Frederik Durdën në qelinë e burgut. Dosja me të akuzuarit si pjesëtarë të kartelit shqiptar të kokainës, Frederik Durda, Arben Bërballa, Mentor Hadërgjonaj, Vehbi Hysi dhe Alfred Nanaj, tashmë ka mbërritur në Gjykatën e shkallës së parë të Tiranës dhe do të gjykohet nga trupi gjykues i kryesuar nga Martin Deda. --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |