| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Deklarate e KKShA mbi Gjendjen Politike ne ShqiperiNational Albanian American Council - NAAC naac at naac.orgThu Feb 7 15:51:33 EST 2002
National Albanian American Council 1700 K Street, N.W., Suite 1201, Washington, DC 20006 481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001 Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593 Web: www.naac.org Email: naac at naac.org ________________________________________________________________________ Per Shperndarje te Menjehershme: February 7, 2002 Kontakt: Sokol Shtylla (202) 466-6900 DEKLARATE PER SHTYP KKShA Pergezon Partine Demokratike per Hyrjen ne Parlament; Shtyn te Gjithe Politikanet te Punojne se Bashku ne Interes te Vendit Washington, DC, 7 Shkurt, 2002: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKShA) leshoi deklaraten qe vijon ne lidhje me hyrjen e Partise Demokratike ne parlament. Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) përshëndet hyrjen në parlament te Partise Demokratike (PD) si dhe partive te tjera te kualicionit Bashkimi per Fitoren, te enjten, me 31 Janar. KKSHA mendon se bojkoti nuk ka qene dhe nuk mund te jete nje mjet konstruktiv I angazhimit politik. Bojkoti ka sherbyer vetem per te kultivuar nje klime politike konfliktuale e cila eshte prelud si dhe kontribuon ne precipitimin e krizave te tjera me te medha. Kjo eshte demostruar qarte gjate historise shqiptare te viteve te fundit, qofte ne 1996-1997 kur Partia Socialiste (PS) the aleatet e saj vendosen te bojktojne parlamentin gje qe u pasua nga kriza shqiptare e vitit 1997, qofte nga bojkotet e koheve me te fundit te PDs qe u pasuan nga incidente te turpshme si ai i Brukselit. Ndaj, megjithese situata politike ne Shqiperi vazhdon te jete e paqendrueshme, KKSHA desheron ta shikoje hyrjen e PDs ne parlament si nje shenje e nje pjekurie poltike. KKSHA shpreson se perfaqesuesit e zgjedhur te partive te ndryshme, nepermjet pjesmarrjes ne parlament do te angazhohen ne nje debat te pjekur dhe do te fillojne te punojne se bashku per te cuar Shqiperine perpara ne zhvillimin e saj ekonomik, shoqeror, dhe institucional. Parlamenti i sapo plotesuar ka shume probleme te cilat duhet dhe mund ti zgjidhe nepermjet marreveshjes e bashkepunimit. Duke nxjerre mesime nga kriza me e fundit politike dhe institucionale, parlamentaret mund te gjejne vullnetin politik te plotesojne e rregullojne te gjitha ato nene problematike te Kushtetutes qe nuk i kane rezistuar kohes dhe kane kontribuar ne perzgjatjen e krizes aktuale. Perfaqesuesit e popullit mund te punojne se bashku ne ndryshimin dhe permiresimin e Kodit Zgjedhor ne perputhje me nevojat e Shqiperise per nje sistem demokratik si dhe rekomandimet e vezhguesve nderkombetare. Per me teper, duke pasur parasysh aspiraten universale te popullit shqiptar per integrimin Euro-Antlantik si dhe duke u kujtuar dhe nje here per perspectiven tashme te larguar te nenshkrimit te Marreveshjes se Asocim Stabilizimit me Bashkimin Europian, Parlamenti Shqiptar duhet te pregatise nje strategji te perbashket per perparimin institucional dhe ekonomik te Shqiperise qe ta paraqese para organizmave te Bashkimit Europian. Pakti i Stabilitetit (nje nisme qe eshte ngadalsuar tashme edhe per arsye te brendshme burokratike te Bashkimit Europian) si dhe projekte dhe nisma te tjera te mbeshtetura nga komuniteti nderkombetar nuk mund te rigjallerohen ne asnje menyre nepermjet grindjeve politike per interesa te ngushta. Vemendja e komunitetit nderkombetar eshte zhvendosur tashme ne vende me problematike te botes dhe Shqiperia dhe shqipetaret ne rajon nuk mund ti lejone vetes lluksin e humbjes se mbeshtetjes nderkombetare. Nderkohe qe ne jemi te kenaqur qe PD eshte futur ne parlament, kemi vezhguar me shqetesim zhvillimet brenda forumeve te Partise Socialiste te Shqiperise. PS mund ti zgjidhe problemet e veta te brendshme ne cdo lloj menyre qe e shikon te pershtatshme. Gjithsesi, duke qene se eshte partia e shumices qeverisese ka pergjegjesine e madhe qe te garantoje qeverisje te vazhdueshme dhe te mos behet efektivisht shkaktarja e nje paralize insitucionale. Momentalisht PS eshte ne procesin e formimit te nje qeverie te re. KKSHA ben thirrje qe te behen te gjitha perpjekjet qe qeveria e re, pavaresisht se kush merr persiper ta mbaje mbi shpatulla kete pergjegjesi, te gezoje nje mbeshtetje te gjere nga shqiptaret e te gjithe spektrit politik. Ne se kjo arrihet nepermjet nje marreveshje politike midis faktoreve me te rendesishme politike ne Shqiperi dhe Presidentit te Shqiperise apo nepermjet nje mekanizmi tjeter negociues, eshte e rendesishme qe te shihet me largpamesi dhe te shmanget nje krize tjeter e mundshme ne zgjedhjet e aferme presidenciale. KKSHA mendon se shpreh mendimin e gjithe shqiptareve qe jane lodhur nga mungesa e veprimit politik kur u kerkon perfaqsuesve te zgjedhur te popullit te sillen si sherbetore te kombit, me pergjegjesine dhe patriotizmin qe kerkohet ne keto kohe historike Qeveria e re, kur te formohet, do te perballohet me shume sfida te rendesishme. Kjo qeveri duhet angazhohet menjehere ne zgjidhjen e krizes energjitike te Shqiperise duke ndertuar mbi ato c'ka eshte bere nga qeverite e meperparshme. Kabineti i ri duhet te pergatise dhe te zbatoje nje strategji afatgjate per politikat e saj energjitike ne bashkepunim me opoziten e duke u keshilluar me ekspertet me te shquar shqiptare gjithashtu duke marre ne konsiderate alternative te ndryshme si ajo e nje Korridori Energjitik nga Vlora ne Bari, Itali i cili do te lidhte nje here e pergjithmone Shqiperine dhe Ballkanin me tregjet e Europes Perendimore. Kriza e vazhdueshme energjitike si dhe mungesa e stabiliteti ne Shqiperi ka penguar tashme rritjen me hapa me te larta te ekonomise shqiptare, ka rritur nivelin e papunesise, si dhe ka demtuar shume potencialin e Shqiperise per te terhequr investimet te huaja aq te nevojshme per ekonomine tone. Ne lidhje me kete te fundit, KKSHA mendon se, duke pasur parasysh jostabilitetin e krijuar nga ngjarjet e fundit ne Shqiperi si dhe situaten e pafavorshme te tregjeve nderkombetare, qeveria e re shqiptare duhet te rishikoje vendimin e saj per privatizimin e pasurive kombetare si Albtelekom, te pakten deri sa mund te nxjerre nga ky privatizim vleren reale te ketyre segmenteve duke terhequr ne kete proces investitore serioze. Qeveria shqiptare duhet te luftoje te gjitha tendencat monopolizuese ne ekonomine shqiptare te cilat demtojne interesin e konsumatorit shqiptar, klimen e biznesit, si dhe perpjekjet dhe endrrat e Shqiperise per integrimin ne tregjet konkurruese te Komunitetit Europian. Qeveria e re shqiptare duhet gjithashtu te shfrytezoje momentin e tanishem politik te nje transparance me te mire, te nje debati publik dhe nje deshire gjithpartiake per te luftuar efektivisht krimin dhe korrupsionin. Korrupsioni ne Shqiperi eshte nje fenomen mbytes dhe KKSHA mbeshtet cdo perpjekje reale per ta mininimizuar dhe se fundmi zhdukur korrupsionin nga administrata shqiptare. Sidoqofte, ne te shkuaren nismat antikorrupsion kane qene shpesh pjese e premtimeve elektorale ose jane perdorur si stuhi politike per lufte per pushtet qe jane mefshtesuar sapo qellimi i synuar politik eshte arritur. Ndaj, KKSHA i kerkon qeverise shqiptare dhe gjithe faktoreve politike shqiptare ti japin gjithe mbeshtetjen e nevojshme gjykatave shqiptare si dhe institucioneve te tjera te zbatimit te se drejtes ligjore, ne investigimin, hetimin arrestimin, dhe gjykimin e te gjitha fenomeneve negative te shoqerise shqiptare si krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme, krimet ekonomike, abuzimet me pushtetin, pervetesimi i pasurive shteterore etj. Ka shume qe ka ardhur koha qe deklaratat e "lufterave te reja" kundra krimit dhe korrupsionit te pasohen me vepra te besueshme te cilat do te kontribuonin ne krijimin e shtetit ligjor ne Shqiperi dhe do te ndihmonin krijimin e nje klime te favorshme per zhvillim ekonomik. Qeveria e re shqiptare gjithashtu ka nje beteje shume te madhe perpara per permiresimin e imazhit te demtuar te Shqiperise dhe shqiptareve ne te gjitha anet e kufirit. KKSHA denon me force incidentin e turpshem te Brukselit i cili ndodhi pjeserisht si rezultat i klimes antagoniste politike shqiptare dhe pjeserisht si rezultat i mungeses se efikasitetit te sistemit gjyqesor ne Shqiperi. Ky incident i turpshem nuk demtoi vetem individed qe ishin te pranishem apo ndaj te cileve u drejtua furia brutale. Ky incident dhe implikimet qe krijoi kane zvjerdhur imazhin e institucioneve te Shqiperise, si ai i Institucionit te Ministrit te Jashtem te Republikes, Institucionin e ish Presidentit te Shqiperise, Institucionin e ish Kryeministrit te Shqiperise, si dhe institucionet e shumices dhe opozites politike shqiptare. Instucionet e Shqiperise vertet drejtohen a mbahen nga individe po ato nuk i perkasin e nuk jane pronesi e individeve. Per sa kohe ato jane zgjedhur nga populli shqiptar nepermjet nje sistemi demokratik, keto insitucione i perkasin te gjithe shqiptareve dhe si te tilla duhet te trajtohen me respektin institucional qe u takon dhe duhet te mbrohen nga te gjithe shqiptaret. Duke qene se imazhi i kombit tone eshte demtuar shume kete dekaden e fundit, qofte nga veprimet tona qofte nga propogandat dashakeqe, qeveria e re shqiptare duhet te jete shume me parandaluese dhe aktive ne mbrojten e institucioneve te Shqiperise si dhe vlerave te kombit tone. Si Shqiptaro-Amerikane, ne u kerkojme te gjitha paleve te sakrifikojne perpjekjet individuale per perfitime politike dhe te kontribuojne ne qellimin e perbashket te arritjes se nje progresi sa me te shpejte e te madh per Shqiperine. Vetem nepermjet punes dhe marreveshjes vendi yne do te ece perpara dhe do behet nje anetar I denje I komunitetit Euro-Atlantik. ### You are receiving this message because you have requested information about our organization directly from us or through an internet listserv. If you no longer wish to receive such information and would like to be removed, please notify us at naac at naac.org or the listserv that has distributed this information to you. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |