Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Tema - 6.2.2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Feb 6 01:25:30 EST 2002


Politika shqiptare drejt precedentëve antiligjorë 

 PBDNJ drejt një partie etnike 

 Thoma Miço zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare, shkon në takim me makinë të ambasadës greke CD 46 09 

 Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, po shkon drejt një partie etnike, e cila mund ta konfrontojë atë me ligjet shqiptare. Pas tërheqjes së kryetarit të kësaj partie, Vasil Melo, i cili arriti ta mbajë për 8 vite këtë parti në shinat e një partie të qendrës së majtë me tendenca liberale dhe përfshirje në të, të shumë komuniteteve të tjera që ndjejnë nevojën e grupimit për kornizat e lirisë së tyre politike, fetare, etnike apo historike, tashmë PBDNJ, po kthehet në një parti të pakicës greke dhe të një pjese të atyre që konsiderohen arumunë progrekë në Shqipëri. “Fraksioni i drejtuar nga Vangjel Dule dhe Thoma Miço po bëjnë përjekje të qarta për të greqizuar tërësisht këtë parti dhe për ta organizuar atë mbi baza etnike”, tha një zyrtar i PBDNJ për gazetën “TemA”. Zyrtari tha se zoti Miço, megjithëse është pjesëtar i kabinetit të kryeministrit Ilir Meta, shkon në takime me makinën e ambasadës greke me targë CD 46 09”. Akzuat në drejtim të Miços vazhdojnë dhe me faktin se ai ka lidhje direkte me krerët nacionalistë të grekëve të SHBA, të cilët kanë financuar deri akte terroriste kundër Shqipërisë me disa sillogje të Greqisë së Veriut.Ndërkohë në këtë histori duket se po përzihet dita-ditës dhe ambasada greke në Tiranë, e cila po riaktivizon politikën e korruptimit me viza greke. Kështu për gjithë zonën e Jugut tashmë konsullata në Gjirokastër ka filluar të vlerësojë rekomandimet për viza që vijnë nga krahu i Vangjel Dules dhe Thoma Miços duke u kthyer kështu në një mjet financues për mbështetësit e tyre politikë. “Tani nuk ka delegatë, por njerëz që u premtohet pasaporta me vizë në fund të Konferencës” - tha zyrtari i PBDNJ në Tiranë, i cili nuk dëshiron të identifikohet. “Vizat  janë tani i vetmi mjet komprometimi për delegatët” tha ai. 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list