| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Interviste e Meksit ne Gazeten ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Feb 5 23:31:56 EST 2002
Meksi: Në rast kontestimi dhe votimi jotransparent dhe jostatutor, më lind e drejta në përputhje me integritetin tim moral të refuzoj kandidimin.Do të ishte aventurë po të përballohej kjo situate me kontestime apo mungesë transparence Interviste/ Flet kandidatja për kryeministre: Unë nuk mund të jem as kukull dhe as fasadë Meksi: Pse pranova të kandidoj"Për mua kjo është një sakrificë prej martiri" --------------------------------- TIRANE Ermelinda Meksi tregon se pse pranoi që të kandidonte për Kryeministre. Ajo shpjegon të gjitha arsyet që e detyruan të merrte këtë vendim për një detyrë që nuk e cilëson aspak privilegj. "Propozimi është një sakrificë prej martiri për mua", thotë ajo në intervistën për Gazetën. A mund të quhet Ermelinda Meksi një kandidaturë preferenciale e kryetarit të PS-së, Fatos Nano? Për hir të transparencës dhe informimit të opinionit publik, i cili më shumë se sa me zhvillimet brenda Partisë sonë, është ushqyer së fundi me informacione spekulative lidhur me kandidimin tim, dëshiroj të sqaroj se, të mërkurën e kaluar kryetari i Partisë Socialiste, z. Fatos Nano më thirri për të më propozuar detyrën e vështirë të kandidates për kryeministër. Në impulsin e parë, e refuzova propozimin, pasi e gjykova disi të vonuar në kohë dhe të vështirë për t'u pranuar në gjendjen ku ndodhej e ndodhet PS dhe në gjendjen e krizës energjetike të vendit. Gjithësesi, i kërkova Kryetarit të Partisë të mos e komentonte propozimin e bërë dhe kjo është arsyeja që kandidatura ime nuk është lançuar instituci-onalisht,(në konferenca për shtyp,gazeta, televizione) dhe kjo ka sjelljet përkatëse në media. Të nesërmen, Nano, në prani të grupit moderator që po punonte për zgjidhjen e krizës, ka këmbëngulur në këtë propozim duke dhënë argumente bindëse në favor të tij E konsiderova detyrë dhe fort të rëndësishme madje, e megjithese akoma hezituese, vendosa ta pranoj. Ne rast se kontributi im modest do t'i shërbente sadopak evitimit të krizës nuk mund të shmangesha, por ama do të vendosja një kusht.. Çfarë kushti zonja Meksi?. Që të luftoj për të zgjidhur krizën e vendit dhe krizën e P.S, për ta pranuar pra detyrën e kryetarit të qeverisë, më nevojitet me prioritet konsensusi i të gjithëvë brenda nesh. Sa për kandidaturën preferenciale të z. Nano, mjafton t'ju kujtoj që pas kongresit të fundit të Partisë Socialiste kur z. Nano u rizgjodh kryetar kandidatura e tij preferenciale ju e dini ishte z. Meta ashtu sikurse në listën e tij për Kryesinë e partisë ishin të tjerë njerëz, midis tyre edhe z. Meta ndërsa unë jo. Unë u zgjodha nga një grup tjetër mbështetësish në PS dhe kjo mungesë preference ndodhte në kushtet kur unë isha kandidatja më e votuar e kongresit. Atëherë si e shpjegoni që Ju, e mbiquajtura nga të huajt "Zonja e pathyeshme", propozoheni nga Kryetari i Partisë? Ndoshta se jam vërtet e "pathyeshme" (Qesh). Ndoshta se nuk mund të jem "kukull" apo fasadë. Porse, jam e bindur në fakt se nuk mund t'ia dalësh dot politikës po të mos jesh "e pathyeshme", nuk mund të shkosh në çdo cep të Shqipërisë po të mos jesh e tillë, nuk mund të zgjidhesh deputete në mënyrë të përsitur në Tiranë ku nuk kanë pranuar të kandidojnë as disa burra,, të cilët, edhe sot, për hir të karakterit të tyre maskilist nuk e honepsin dot dhe nuk e pranojnë kandidimin e një gruaje për Kryeministre. Nuk qe e lehtë të pranonit propozimin, sigurisht. Si evoluan tërë këto gjendje te Ermelinda Meksi, mëdyshje, refuzim këmbëngulës dhe më në fund pranim? Të tri gjendjet që ju përmendni janë rrjedhojë dhe reflektim Injë përgjegjëshmërie politike, e cila më karakterizon që ditën e parë të pjesmarrjes sime në politikë. Që nga e merkura e kaluar e deri me sot, njerëz të thjeshtë më kanë bërë të ndjejë jo vetëm përgjegjësi të madhe për atë çka më propozohej, porse edhe një besim që sa vinte e rritej brenda meje se, ekzistonte tek unë një force dhe energji, të cilen, në shumë raste kur ma përmendnin sidomos partnerët tanë të huaj, nuk e kam konsideruar por qe do të më ndihmonte ta përmbushja detyrën. Nuk e ekzagjeroj po të them se në çastet e para e kam konsideruar propozimin si një sakrificë martiri për mua. A nuk ekzagjeroni kur flisni për një sakrificë martiri? Aspak. Nuk dua të flas këtu as për gjendjen e rëndë të krizës energjitike, as për gjendjen në të cilën ndodhet P.S, por për diçka njerëzore dhe, ju lutem, të më kuptoni se ky dimension është tejet i rëndësishëm për njeriun. Do të më duhet ta braktis në një farë mënyre,me shume se deri me sot, djalin tim te shtrenjtë per te permbushur atë që më kërkojnë njerëzit e thjeshtë: Prano detyrën dhe na bëj, të shpresojmë. Nga ana tjetër, dëshëroj të jem e sinqertë me njerëzit dhe t'ju tregoj se ishte edhe diçka tjetër që ndihmoi në vendimin që mora. Ishte konferenca e shtypit e z. Meta,gjate propozimit te Majkos, i cili na kujtoi se është vlerë, natyrisht, mosshmangjia ndaj përgjegjësive, se është një karakteristikë shumë e vyer kjo dhe që trokiti fort në ndërgjegjen time prej politikaneje, e cila hyri në radhët e P.S në ditët e saj më të vështira. Më falni zonja Meksi, a mund të konsiderohet privilegj një detyrë e tillë? Folët për mbështetjen apo nxitjen, që ju erdhi nga njerëzit e thjeshtë, po kolegët tuaj, ç'qëndrim mbajtën ata? Për fat të keq, ndodhi që disa kolegë a shokë të mi ndërprenë rrugët e komunikimit me mua, pasi mendoj se , ndoshta, e konceptuan propozimin e bërë nga zoti Nano si privilegj për mua apo thjeshtë si një preferencë të tij, gjë që as ata vete nuk e besojne si te tille, por që ka ardhur natyrshem si shprehje e mosmarrveshjeve qe ka sot ne PS. Nuk mund të jetë privilegj të marrësh përgjegjësi kaq të rënda në ditë si këto të sotmet kur kemi krizë energjitike, kur opozita vjen në Kuvend shumë e motivuar, kur sindikatat kanë dalë në rrugë, kur raportet me institucionet ndërkombëtare tronditen për shkak se vendi eshte pa Qeveri dhe kur raporti që vjen nga BE është tepër kritik për rrugën e reformave dhe kur imazhi i vendit, për të gjitha arsyet e sipërpërmendura, ka rënë ndjeshëm. Megjithatë, fola për motivimet që kam për ta pranuar detyrën dhe që u shtohet edhe aspirata e opinionit intelektual, nxitja për t'i dhënë vlera shoqërisë shqiptare. Do të desha znj. Meksi t'ju bëja një pyetje indiskrete. Sa e pasur jeni? Shumë, nëse bëhet fjalë për pasuri shpirtërore. (Qesh) E di se ç'përgjigje kërkoni. E kam të deklaruar me kohë pasurinë time si politkane që jam. Eshtë nga aktivitetet e ligjshme, qe më lejojne luksin e të qenit vetja ime, e mbrojtjes së parimeve të mia, e përmbushjes me ndershmëri të detyrës, e shmangies së rrezikut të shitjes apo te tundimit nga materialja. Përmendët më sipër maskilizmin. Sa mund të ndikojë kjo në konkurimin e sotëm në KPD? Në shoqërinë shqiptare për fat të keq vazhdon të ketë shumë politikanë që i karakterizon maskilizmi por unë mendoj se kjo është një fazë e kapërcyer tashmë. Kam qene për konsesus real në zgjedhjen e kandidatit, sepse eksperienca e zgjedhjes së kryeministrit me votim deri me sot ka krijuar debate shterpe dhe ndarje brenda PS në raport me vlerat e kandidatëve. Prandaj ne sot më shumë se kurrë kemi nevojë për kandidatura konsensuale që bashkojnë gjithë vlerat e shoqërisë shqiptare gje qe e vertetoi mbledhja e fundit e Kryesise ku te tre kandidaturat tashme publike dolen me consensus. Unë vleresoj dhe kam besim se ky vend behet dhe do te behet patjeter vetem nga ne shqiptaret.. Ne media fitet se edhe Ju mund te terhiqeni zonja Meksi. Cili eshte komenti juaj? Gjithçka varet nga mënyra se si do të procedohet në K.P.D. Në rast kontestimi dhe votimi jotransparent dhe jostatutor, më lind e drejta në përputhje me integritetin tim moral të refuzoj kandidimin.Do të ishte aventurë po të përballohej kjo situate me kontestime apo mungesë transparence ende pa filluar gara. --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE Valentine eCards with Yahoo! Greetings! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |