| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Leter ne ShekulliAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Dec 18 06:29:35 EST 2002
Emigrantët shqiptarë dhe prangat greke Lirimi, Dukat Vlorë Ne shqiptarët, sipas një riti të lashtë, hapim kujën kur na largohet nga jeta një njeri i afërt duke shprehur kësisoj dhimbjen tonë për të. Por sot, mesa duket ka ardhur koha që të gjithë së bashku të lëshojmë një klithmë për një motiv shumë më të madh se sa largimi i një njeriu nga jeta. Dhe më duket se kam të drejtë që po e nis shkrimin tim me këto radhë që ndjellin zi. Këto ditë lexova në një nga gazetat tona një lajm që më nxiti të shkruaj me nxitim këto radhë. Bëhej fjalë për një automjet të policisë greke të mbushur me emigrantë shqiptarë pa dokumente që po udhëtonin drejt Kakavijës për tu riatdhesuar, i cili ishte përmbysur në të dalë të Selanikut. Por nuk është kjo arsyeja pse duhet të këlthasim fort, sepse për fat të mirë nuk pati viktima. Ajo që më indinjoi teksa po lexoja këtë lajm ishte se bashkatdhetarët tanë edhe duke udhëtuar në shoqërinë e policisë greke kanë qenë të prangosur. Dhe jo vetëm kaq. Ata janë shoqëruar për në spitalet e Selanikut për iu hequr prangat? Ishin kriminelë apo njerëz të zakonshëm që të vetmin krim që kanë bërë është shkelja e tokës së premtuar greke? I shkruaj këto radhë e nuk po di kujt ti drejtohem. Ky zëri im i mekur natyrisht që nuk mund të arrijë në veshin e autoriteteve greke që ata të mund të kuptojnë se i kanë shkelur të drejtat e njeriut me të dyja këmbët. Por së paku deri sa po gërmëzoj shqip, po i lutem Zotit që ta çojë këtë zë deri në veshin e shqiptarëve. Mbase bashkohet me zërat e të gjithë atyre që do të kenë mirësinë të lexojnë shkrimin tim për tu shndërruar në bubullimë. E ashtu, gjëmëmadhe, ndoshta shkon në veshin e politikanëve dhe të diplomatëve shqiptarë. Sepse janë ata dhe vetëm ata që duhet ta çojnë këtë zë në veshin e autoriteteve greke që së paku ti heqin prangat nga duart e shqiptarëve, atëherë kur nuk kanë bërë krime, e aq më shumë kur janë të përgjakur. --------------------------------- Do you Yahoo!? Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |