| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fwd: Collaku i FDS: te shkarkohet Cupi pro GAGE i ATSHAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Dec 9 09:08:03 EST 2002
Forumi Demokrat Studentor (FDS), organi rinor i Partise Demokrate te reformuar kerkon largimin e Frrok Cupit nga posti i drejtorit te Agjencise Telegrafike Shqiptare (ATSH). Kete e beri te njohur kryetari i FDS Kreshnik Collaku ne nje tubim perkutimor te Levizjes Studentore te Dhjetorit 90 e cila coi ne rrezimin e regjimit komunist. Frrok Cupi ne menyre publike ka marre nen mbrojte ekstremistin Nicholas Gage dhe pikepamjet e tij radikale. Pikepamjet e z. Cupi jane ceshtje private e tij por nuk e kuptoj pse ky person, i duhet te jete patjeter drejtor i nje agjencie publike lajmesh qe mbeshtetet nga buxheti i shtetit kur pikepamjet e tij jane diametralisht te kunderta me ato te Presidentit te Republikes, Qeverise dhe opozites. Per kete i kerkoj kryeminstrit Nano te shkarkoje z. Cupi nga detyra dhe presidentit Moisiu qe te influencoje ne kete drejtim. - tha Collaku. Ne deklaraten e FDS, e cila pritet te gjeje mbeshtetje edhe nga Forumet Rinore te partive te tjera permendeshin edhe precedente te tjere te Frrok Cupit si vetedeklarimi e tij keshilltar politik i Zani Caushit (bandit i Vlores aktualisht ne burg) ne qeshor 1997 e me pas pozicionimin e tij, unikal nder publicistet shqiptare, kunder nderhyrjes se NATO-s ne Kosove ne vitin 1999. Ne tetor 1997 Cupi u emerua drejtor i ATSH me dekret te vecante ndersa sot, ligjet ne fuqi kompetencen e emerim/shkarkimit e ka kryeministri. Kryetari i PD® Genc Pollo ishte I pari qe denoncoi qendrimet e Nanos e Berishes ndaj N. Gage si jodinjitoze dhe deputet e kesaj partie kerkuan shpjegime ne parlament. --------------------------------- Do you Yahoo!? Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |