Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Fwd: Cfare nuk i tha z. Gage Nanoberisha. Nga Genc Pollo

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Dec 5 06:21:12 EST 2002


Cfare nuk i tha z. Gage Nanoberisha.

Genc Pollo*
Te kujdesesh qe pakicat etnike ne vendin tend te kene standartet me te perparuara europiane eshte dicka e lavderueshme. Te degjosh kedo qe vjen nga afer e larg  per kete ceshtje, qofte ky finlandez, grek apo kanadez eshte normale Edhe kur ky person quhet Nicolas Gage dhe ka nje te kaluar problematike me Shqiperine mendoj se eshte dinjitoze qe ofiqare, politikane, aktiviste te te drejtave te njeriut e personalitete te tjera te flasin per kete ceshtje me po ate seriozitet e angazhim sic e trajtojne edhe me kedo tjeter. Por mendoj se historia nuk mbaron e nuk duhet te mbaroje ketu.  Zoti Gage eshte babai i tezes se nqs Tirana kerkon nje status per Kosoven, te njejtin status duhet ta adoptoje per „Epirin e Veriut“ alias Shqiperine e Jugut.  Gjate viteve 90 kjo teze u adoptua edhe nga politikane ekstreme te te dy kraheve.  Deshiroj te mendoj se i ballafaquar me realitete te reja ne Ballkan  autori i njohur i romanit Eleni do ta kishte harruar kete ide te tij si nje mendim kalimtar. Nje inteviste ekskluzive e tij  ne TV Vizion+ me qartesoi se nuk eshte dhe aq keshtu. Z. Gage, kesaj radhe disi vagullt tha se nuk mund te pretendoni „te drejta per pakicen shqiptare ne Jugosllavi dhe te mohoni te drejta per pakicen greke ( apo tjeter pakice) ne  Shqiperi“. Sidoqofte z. Gage, me te cilin autori i ketyre radheve plot 8 vjet me pare  ka patur rastin te debatoje kete ceshtje, duket se nuk ka ndryshuar mendje dhe kjo eshte 100% e drejta e tij. Ajo qe mua me shqeteson si qytetar i kesaj Republike dhe si kryetar I nje partie parlamentare eshte heshtja per kete ceshtje e kryeminstrit dhe e ish-presidentit, qe te dy mikprites te z. Gage keto dite. Nuk dua te them se ata ndajne te njejten pikepamje,  ruajna Zot. Por do te kishte qene ne  dinjitetin e tyre qe te kishin  kundershtuar kete simetrizem absurd si dhe ne dinjitetin e qeverise dhe politikes qe perfaqesojne qe kete kundershtim eventual  t’a kishin bere publik.  Meqe po flas per dinjitet te shtetit me duhet te them edhe dicka  tjeter. Ne vitin 1994 terroriste te infiltruar nga Greqia vrane disa ushtare e nje oficer gjate nje sulmi te befasishem  ne nje repart ne rrethin e Gjirokastres. Nje vit me vone nga nivelet me te larta te shtetit Nicolas Gage u akuzua si financues i ketij  rrjeti terrorist. Harresa e shtirur e kesaj ngjarje nga dy bashkebiseduesit shqiptare eshte e dhimbshme. Nese duan te kene te bejne me fjalen dinjitet keta zoterinj kishin dy rruge: Ose te rishikonin akuzat dhe provat e tyre dhe ne vijim te nxirrnin greko-amerikanin te paperzier. Atehere takimi normal me te do te ishte dhe nje lloj ndjese diplomatike. Ose te bindur per lidhjen  e mbrapshte duhej te gjenin nje sjellje pak me te ndryshme me te. Por ne te dy rastet qendrimet e tyre duhen te ishin publike. Ndoshta po gaboj duke kerkuar dicka diku si personazhi qe kerkon celesin e humbur poshte fenerit te rruges. Por i jap vetes te drejte te them se ndonjehere nje akt dinjitoz i shlyen borxhin dhe i kthen krenarine atyre qe vertet e meritojne emrin „te rene per Atdhe“ me shume se sa nje grandparade   si kjo e sotmja.   *Autori eshte kryetar i Partise Demokrate
botuar ne gazeten ALBANIA



---------------------------------
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list