| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] HAPET KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE E SHEN ASTIT TE DURRESITFatmir Foti Cici foticici at yahoo.comSat Aug 24 13:41:43 EDT 2002
KOMITETI ORTODOKS I EMIGRANTEVE SHQIPTARE NE TORONTO Adresa postale: 71 Merton St. Ap 811, Toronto ON, M4S 3A3 Tel. 416-544-8052; e-mail: KomitetiOrtodoks at yahoo.ca NJOFTIM: HAPET KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE E SHEN ASTIT TE DURRESIT Më 24 gusht 2002, e kremte e Shen Kozmait te Kolkondasit Me bekimin e Hirësisë së Tij Peshkopit të Otavës dhe gjithë Kanadasë, Imzot Serafimit, Komiteti Ortodoks i Emigrantëve Shqiptarë në Toronto çel Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Astit të Durrësit, për tiu shërbyer emigrantëve shqiptarë me banim në Toronto. Mesha Hyjnore dhe predikimi do të mbahen tërësisht në gjuhën shqipe çdo të diel, duke filluar më 1 shtator 2002, ora 4 mbasdite, datë e cila shënon fillimin e vitit liturgjik në Kishën Ortodokse. Në pamundësi për të siguruar një kishë ortodokse, Kisha e Shën Astit do të strehohet në Danforth Baptist Church, e cila ndodhet në lagjen ku janë ngulur shumica e emigrantëve. Komiteti po planifikon dhe shpreson fillimin së shpejti të shkollës së katekizmës për fëmijë, të studimit të Biblës për të rritur, dhe të korit bizantin të kishës sonë. Grupi yne ndodhet tashmë në fazën e organizimit të bashkësisë sonë ortodokse si famulli e rregullt dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Kancelaria e Peshkopatës Shqiptare në Amerikë (Albanian Archdiocese in America). Përfaqësia jonë shpreh kënaqësinë se Kisha e Shën Astit, e cila është kisha e parë ortodokse shqiptare në Kanada dhe po themelohet mes shumë pengesash ekzistente brenda kishës ortodokse shqiptare, po e nis misionin e saj qysh në fillim mbi baza të shëndosha kanonike e kombëtare. Për më tepër kjo është kisha e parë në shërbim ekskluziv të emigrantëve në Amerikën e Veriut. Falënderojmë Hirësinë e Tij Peshkopin e Baltimorës, imzot Nikonin (Liolin), për interesimin mbi këtë çështje. Komiteti ka siguruar dhe sjelle ne Kanada mjetet e domodoshme priftërore dhe liturgjike për të bërë të mundur mbajtjen e shërbesave. Shërbesa e priftit, e psaltit dhe e kujdo që do to kontribojë në mbarëvajtjen e kishës është falas. Përderisa jemi në fillim të punës sonë misionare dhe nuk kemi asnjë ndihmë nga institucionet tona kishtare, ju lutemi bashkatdhetarëve tanë, dhe sidomos atyre ortodoksë, të kontribojne për pagesën e vendit të marrë me qira për shërbesat (pagesa eshte $100 per cdo te diel). Ata që kanë dëshirë të kontribojnë në pagimin e qirasë, ose për blerjen e Biblës në gjuhën shqipe, ju lutemi të kontaktojnë ne adresën dhe telefonin e mësipërm; Faleminderit! Sekretar Kryetar Fatmir Foti Cici At Nikolla Kavaja __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Finance - Get real-time stock quotes http://finance.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |