Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Klinike greke ne Korce - GSH

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Aug 6 08:29:59 EDT 2002


Kryetari i Qendrës së Helenizimit viziton Korçën Grekët klinikë për ortodoksit 
---------------------------------

KORÇE 

Kryetari i Qendrës së Helenizimit në diasporë, me qendër në Boston të Amerikës, Andrew Athens, mbërrin në qytetin e Korçës. Në kuadrin e ndihmave dhe investimeve që ai ka premtuar se do të bëhen në këtë qytet, ai ka përfshirë vetëm rajonet ortodokse të qytetit, duke e lënë pjesën tjetër popullatës, krejtësisht jashtë tyre. I cilësuar si një ndër personat më të rëndëishëm të diasporës panhelene, Athens u shpreh se ndërtimi i një klinike shëndetësore, është në vazhdën e investimeve dhe projekteve që krahu ortodoks ka në axhendën e tij, për të ndihmuar besimtarët korçarë. Edhe biseda me kryetarin e qarkut Syrja Palla dhe sekretarin e Prefekturës, kishte ngjyra krejtësisht greke shoqëruar dhe nga konsulli grek në Korçë. Gjatë këtij takimi, Athens, u shpreh se kjo klinikë për një farë kohe do të shfrytëzohet nga ana e lobit grek dhe vetëm pas një farë kohe, do të kalojë në administrin e pushtetit vendor. Në lidhje me bashkëpunimin e mëtejshëm midis diasporës greke dhe Shqipërisë, ministri i jashtëm Meta i ka kërkuar Athens një takim me Byronë e Helenizimit në diasporë.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - Feel better, live better
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list