| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per Ligjin e Luftes te Greqise - SheulliAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Aug 2 20:44:02 EDT 2002
"Ligji i luftës dhe pasuritë tona të bllokuara" Në një njoftim të gazetës suaj (31.07.2002) lexova se një pyetjeje lidhur me "heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë nga ana e Greqisë, kryeministri i është përgjigjur duke thënë se "përsa i përket ligjit të luftës ne e konsiderojmë atë thjesht një mbetje joaktive të një periudhe tashmë të vdekur njëherë e përgjithmonë"" Sipas pyetjes që është bërë dhe përgjigja është e saktë. Por problemi nuk qëndron në heqjen e ligjit të luftës. Ky është një ligj i përgjithshëm, qenia në fuqi e të cilit nuk prish asnjë punë. Ai sot vërtet do të ishte një "mbetje joaktive ". Por ajo që ka cënuar dhe vazhdon të cënojë interesat shqiptare, është konsiderimi i Shqipërisë si një shtet ndërluftues krahas Italisë, kundër Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbi bazën e këtij vlerësimi, shteti grek ka vënë nën sekuestër të gjithë pasuritë e shtetasve shqiptarë qysh nga viti 1940 dhe vazhdon që t'i mbajë ato nën sekuestër edhe sot. Prandaj, në rrethanat që pasuritë shqiptare vazhdojnë të gjenden nën regjimin e parashikuar nga ligji nr. 2636/1940 mbi gjendjen e luftës, ky ligj nuk është më një "mbetje"dhe aq më pak "joaktive", përkundrazi. Dhe këtë nuk jam unë që e them, por "Nomos Thessaloniki Law Firm", një zyrë me 18 avokatë, në një letër të 27 majit 1999, pasi kishte marrë takim me funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Arsyet për t'i dhënë fund kësaj gjendjeje janë të shumta dhe këtu nuk është vendi për t'i diskutuar. Shkurtimisht mund të përmendim para së gjithash faktin se ky qëndrim i shtetit grek ndaj pronave shqiptare vjen ndesh me nenin 15 të Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, të fqinjësisë së mirë dhe të sigurisë, nënshkruar midis Shqipërisë dhe Greqisë në Tiranë më 21 mars 1996. Nëse jam i gabuar kërkoj ndjesë, por unë nuk di që gjendja, të ketë ndryshuar. Por, nëse regjimi juridik i pasurive shqiptare të sekuestruara në vitin 1940, vlera e të cilave e kalon pa frikë shifrën e 1 miliard dollarëve, është ende ai që ka qenë në vitin 1999, mendimi im është se qeveria shqiptare e ka për detyrë që t'i mbrojë këto prona dhe të bëjë që ato të hiqen nga regjimi i sekuestros në të cilin ndodhen, duke ua vënë në dispozicion pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre, së bashku me të gjitha të ardhurat që kanë dhënë këto prona, por të cilat deri më sot vazhdojnë të shfrytëzohen nga shteti grek. Agim I.Tartari Avokat --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Health - Feel better, live better -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |