Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Artikull i M. Nazarkos ne Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Aug 2 20:38:02 EDT 2002


Milloshevici dhe aleanca strategjike

Milloshevici dhe aleanca strategjike


Mentor NAZARKO/ Do te ishte miopi e madhe politike te mos pranoje se Nano dhe Berisha jane prodhuesit me te medhenj te politikes publike, me nje fjale te asaj qe komunikohet, perpunohet apo gatitet per ne media apo foltore publike. Ne kete kuptim edhe te merresh me te gjithe produktin e tyre do te kerkonte nje impenjim te madh. Ashtu si edhe duhet pranuar se marreveshja e tyre e fundit ka sjelle nje lloj deficence opozitarizmi, madje edhe pranim te gabimeve te se kaluares te njerit apo tjetrit, ne kurriz te njeri- tjetrit. 


Por le te hyjme me konkretisht ne temen e vezhgimit tone, i cili nuk duhet marre ne asnje menyre si hedhje guresh ne catine e nderteses konsensuale, kolonat e se ciles i hodhen po ata. Eshte fjala per dy deklarime te koheve te fundit te dy udheheqesve politike. 


Berisha autokritik dhe kontaktet me Milloshevicin 


Ne perpjekje per te bindur bazen e vet per levizjet e fundit, - marreveshja me Nanon, - per te cilat duhet thene se Berisha eshte fituesi i madh i tyre, kreu i opozites, si alibi per keto kontakte me Nanon, pranoi pothuaj ne menyre te drejtperdrejte se ai kishte patur kontakte per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare edhe me Milloshevicin. Me perjashtim te zotit Tritan Shehu, ish-minister i Jashtem, qe shkarkoi pergjegjesite, duke thene se nuk kishte asnje dijeni per keto kontakte (kuptohet, gjate kohes se qeverisjes demokratike), askush nuk reagoi. As per te pyetur, qofte edhe nisur nga ndonje kuriozitet gazetaresk, se kur dhe ne c' menyre zoti Berisha, i zhvilloi keto kontakte, pse zoti Berisha e tha pikerisht tani kete, dhe a ka ndonje lidhje ky deklarim me ndonje ngjarje apo inciative tjeter politike te ketyre diteve te opozites shqiptare. Por ajo qe mund te thuhet me siguri eshte se ne te vertete zoti Berisha, shfajesoi pas vitesh akuzash edhe vete zotin Nano qe e kishte takuar zotin Milloshevic ne Krete. Ky qendrim autokritik, i cili ne fakt edhe sipas Berishes, eshte thelb i marreveshjes se tij me Nanon, eshte mjaft realist, sepse nese zoti Berisha ka patur kontakte jo zyrtare, aq me teper zoti Nano, Kryeminister i mandatuar, ka patur te drejte te bisedonte me Milloshevicin. Me se fundi, edhe vete Meidani, i akuzuar se ne nje kontekst te caktuar kishte thene se "Milloshevici eshte e keqja me e vogel ne raport me Sheshelin" (ishte koha e rivalitetit presidencial midis te dyve - viti1997), duhet te ndjehet i shfajesuar prej akuzave te opozites. Ai nuk e ka kontaktuar as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht Milloshevicin, madje as edhe vete Koshtunicen, yllin qe nuk pati kohe te shkelqente ne qiellin e turbullt te politikes serbe. 


Nano dhe aleanca strategjike me Greqine 


Por le te kalojme tek protagonisti tjeter aktiv i politikes shqiptare, zoti Nano dhe produktet e tij politike. Gjate kumtimit dhe debatit per programin e qeverise se tij ne Parlament, Kryeministri Nano tha se Greqia, bashke me Italine, jane dy aleate strategjike te Shqiperise. Ne te njejtin rast, duke ju pergjigjur, pyetjes se deputetit te opozites Spahia, per "te negociuar ose jo me Greqine ne lidhje me heqjen e ligjit te luftes", zoti Nano tha nje dicka te perafert me ate se "ky ligj eshte nje mbetje atavike jo aktive e koherave te vjetra, etj, etj". Qe te dy keto deklarime qe kane shume lidhje me njera-tjetren, jane absolutisht shprehje e ushtrimit te se drejtes kushtetuese qe ka Kryeministri sipas nenit 102 te kushtetutes se Shqiperise, per te ideuar, hartuar dhe zbatuar drejtimet kryesore te politikes se shtetit shqiptar. Ne te vertete, sipas sensit kronologjik, Greqia ishte shpallur dicka me pak se kaq nga zoti Meta si Kryeminister, por zoti Nano eshte, sic e thame, ne te drejten e vet per te thene nje gje te tille, dhe ne kete kuptim edhe aktoret e tjere te politikes se jashtme te shtetit shqiptar, duhet te mbajne shenim dhe te pershtaten me nje pozicionim te ri te kesaj natyre. Ajo qe duhet te shtoj apo verej, sigurisht nuk eshte e nxitur nga ndonje nacionalizem romantik. Por thjesht nga nje nevoje e brendshme per t'u ndergjegjesuar per realitetin ku eshte ngritur dhe qe ngerthen nje pozicionim si ky i zotit Nano. Eshte absolutisht e vertete se Greqia perfaqeson nje vend kyc per integrimin rajonal dhe europian, dhe mbi te gjitha per zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Shqiperia e ka trajtuar edhe me pare, me ndonje perjashtim te vogel Greqine si aleat te tille. Pa asnje kompleks, Shqiperia i ka krijuar Greqise mundesite te kontrolloje nepermjet nderrmarrjesh me kapital shteteror, nje pjese te mire te tregut shqiptar te naftes, te atij bankar, te telefonise celulare, etj, etj, dhe me se fundi i ka krijuar tere lehtesirat, edhe ne dem te vet, qe ajo te jete partneri i dyte tregtar i Shqiperise, pra nje treg i mire per mallrat greke. Shqiperia bashkepunon dhe duhet te bashkepunoje akoma me shume ne luften kunder trafikut te klandestineve, qe eshte nje problem i perbashket- nje pjese e mire e kurdeve ne Shqiperi, hyn prej Greqise. Pa dashur te paragjykojme nje realitet te tille marredheniesh, qe tashme veshtire se mund ta modifikosh, nuk do te ishte e tepruar qe te kerkoje prej Greqise me shume prova ne kete aleance strategjike. Ne kete kuader edhe abrogimin perfundimtar te mbetjes atavike, "por aktive" - dhe jo sic tha zoti Nano ne parlament - ne marredhenet tona, pikerisht, ligjin e luftes. Eshte nje mbetje, e cila me se paku u shkon aleateve strategjike. Ne duhet te besojme se zoti Nano eshte i informuar, se me mbetjen ne fuqi te ketij ligji lidhen disa efekte jo te vogla juridike, sic jane bllokimi i pronave te cameve dhe shqiptareve te tjere, qe bashke me interesat e shfrytezimit te tyre mbi 60 vjecar kapercejne shifra te tilla si miliarda dollare. Ka specialiste te se drejtes nderkombetare, apo avokate qe kane tentuar te zgjidhin individualisht ceshtje te pronave te shqiptareve ne Greqi qe pranojne se mbajtja ne kembe e ligjit apo e nje pjese te ligjit per gjendjen e luftes lidhet me nje ligj tjeter per regjistrimin e pasurive te paluajtshme ne kete vend. Sipas tij, duke shtuar edhe nje periudhe apelimi per parregullsite e ketij regjistrimi, ne fund te dy-tre viteve te ardhshme, nuk do te merret me parasysh asnje pretendim per pronesi te ketyre pasurive. Me nje fjale pretendimet e shqiptareve per marrjen e tyre, apo per ndonje forme kompensimi do te jene praktikisht te pa shpresa, pasi ata pikerisht nepermjet ligjit te vitit 1940, qe i shpallte lufte Shqiperise, konsiderohen si shtetas te nje vendi armik dhe pronat e tyre jane te bllokuara. Do te ishte e tepert te besoje se zoti Nano nuk e njeh kete realitet kaq delikat ne marredheniet tona me Greqine. Per me shume do te ishte e tepert te dyshoje se edhe vete greket nuk jane duke menduar per t'i dhene nje lloj zgjidhje ketij problemi. Ka informacione te rezervuara per kete drejtim pozitiv te ceshtjes, gje qe eshte e besueshme per disa aresye. Se pari, se korrenti europianist properendimor i drejtuar nga zoti Simitis eshte forcuar shume ne Greqi, sa qe mund te perballoje trajtimin e nje ceshtje te tille, qe per nga permasat eshte praktikisht e pafshehshme. Vete goditja qe po i jepet grupit terrorist "17 Nentori", - dicka veshtire e mendueshme me pare, - eshte deshmia me e mire per kete afirmim te linjes properendimore ne Greqi. Se dyti, Greqia ka probleme te ngjashme me Turqine (prona greke ne Turqi), dhe analogjite ne planin e te drejtes nderkombetare, megjithese jo te plota, ndihmojne. Pa asnje paragjykim ne duhet te besojme se zoti Nano, qe ka qene disa here Kryeminister, dhe qe ka patur akses ne dokumente serioze te kancelarise shteterore shqiptare, dhe per me teper nje njohes shume i mire i Greqise, eshte ne dijeni te ketyre elementeve dhe do te ishte konstruktive qe te mendoje se duhet nje kohe e nevojshme per te filluar trajtimin serioz te nje ceshtje te tille jashtezakonisht te rendesishme. 


Ne vend te mbylljes 


Si keshilltar i ish Presidentit Meidani, me duhet t'i jap pergjigje edhe nje pyetje teresisht te ligjshme, qe lidhet me ceshtjen e ligjit te luftes dhe te pronave te shqiptareve ne Greqi: Po ai, a e ka ngritur nje problem te tille? Po, madje qe ne viziten e tij te pare ne Greqi, ne vitin 1997 dhe zoti Godo, si anetar i delegacionit shqiptar, eshte jallanshahit. Per hir te se vertetes, edhe per shkak te fushates presidenciale, qe e shihte zotin Godo si pretendent serioz, ai nuk e ka pranuar ndonjehere publikisht kete, apo ndonje gje te ngjashme. Meidani e ka ngritur kete ceshtje, edhe ne takime me autoritete greke, si p.sh me ish-ministrin e Mbrojtjes se Greqise, zotin Zoazopulos dhe me se fundi edhe ne tribunen e OKB-se, ne Samitin e Mijevjecarit ne vitin 2000. Ne menyre thellesisht konstruktive, me duhet te besoj se autoritetet e reja shqiptare do te dine me dinjitet dhe pa komplekse t'a cojne me perpara cilesisht trajtimin e kesaj ceshtjeje ne raport me parardhesit e tyre. 


---------------------------------
Korrieri, 08/03/2002 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - Feel better, live better
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list