Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Recension Libri - Gazeta 55

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Aug 1 18:46:32 EDT 2002


CIKLI:Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe po na bëjnë grekët 

"Lufta për Vorio #8209; Epirin" sipas mitropolitit të Konicës Andrea 

Nga KASTRIOT DERVISHI 

Mitropoliti i Konicës, dmth pasardhësi i Sebastianosit, njëfarë Andreas, në faqet e fundit të librit objekt polemike, ka shkruar kapitullin "lufta e Vorio #8209; Epirit dhe qëllimi ynë". Ashtu siç edhe pritej nga kleriku guerrilas Andreas janë thënë po ato gjëra që i kemi dëgjuar me qindra herë nga klerikët, politikanët apo andartët grekë të kohrave të ndryshme. Mitropoliti Andreas në fillim të shkrimit të tij thotë: 

"Kur ne themi Vorio #8209; Epiri, kërkojmë jo pak për dropullitët dhe nuk themi më tepër. Jo kur themi Vorio #8209; Epir kuptojmë edhe Gjirokastrën, Delvinën, Himarën dhe Korçën. Këto janë qytete të pastra greke". 

Se ku vërteton këtë "pastërti", mitropoliti guerrilas refuzon ta thotë, apo ta vërtetojë qoftë edhe sipas formulave shekullore të gënjeshtrave greke. 

Andreas nga ana e tij shtron edhe disa probleme që duhen pasur parasysh nga "veprimtarët grekë". Sipas tij çështjet më themelore janë: 

"#8209;Të ndihmohet puna e peshkopit Anastasios Janullatos në Shqipëri. Nën drejtimin e tij është bërë mjaft punë.{Mitropoliti Andrea e quan Janullatosin "peshkop" ngaqë Kishën Ortodokse të Shqipërisë e koncepton si pjesë të kishës greke të drejtuar nga kryepeshkopi Kristodhulos. Gjithashtu mitropoliti Andrea ve në dukje se "puna" e Janullatosit triumfoi edhe mbi atë që ai e quan "propagandë rumune". Sipas tij qysh në mars 1992 Janullatos paska fituar "betejën" me kryepeshkopin e Rumanisë Kalinio, i cili ka kërkuar mosgreqizimin e vllehëve të Shqipërisë #8209;shënim}. 

#8209;Të hiqet dorë nga ndjekja e mësuesve që studiojnë në Akademinë e Gjirokastrës.{Në fakt kurrë nuk ka pasur ndjekje për ata që përgatiten si mësues të gjuhës greke në Gjirokastë. Natyrisht që s`kemi të bëjmë as me "akademi" në këtë qytet #8209; shënim} 

#8209;Të ndihmohet "Omonia" në detyrën e saj{Në fakt "Omonia" nuk ka se për çfarë të ndihmohet më, se s`ka ngelur gjë pa u bërë. #8209;shënim}. 

#8209;Të ndalohet popullimi i Vorio #8209; Epirit me shqiptarë nga Vora dhe nga Kosova. Rrezik përbën gjithashtu edhe prania e 250 mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi.{Sipas kësaj pikpamje Andreas kërkon t`i imponojë shtetit shqiptar politikat që kanë të bëjnë me popullsinë. Për më tepër kurrë nuk ka pasur ndonjë projekt në 50#8209;të vitet e fundit që të bëjë të mundur atë që thotë kleriku guerrilas grek.#8209; shënim}". 

Në pikët e tjera të fjalimit të mitropolitit Andreas, vihet re se "çështja epirote" quhet e barabartë me çështjet e tjera të "grekëve" në Maqedoni, Qipro, Turqi etj. 

Ai si të gjithë klerikët e tjerë grekë, vazhdimisht këmbëngul që të përdoren armët për të siguruar atë që ai e quan "autonomi të Vorio #8209; Epirit", nën shembullin e asaj të vitit 1914, duke marrë si shembull punën e guerrilasve priftërinj si Spiridon, Vasiliev dhe Germanos, që siç dihet kanë qenë edhe "ministra" të "qeverisë" së Zografosit. 

Për Andreasin, qëllimi arrihet "vetëm nëse luftojmë bashkë". Ai këmbëngul se "çështja e Vorio #8209; Epirit nuk ka mbaruar me vdekjen e Sebastianosit". 

Pas ardhësi i tij më këtë mënyrë tregohet në lartësinë e detyrës dhe si trashëgimtar i denjët i tij. 

  

Ilustrim:Grekët nuk urrejnë vetëm shqiptarët 

  

Kisha Ortodokse greke nuk është e drejtuar me propagandën e saj vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër të tjerëve. Për të lustruar me diçka këtë kemi cituar diçka nga një libër që është botuar në shqip në vitin 1993, nga njëfarë Magdalena Igumeni, që siç thuhet në kapak të këtij libri "banon" në manastirin femëror "Analipsos" të Kozanës në Greqi. Ky libër është përkthyer nga njëfarë Stavros Dajos, që ka mundësi duke u nisur edhe nga mbiembri të jetë ndonjë renegat shqiptar me mbiemrin "Daja". 

Në këtë libër, Magdalena përveç shpifjeve të zakonshme kundër shqiptarëve dhe historisë së tyre, sulmon pa përjashim edhe hebrenjtë, papën dhe masonët. 

Nga Magdalena Igumeni dhe manastiri i vetëquajtur "i shenjtë" me emrin "Analipeos" në Kozanë, janë botuar deri në vitin 1993, 153 libra të tjerë. 

Pjesë nga libri i Magdalena Igumenit "666 Antikrishti dhe skllevërit e tij" {Hebrenjtë #8209; Papa #8209; Masonët}:  

"Fatkeqësisht Papa me maninë e tij  të vjetër të futë nën zgjedhën e tij shqiptarët për t`i kthyer ata në katolikë, për të shfrytëzuar portet e atdheut të tyre të bukur, ndërmerr një pushtim të ri. Kësaj rradhë është Papa Inoçenti i 12#8209;të. Me pushtimin e Shqipërisë nga ai fillon vdekja e ortodoksëve dhe latinizimi i tyre. 

Ai kërkon që shqiptarët të mohojnë besimin ortodoks dhe të bëhen papistë, qoftë edhe përdhunisht. 

Shqetësimi i parë i Papës, është mohimi i alfabetit grek dhe i gjuhës. 

Së dyti ndalon rreptësisht çdo lloj botimi në shqip. Me urdhër të tij latinishtja imponohet edhe në shkollë. Shqiptarët i rezistojnë dhunës së shfrenuar, mijra e mijra flihohen në këtë luftë legjendare për tokën e tyre martire. Tani brenda në Shqipëri ndihet një kaos fetar dhe si rezultat, shumë gjunjëzohen para dhunës së antikrishtit për të shpëtuar jetën nga gjërat më të çmuara. Në këtë atmosferë kalojnë gati 150 vjet, derisa shqiptarët fshehtas nga pushtuesit arrijnë të botojnë fjalorin e parë greqisht #8209; vllahisht #8209; shqip, me ndihmën e Teodor Kavaliotit që mban emrin "Protopiria". 

Papistë kërcëllejnë dhëmbët, grumbullojnë fjalorët dhe djegin të gjitha librat e predikuesit Teodor. Ky inkuzicion ç`njerëzor, sipas librave të shenjtë, shënohet në Albanopol, në Elbasanin e sotëm. 

Dhe internimet, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve vazhdojnë. Por ata rezistojnë tmerrësisht, e megjithatë Papa fiton. Më 1881 në Shqipëri përfundimisht sundom shkrimi papik dhe imponohet alfabeti latin....".{Pjesë nga kapitulli i tretë me titull: "Perandorët e Bizantit, mbrojtës të vërtetë të interesave të shqiptarëve faqe 15 #8209; 16} 

  

"Shën Kozmai" sipas Magalena Igumenit 

  

Natyrisht që meritohet që shkruhet përherë e më tepër për Kozma Etolianin dhe ndikimin që ai ka në planet e Janullatosit në Shqipëri. 

Kjo figurë antishqiptare, e nderuar dhe e respektuar edhe nga Patriku Ekumenik Vartolomeu gjatë vizitës që ky kreu në vitin 1999 në Shqipëri, trajtohet edhe në librin e Magdalenës. Versionin e saj e sjellim përpara lexuesit{ pa koment sepse komentet i kemi bërë herë të tjera} nëpërmjet radhëve të mëposhtme: 

"Shën Kozmai lindi në një fshat të Etolisë me emrin Megadhendro. Gjyshi ishte epirotis{Nuk ka qenë "epirotas"#8209; shënim}. I ati kishte profesion endjen. Shën Kozmai kishte një mësues epirot, dhjak me emrin Anania dhe një farë Evgjenos Vulgaris. 

Shën Kozma #8209; Etolosi, me origjinë epirote, që në moshë të re u ngujua në Manastirin e Filotheosit në Ajo Oros ku bëhet shenjtor. Teksa shikonte popullin e vet të përvuajtur e të pushtuar....braktisi jetën e qetë dhe të ëmbël si i vetmuar dhe sulet si drer i etur për të shpëtuar shpirtrat që po gllabëronte edhe Papati ditë pas dite. 

Arrin në Shqipëri ku njerëzit vdisnin të papagëzuar dhe varroseshin si qenër pa prift. Anembaanë nuk gjeje kisha dhe shkolla... 

Dhe ai nisi nga shkollimi i i të vegjëlve dhe predikimi i ngrohtë duke zgjuar në shpirtin e ortodoksëve të dikurshëm shqiptarë, dëshirën e Zotit...Të respektoni pushimin e së dielës, shkoni në kisshë dhe mos preferoni "pazaret" e hebrenjve që organizojnë enkas të dielave. Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës, sepse me atë hebrenjtë lajnë të vdekurit e tyre që t`ju ndotin. 

Hebrenjtë janë padronët e antikrishtit. 

Këto e shumë të tjera predikonte e profetizonte për lavdi të Zotit, ndaj edhe populli e donte me gjithë zemër. Në një letër që Shën Kozmai i dërgontë të vëllait, Krisanth#8209;pedagog në Fakultetin Patrikan të Kostandinopojës shënonte: 

"10 mijë të krishterë më duan  dhe një më urren, 10 mijë turq më duan dhe një më urren, mijëra hebrenj më urrejnë e asnjë s`më do". 

Predikimet e tij hyjnore arritën në cepin tjetër të Shqipërisë duke shpëtuar kështu nga ferri mijëra shpirtra. Më shumë predikoi në Durrës dhe në Krujë, madje edhe në Dalmaci. 

Hebrenjtë e Epirit të tërbuar nga inati, e akuzuan Shën Kozmain tek pashai i Beratit si kryengritës, duke i dhënë sakaq pashait flori me grushta që të lëshonte fermanin e dënimit të tij. Dhe pashai dha urdhërin e arrestimit të Shën Kozmait, urdhëroi ta çojnë në vendin e ekzekutimit afër lumit Osum pranë Beratit. 

Shën Kozmai si u fal duke falenderuar Zoton që do t`i falte kurorën martire, bekoi katër cepat e Ruzullimit dhe u dha si qengj i urtë në duat e turqve të cilët e varën në degën e një peme. Dita e flijimit të martirit Shën Kozma, mbeti 24 gushti i vitit 1779. 

Paçim bekimin e tij!".{Kapitulli i tretë faqe 20 #8209;21} 

  

Magdalena kundër Tregut të Përbashkët Evropian 

  

Ndër fjalët më qesharake të Magdalenës kundër Tregut të Përbashkët Evropian{të cilin ajo e quan "fole të demonëve", "vatër dinakësh", "shpellë banditësh" etj}  renditen edhe këto të mëposhtmet: 

"Vëlla! TPE është qendra e forcave të fshehta të hebrenjve.TPE është çarku që kap jo minjtë por shpirtrat e njerëzve që diskreditohen duke qenë lidhur kokë e këmbë me antikrishtin, në mënyrë që t`i falen atij si zot. Ç`kujton? Kaq bujare na qenka kjo TPE#8209;ja duke shpërndarë pa karakter pasuritë hebreje, të cilat hebrejtë i fituan me kaq dinakëri duke u thithur gjakun  njerëzve në fillin e kohrave. Ç`farë gjaku? Sidomos atë të krishterëve duke ua thithur si vampir. Ç`farë janë vampirët?#8209;Janë lakuriq nate në Brazil që jetokan duke pirë gjak njerëzor". {Kapitulli i shtatë me titull: "Kartë elektronike ose letërnjoftim ose shenjë është e njejta gjë..", faqe45} 

  

  

Libri "Dëshmitarët e Vorio #8209; Epirit.."        

Libri i Magdalena Igumenit 

"Shën Kozmai" 

Janullatos dhe Vartolomeu nderojnë "Shën Kozmain" 

Presidenti grek Stefanopullos dhe Janullatos 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - Feel better, live better
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list