Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koci ne Gazeten Shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun Apr 28 16:51:40 EDT 2002


Nano, nga një protagonist i mirëpritur në lëvizjen për pastrim është shndërruar në një komprmentues të saj me qëndrimet e tyre INTERVISTE/ Flet sekretari i PS: Meidanin nuk e shpëton Dokle Koçi: Nano gaboi kur rehabilitoi Angjelin 
---------------------------------

Altin Kreka

TIRANE

Petro Koçi, sekretar organizativ i PS-së, thotë se Nano gaboi që rehabilitoi Angjelin dhe Muçin. Në një intervistë, Koçi thotë se dorëheqja e Namik Dokles nuk e shpëton dot presidentin Meidani nga përgjegjësia. 

Ai shpjegon idenë e tij se ky veprim i kryetarit të Kuvendit mund të riaktivizojë interesat joparimore, që mund të dëmtojnë edhe qeverinë. Koçi flet në emër të lëvizjes për vetëpastrim në PS, duke thënë se ata nuk do të lejojnë që kjo qeveri të dëmtohet si rrjedhojë e pakteve që mund të jenë bërë nga përfaqësues në PS. Ndërsa për kryetarin e PS-së, ai shprehet se Nano e ka kompromentuar rëndë veten e tij me rehabilitimin që u bëri disa emrave në PS.

Dorëheqja e kryetarit të Kuvendit mund të sjellë ndonjë krizë dhe çfarë pasojash mund të ketë ajo mbi qeverinë apo edhe nëinstitucione të tjera?
"Rasti i shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm dhe emërimi i prokurorit të ri në politikën shqiptare janë shënuar si disa dukuri që, megjithëse mund të konsideroheshin si moderne, në fakt kanë sjellë një kompromentim të saj. Kompromentim që përfshin shumicën e forcave politike, por kryesisht PS-në dhe PD-në në segmente të caktuara të saj, sepse shkarkimi i Rakipit u bë për shkak të bashkimit të interesave joparimore të segmenteve të implikuara në forcat kryesore të spektrit politik. Por, ndërsa më PS pati një reagim nga baza dhe anëtarësia e saj në PD nuk pati reagim të tillë, sepse autoritarizimi mbetet dominues në këtë parti. Rivënia e dinjitetit kushtetues nga Gjykata Kushtetuese natyrisht që ka sjellë reagime te palët e implikuara dhe, po të shikosh, ato janë vërtet më agresive, duke filluar që nga Berisha dhe deri te Meidani dhe te të tjerë. Spektakli i dorëheqjes së Dokles, e cila mbetet për t'u bërë vërtetësisht ekzekutive, nuk mund të mbulojë këtë implikim dhe sidomos nuk mund të mbulojë përgjegjësinë e Meidanit, sepse ai është përgjegjësi kryesor. Nga pikëpamja kushtetuese është ai që vendos dhe ka targën për të ekzekutuar një qëndrim të tillë apo kompromentim të spektrit politik. Pavarësisht nga këto që po ndodhin, përgjigjja e Meidanit mbetet në shesh të vlerësimit politik dhe do të jetë në thelbin e konsiderimit tonë, nëse ai do të ketë kurajon për të kandiduar sërish për president i Republikës. Eshtë normale të mendohet nëse dorëheqja e Dokles sjell kriza të mëtejshme. Jo vetëm si dorëheqje nuk sjell krizë, por mbase për interesat joparimore që mund të rishfaqen në gjithë spektrin politik. Kjo mund të vërë në rrezik funksionimin e qeverisë dhe përbërjen e saj dhe shenjat për këtë janë dhënë. Ka disa kohë që protagonistë të ndryshëm ish-qeveritarë janë duke sulmuar qeverinë "Majko". Natyrisht, në këtë kor është edhe Berisha. Mund të ketë edhe interesa të tjera, pakte të pashpallura që mund të rrezikojnë qeverinë. Unë dua të bëj të qartë se nuk mund të ketë një qeveri të re, pa një konsensus të të githë faktorëve në PS. Dhe unë mund të them në emër të një grupi të fuqishëm që promovon lëvizjen për pastrim të politikës, se ne nuk do të pranojmë asnjë ndryshim në qeveri dhe asnjë cënim për këtë qeveri, që mund të vijnë nga pakte të fshehta dhe të pashpallura".

Kush i bën këto pakte?
"Kam parasysh faktorët që lidhjen me karrigen qeveritare, e kanë lidhje patologjike".

Do ta mbështesë lëvizja juaj një kandidim të kryetarit Nano?
"Dua të sqaroj se pozicionet dhe qëndrimet e fundit të Nanos janë kompromentuese për të. Nga një protagonist i mirëpritur në lëvizjen për pastrim është shndërruar në një komprmentues të saj me qëndrimet e tyre. Unë nuk jam që Nano të rihapë konflikte duke u marrë me emra të caktuar në PS, por disa përpjekje për të rehabilituar emra në mënyrë artificiale janë kompromentuese për atë dhe për kandidatët për rehabilitim. Mund të them që Nano nuk është pjesë e lëvizjes sonë. Kemi një vetëpërjashtim të tij, ne e pritëm, por ai u përjashtua. Lidhur me kandidimin e mundshëm të tij, ne presim që kandidatura të shpallet zyrtarisht dhe do të pozicionohemi vetëm në atë moment dhe kandidaturat shpallen nëpërmjet kryesinë në KPD".

Kërcënohet qeveria nga rehabilitimet që u bëri Nano disa ish-ministrave që i kishte sulmuar?
"Qeverinë mund ta rrezikojnë paktet e fshehta dhe bashkimi i interesave personale të faktorëve të caktuar në PS. Se kush mund të jenë këta, do e provojë koha. Ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë".

Vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm?
"Kur flet Gjykata Kushtetuese të tjerët duhet të heshtin dhe ta respektojnë. S'jam me gjuhën emocionale, por nuk besoj se Parlamenti do t'i Kërkojë falje ndokujt. Vetëm vendimi i gjykatës i kërkoi falje Kushtetutës".



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list