| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Deklarata e Gjykates Kushtetuese - Z.P.Agron Alibali aalibali at yahoo.comTue Apr 23 21:44:41 EDT 2002
TIRANE - Gjykata Kushtetuese reagoi dje, ndaj deklaratave në adresë të veprimtarisë së saj, duke i cilësuar ato si një mori shpifjesh dhe akuzash të segmenteve të caktuara të politikës e të disa përfaqësuesve të institucioneve të rëndësishme shtetërore. "Kjo fushatë, ka për qëllim ti imponojë Gjykatës Kushtetuese të marrë vendime në kundërshtim me kompetencat e saj kushtetuese, dhe për ta spostuar nga roli i saj si garante për respektimin e Kushtetutës, e për interpretimin përfundimtar të saj. Ajo synon gjithashtu tu imponojë institucioneve të pavarura kushtetuese, zgjidhjen e problemeve sipas interesave politike dhe shkatërrimin e institucioneve demokratike, nën preteksin e mbrojtjes së parimit të parlamentarizmit, të demokracisë e të shtetit të së drejtës", thuhet në deklaratën e lëshuar dje nga Gjykata Kushtetuese. "Segmente të politikës dhe përfaqësues të Institucioneve, luftën kundër Gjykatës Kushtetuese, kanë filluar ta realizojnë nëpërmjet denigrimeve me karakter personal, shtrembërimeve të qëllimshme ndaj Kryetarit dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke synuar paralizimin e punës dhe duke cënuar parimin e paanësisë së Gjykatës, si organ kolegjial në vendim-marrje", vazhdon deklarata. Pakënaqësitë ndaj funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, vërshuan pas vendimit të dhënë fundjavën e kaluar, nga kjo Gjykatë, për Interpretim të tre neneve të Kushtetutës ku përcaktohet mënyra e shkarkimit të funksionarëve të Lartë të Drejtësisë. Nga vendimi i Gjykatës rezultoi se Kuvendi i Shqipërisë ka shkelur procedurën gjatë shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi, një muaj më parë. Në deklaratën e djeshme për shtyp, thuhet se "Gjykata Kushtetuese, ka shfuqizuar një numër jo të vogël ligjesh të Kuvendit dhe dekrete të Presidentit, të papajtueshme me Kushtetutën, e megjithatë nuk ka patur reagime të një natyre të tillë, si kjo e kohëve të fundit, kur Gjykata Kushtetuese nëpërmjet interpretimit, doli në mbrojtje të institucioneve të shtetit dhe parimeve të gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e firmosur nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. "Në këto momente, kur në të gjithë Europën dhe më gjerë, është konsultuar domosdoshmëria për ekzistencen dhe forcimin e gjykatave kushtetuese, kur forca politike dhe institucione të caktuara tentojnë të godasin institucionin kushtetues, ne i bëjmë thirrje opinionit publik, dhe sidomos mendimit juridik shqiptar, të shpreh realisht për mbrojtjen e institucioneve të shtetit të së drejtës", thuhet në deklaratën për shtyp, e lëshuar ditën e djeshme, nga Gjykata Kushtetuese. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Games - play chess, backgammon, pool and more -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |