Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Deklarata e Presidentit Meidani

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Apr 22 18:58:03 EDT 2002


 
Rexhep Meidani

 

Zoti President i Republikës, cili është qëndrimi Juaj pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm?

Në rradhë të parë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka karakter interpretues, pra nuk ka forcën e zbatimit të drejtpërdrejtë. Sidoqoftë ai është mbështetur edhe në Nenin 42/1 të Kushtetutës dhe në fund të vendimit flitet për fuqi prapavepruese të tij. Do të thoja që këto rreshta natyrisht që paraqesin probleme: paraqesin probleme sepse Kuvendi i Shqipërisë në këtë periudhë pluraliste 10-vjeçare ka shkarkuar Maksim Haxhiajn si Prokuror të Përgjithshëm, ka shkarkuar Zef Brozin, por njëkohësisht ka shkarkuar edhe një Kryetar të asaj kohe të Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjatën. Dhe nëqoftëse duhej të futej në fuqi ky vendim me prapaveprim, unë do të bëja pyetjen: ç’do bëjë ai anëtar i Gjykatës Kushtetuese që ka zëvendësuar Rustem Gjatën? Pra kjo do të ishte pjesa e filozofisë. Përsa i përket pyetjes konkrete: marrëdhëniet sipas Kushtetutës së Shqipërisë të Presidentit me Kuvendin janë të lidhura ngushtë përsa i përket institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm. Procesi i lirimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm dhe procesi i emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm kryhet nëpërmjet dyshes Kuvend-Institucion i Presidentit të Republikës. Kjo është shumë e qartë në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në këtë pjesë natyrisht që nuk ka asnjë hapësirë për ta deformuar ose për t’i dhënë interpretime të tjera. Pra Presidenti i Republikës është i detyruar, pavarësisht vendimeve të institucioneve të tjera të pranojë vetëm ato gjykime dhe vendime që merr Kuvendi i Shqipërisë dhe absolutisht asnjë institucion tjetër, qoftë ky brenda vendit apo jashtë vendit. Çdo vendim i tillë detyrimisht duhet të kalojë vetëm nëpërmjet Kuvendit të Shqipërisë.

Një pikë tjetër: në qoftë se do të shtrohej problemi për ta analizuar edhe njëherë një vendim të institucionit të Presidentit të Republikës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Unë mund t’ju përgjigjem se do të ndiqja të njëjtën rrugë dhe të njëjtat procedura dhe nuk do të lejoja nëasnjë mënyrë që në këtë detyrë të Prokurorit të Përgjithshëm. Unë mund t’ju përgjigjem se do të ndiqja të njëjtën rrugë dhe të njëjtat procedura dhe nuk do të lejoja në asnjë mënyrë që në këtë detyrë të Prokurorit të Përgjithshëm, mbasi të më vinte një propozim nga Kuvendi, të qëndronte ai individ, i cili në ballafaqimin me Presidentin, por edhe përpara, nëpërmjet deklaratave në shtyp, të thotë që më kanë shkarkuar deputetët që janë me dosje. Një gjë e tillë përmban dy elementë: elementin e parë të paaftësisë së Prokurorit të Përgjithshëm që ka lejuar të bëhen deputetë njerëz me dosje që s’i ka çuar paraprakisht në gjykata, si dhe elementin e dytë; në qoftë se Prokurori i Përgjithshëm këto dosje i ka krijuar kur këta kanë qenë deputetë, prokurori ka shkelur ligjin sepse ai nuk mund të veprojë mbi deputetët pa kërkuar paraprakisht heqjen e imunitetit të tyre parlamentar. Dhe kjo ka qenë përgjigja ime në ballafaqimin me Prokurorin e Përgjithshëm dhe fatkeqësisht po këtë gjykim, ish prokurori i përgjithshëm e ka mbajtur edhe në mjediset e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit duhet ta konsiderojë këtë lloj logjike.

Së treti, Gjykata Kushtetuese, natyrisht që ka fuqinë e interpretimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të krijimit të filozofisë kushtetuese, por në asnjë mënyrë nuk duhet të shqetësohet më shumë për "çështje Morina" apo "vajtja në Golem", karshi filozofisë kushtetuese siç është përshëmbull aderimi i Shqipërisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare që fillon veprimtarinë e saj më 1 korrik të këtij viti.

Po kështu Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka për detyrë të ndihmojë institucionet në zhvillimin dhe konsolidimin e tyre demokratik dhe nuk mund të arrijë që të pezullojë veprimtari siç është ajo e Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim gjykoj që ka teprime dhe ekzagjerime politike përsa i përket pozicionit dhe Kushtetutës së Shqipërisë dhe unë do të sugjeroja që Kuvendi i Shqipërisë si hap të parë mund të bëjë shqyrtimin e ligjit mbi Gjykatën Kushtetuese për të përcaktuar me kompetencë dhe me një saktësi tepër shkencore kompetencat e Gjykatës Kushtetuese që mishërohet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, miratuar rreth dy-tre vjet më parë, të shikohet veprimtaria e mëtejshme e Gjykatës Kushtetuese e natyrisht të mos arrihet sot në gjykime të parakohëshme për të prekur Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi të mbarojë cikli kushtetues, natyrisht çdo model që i afrohet edhe modelit amerikan mund të jetë normal edhe për Shqipërinë.

---------------------------------



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Games - play chess, backgammon, pool and more
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list