Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Njoftim per demshperblim - GSH

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Apr 19 23:22:24 EDT 2002


FONDI AUSTRIAK I VLLAZERIMIT
---------------------------------

Asistencë për skllevërit dhe puntorët me mëditje të rregjimit nacional-socialist në territorin e sotëm të Austrisë

Ligji Austriak për Fondin e Vllazërimit parashikon asistencë vullnetare për skllevërit dhe puntorët me mëditje të rregjimit nacional-socialist në territorin e sotëm të Republikës së Austrisë.

E drejta për asistencë:

a) Puntorët me mëditje

Të drejtën për asistencë e kanë personat, të cilët janë detyruar të punojnë me forcë nga rregjimi nacioanl-socialist në industri, ekonomi ose në sektorët publik si dhe në bujqësi në territorin e sotëm të Republikës së Austrisë.

Gjithashtu të drejtën për asistencë e kanë personat, të cilët janë detyruar të punojnë forcërisht nga rregjimi nacioanl-socialist në territorin e sotëm të Republikës së Austrisë për arsye politike, për arsye te prejardhjes, të fesë, kombësisë, orientimit seksual, për arsye të të metave trupore dhe mendore, për arsye të përkatësisë asociale ose që kanë pasur të bëjnë me eksperimentet mjeksore.

b) Puntorët skllevër

Të drejtën për asistencë e kanë personat, të cilët në territorin e sotëm të Republikës së Austrisë kanë punuar forcërisht si skllevër në kampet e përqëndrimit apo në burgje të ngjashme me to. Këto kampe përqëndrimi ose të tilla të ngjashme përfshijnë vecanërisht kampet, në të cilat janë deportuar në vitet 1944/1945 në territorin e sotëm të Austrisë puntorë skllevër cifutë nga Hungaria dhe që janë shfrytëzuar në rrethinat e Vjenës ose në ndërtimin e murit juglindor.

Nuk kanë të drejtën për asistencë të burgosurit në kampin e përqëndrimit në Mauthausen dhe në filialet e tij si dhe në filialet e kampit të përqëndrimit në Dachau, edhe pse këto kampe kanë qënë në territorin e sotëm të Austrisë. Këto persona mund të marrin asistencën nga Fondacioni " Erinnerung, Verantwortung und Zukunft".

Femijët, të cilët janë deportuar me njërin nga prindërit, si dhe fëmijët, të cilët kanë lindur gjatë kohës së shfrytëzimit të nënës për punë të detyrueshme, kanë gjithashtu të drejtën për asistencë.

N.q.se personi që ka të drejtën për asistencë ka vdekur me ose mbas datës 15. Shkurt 2000, atëherë në vend të tij mund të përfaqësohen trashigimtarët sipas të drejtës që i jep ligji në vendin e tyre.

Afati i dërgimit të kërkesës mbaron me datë 27. Nëntor 2002

Österreicher Versöhnungsfonds
Postfach 44
A-1011 Wien
Tel. +43 1 51360 16, Fax: +43 1 51360 16 15
http:/www.versoenungsfonds.at



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Games - play chess, backgammon, pool and more
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list