Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gjykata Kushtetuese

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Apr 19 10:26:29 EDT 2002


Kushtetuesja: Shkarkimi i Rakipit, i parregullt Lajmi i ores 3:55 PM 

Ish-kryeprokurori RakipiTIRANE (19 Prill) - Gjykata Kushtetuese e quan shkarkimin e ish-prokurorit Arben Rakipi të parregullt . Pas interpretimit të neneve 128, 140 dhe 149 të Kuhtetutës: vendimi për shkarkimin e Rakipit është i parregullt. Gjykata Kushtetuese e ka marrë vendimin pasi ka pranuar kërkesën e 29 deputetëve socialistë të cilët kishin bërë ankim në lidhje me procedurat e shkarkimit të ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Me anë të këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese detyron Kuvendin për rifillimin nga e para të procedurave, që shkarkuan para disa ditësh Rakipin. Ndërkohë në fillim të javës që vjen kjo gjykatë do të marrë vendimin edhe për ankesën e depozituar vetë nga ish-kryeprokurori, i cili pretendon të jetë shkarkuar padrejtësisht. ad/ko (BalkanWeb)  Shkarkimi i Rakipit, Kushtetuesja pranon kërkesën e deputetëve Lajmi i ores 3:10 PM 
TIRANE (19 Prill) - Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim para disa minutash, që të pranojë kërkesën e 29 deputetëve socialistë të cilët kishin bërë ankim në lidhje me procedurat e shkarkimit të ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Me anë të këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese detyron Kuvendin për rifillimin nga e para të procedurave, që shkarkuan para disa ditësh Rakipin. Ndërkohë në fillim të javës që vjen kjo gjykatë do të marrë vendimin edhe për ankesën e depozituar vetë nga ish-kryeprokurori, i cili pretendon të jetë shkarkuar padrejtësisht. dxh/an (RASH/BalkanWeb)



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list