Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Doing Business in Albania - Soros

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Apr 18 23:01:04 EDT 2002


FONDACIONI SOROS Lajmërim i Fondacionit Soros
---------------------------------

FTESE PER PROJEKTE NE FUSHEN E EKONOMISE

Programi i reformës Ekonomike i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Fondacioni Soros ju fton të aplikoni pranë këtij programi me projekte në fushat e mëposhtme:

o Zhvillimi i kapaciteteve të shoqatave të biznesit nëpërmjet:
o Nismave që synojnë krijimin dhe lehtësimin e komunikimit mes këtyre shoqatave dhe qeverisë
o Nismave që rrisin rolin përfaqësues të këtyre shoqatave në përpunimin e politikave ekonomike
o Trainimit, shkëmbim përvoje me vendet e rajonit
o Përmirësimit të legjislacionit në favor të zhvillimit të biznesit dhe tërë ekonomisë së vendit

o Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive mbi ekonominë e tregut nëpërmjet:
o Sigurimit dhe lehtësimit të marrjes së informacionit për krijimin e zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm
o Studimeve profesionale mbi mundësitë potenciale të zhvillimit të ekonomisë në Shqipëri e veçanërisht të biznesit, rrugët për përmirësimin e sektorëve ekzistues të ekonomisë, si dhe mbi problemet që frenojnë investimet e huaja në Shqipëri
o Debateve me qëllim zhvillimin e sektorëve të veçantë të ekonomisë

Preferohen projekte konkrete e të detajuara që sigurojnë një impakt të drejtpërdrejtë mbi komunitetin. Janë të ftuar të aplikojnë shoqatat e biznesit/OJQ - të që operojnë në fushën e ekonomisë, agjensi, dhoma të tregëtisë, institucione publike etj misioni i të cilave është zhvillimi ekonomik i vendit.

Të interesuarit duhet të paraqiten pranë sekretarisë së Fondacionit Soros për të tërhequr formularët si dhe për t'u njohur me kriteret e aplikimit.

Formularët dhe gjithë dokumentacioni mbështetës duhet të paraqiten jo më vonë se 13 Maj 2002 pranë sekretarisë së Fondacionit Soros në adresën e mëposhtme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Fondacioni Soros)
Rr. Pjetër Bogdani Pall 23/1, Tiranë
Tel 234621/234223/235856/248213
Fax: 235855



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list