| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Privatizimi i AlbtelekomitAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Apr 17 23:36:15 EDT 2002
Telekom dhe përgjegjësia para publikut Nga Dr.Zef Preçi Privatizimi i shoqërisë Alb-Telekom përbën padyshim një ndër çështjet themelore të privatizimit të sektorëve strategjikë të ekonomisë sonë publike. Kjo për një numër arsyesh: së pari, sepse përfaqëson një degë monopol që ndodhet në duart e shtetit. Së dyti, sepse veprimtaria e kësaj kompanie është fitimprurëse si për shkak të pozitës së saj në treg, ashtu edhe për faktin se në mbarë botën gjatë dekadës së fundit është vënë re nje "boom" i vërtetë në teknologjinë e informacionit. Së treti, me industrinë e telefonisë lidhen jo vetëm interesat e vendit tonë për të siguruar veprimtarinë normale të ekonomisë sonë kombëtare dhe disa burime shtesë në të ardhurat e buxhetit të shtetit, por edhe një sërë interesash ekonomike dhe politike të vendeve fqinje. Së katërti, përvoja e privatizimeve që janë kryer deri më sot në ekonominë tonë kombëtare duke përfshirë edhe telefoninë e lëvizshme (celulare) është me tepër negative sesa pozitive dhe ka çuar në zhvendosjen e monopoleve shtetërore të natyrshme, të trashëguara nga ekonomia e centralizuar, në monopole dhe në oligopole të reja private, madje edhe në shndërrimin e këtyre të fundit në instrumente të fuqishme të ndërhyrjes mbi këtë ekonomi. Së pesti, situatat e paqendrueshme të rajonit të Ballkanit gjatë 3 - 4 viteve të fundit dhe procesi politik i brendshëm nuk kanë mundësuar një funksionim normal të tregjeve, gjë që do të thotë se shoqeritë e mëdha private që pritej te investonin në këtë rajon duke përfshirë edhe vendin tonë, nuk kanë qene të interesuara të rrezikonin paratë e tyre në një treg të pasigurt, ndërsa pasuritë e çmueshme të këtyre vendeve sic është telefonia fikse, nuk jane çmuar me atë vlere që do të merrnin në një situatë më të mirë. Së fundi, pas një dekade tranzicioni mund dhe duhej që vendi yne të braktiste njëherë e përgjithmonë tezën e privatizimeve politike për interesa kryesisht elektorale dhe të individëve apo të klaneve vendase dhe të huaja të lidhura me politikën dhe të përqafonte atë të privatizimeve ekonomike, d.m.th që kanë në themelin e vet efektivitetin, leverdinë publike dhe rritjen e konkurueshmërise në përgjithësi. Pas këtij aresyetimi, nuk besoj se ka shumë vend për të përdorur termin zvarritje në privatizimin e shoqërisë Alb-Telekom. Sepse qeveria dhe institucionet e ngarkuara me privatizimin janë përgjegjëse përpara publikut, dhe çdo nxitim mund të çoje në të njëjtat rezultate siç ka ndodhur me telefoninë e levizshme; mund të kënaqen disa individë, mund të sigurohet një mbështetje politike e përkohshme ndaj tyre a të ruhen me fanatizëm per njëfare kohe interesa të caktuara politike, por kurrsesi nuk do të përmbushen detyrimet kushtetuese, morale, politike dhe kombëtare të qeverisë së radhës ndaj qytetarëve të vendit të vet. Ne fund të fundit, privatizimi ka kuptim nëse zgjerohet zënia me pune e qytetareve qe presin për vite për nje vend pune, sepse ata jane në njëfare kuptimi pronarë të ligjshëm të asaj pasurie kombëtare që disponon vendi në një kohë të dhënë. Kjo do të thote edhe se nëpërmjet privatizimit mund dhe duhet të përmiresohet menaxhimi i nje shoqërie publike siç është Alb-Telekomi pas kalimit të saj ne duart e privatëve dhe përmiresim i menaxhimit do të thote në mënyrë te njëkohshme si shtim i të ardhurave në buxhetin e shtetit në krahasim me periudhat e mëparshme, ashtu dhe zgjerim e përmirësim i shërbimit telefonik e ulje e kostos se tij për qytetarët përfitues të ketij shërbimi. Privatizim do të thote hyrje e teknologjisë bashkëkohore ne vend dhe jo thjesht shfrytëzim i asaj qe kalon ne duart e privatëve ndryshe çfare gjendet në momentin e privatizimit. Gjithashtu, privatizim do te thotë qe aftësia eksportuese e vendit të rritet me shpejtësi dhe ekonomia kombëtare e dominuar nga sektori privat të jetë e aftë të konkurojë ne ekonomine globale, te gjenerojë stabilitet, mirëqenie dhe shpresë për qytetarët e vet. Sipas mendimit tim, përpara se te hidhen hapa te tjerë ne procesin e privatizimit të shoqërise Alb-Telekom, duhet te marrin përgjigje te drejtpërdrejtë te paktën disa çështje themelore të tilla si: si do të veprohet me përfshirjen ne privatizim të kapitalit vendas, pasi dihet se thuajse të gjitha skemat e derisotme të privatizimit e kanë përjashtuar për shkaqe ende të pashpjeguara kete mundësi; cila do te jete rruga apo skema më e efektshme e privatizimit, d.m.th do të ndiqet formula e debatuar gjerësisht vitin e kaluar e privatizimit të menjëhershëm d.m.th sipas asaj formule të caktuar nën presionin politik te qeverisë se asaj kohe apo do të privatizohen pjesë të caktuara te aksioneve te kesaj shoqërie, d.m.th do të ecet duke testuar tregjet dhe te ecet me hapa te matur për të maksimizuar përfitimet ne interes te ekonomisë kombëtare. Personalisht jam ne favor te rrugës së dytë apo te çfarëdo varianti qe merr ne konsideratë edhe aktivizimin edhe të tregut te kapitaleve nëpërmjet këtij privatizimi. Në këtë kuptim, e konsideroj positive qe institucionet qeveritare po debatojne për të gjetur rrugët më të efektshme për të realizuar privatizimin e shoqërise Alb-Telekom, pa cënuar interesat afatgjatë te rritjes ekonomike te vendit. Dëmi nga zvarritja - Është e vërtetë se ekonomisë së vendit tone i jane shkaktuar dëme te shumta nga qeverisja jo efektive e saj për periudha të gjata kohe, nga infiltrimi ne vendimmarrje i interesave të klaneve te biznesit, të lidhura ose jo me qarqet politike, infiltrimi i interesave ekonomike dhe strategjike të vendeve fqinje kryesisht atyre greke, etj., qe të marra së bashku kanë rritur koston e procesit te tranzicionit, kanë zgjeruar problematikën e këtij procesi sidomos ne drejtim te pranisë se gjerë te ekonomisë së zezë dhe asaj kriminale, e mbi te gjitha, kane ngadalësuar kapërcimin epokal ne ekonominë e tregut pas përvojes së dhimbshme të centralizimit te burimeve ekonomike dhe vendimmarrjes mbi to nën rregjimin e shkuar totalitar socialist. Ndërsa përsa i takon vonesës ne privatizimin e shoqërise Alb-Telekom mendoj se kjo ka patur dy anë. Ana pozitive qëndron ne faktin se per here te pare nje vendimmarrje kaq e rëndësishme është debatuar dhe po debatohet ende më shumë profesionalisht sesa politikisht dhe ka ngjallur interes publik per te ardhmen e pasurive kombëtare. Ne kete menyrë mendoj se është rritur presioni publik mbi qarqet politike dhe vete qeverinë per tiu shmangur vendimeve te nxituara apo më keq të imponuara nga brenda e nga jashtë apo për motive të rastit. Ana negative mendoj se qendron ne faktin se qeveria e mëparshme, nëpërmjet një vendimmarrjeje kryesisht politiko-elektorale-propogandistike, të dyshimtë e të nxituar dhe pa argumentet e pamjaftueshme mbi privatizimin e shoqërise Alb-Telekom, e ka vene qeverinë e sotme ne një pozitë te vështire ne marrëdheniet e saj me institucionet financiare ndërkombëtare. Kjo sepse konsiderimi i privatizimit te kësaj shoqërie si nje prioritet dhe vendosja e afateve kohore per kete qellim, ka cuar ne rrezikimin e të ardhurave buxhetore të vitit ne vazhdim me të gjitha rrjedhojat që sjell ky mosrealizim. Por nxitimi për ta hequr qafe një pasuri aq të çmueshme dhe të papërsëritshme mund të jete dhe më i dëmshëm. Dhe ne kete rast demi nuk është vetem per disa milionë dollarë qe pritet ti shtohen buxhetit (askush nuk mund te thote se me cmjeshtëri është kalkuluar shuma e te ardhurave buxhetore nga ky transaksion, kur dihet se kete e percakton tregu dhe ne vendet me kushte te ngjashme me Shqipërinë nga shitja e telefonisë fikse jane siguruar qindra e miliarda dollarë amerikane), por edhe për rrezikun qe te mos kete asnje efekt ne përmirësimin e shërbimit, ne rritjen e konkurrences në tregun e shërbimit telefonik fiks dhe do të mundësoje kështu ndoshta edhe infiltrimet qe u përmenden më lart. Thënë ndryshe, nxitimi ne realizimin e privatizimit apo privatizimi me urdher dite i shoqërise Alb-Telekom mund të çoje ne luajtjen e se njëjtes dramë, pavarësisht se ne skenen politike shqiptare mungojne aktorët qe e pergatiten. Albtelekom dhe borxhet Çështja e borxheve te shoqërise Alb-Telekom ndaj kompanisë se privatizuar AMC dhe atyre qe të tretet duke përfshirë edhe institucionet shtetërore i kanë asaj duket se është nje çështje mjaft e ndërlikuar. Ajo të sjell ndërmend tere tablonë e dhimbshme te procesit te privatizimeve ne ekonominë tone kombëtare. Kjo ecuri fillon me menaxhim te papergjeshëm, me thellim te humbjeve financiare, me investime te pamenduara, me humbje te prestigjit në treg, me përkeqësim te marrëdhenieve me klientet/konsumatorët, etj. Për fat te keq, kështu duket se po ndodh edhe me shoqërine Alb-Telekom. Askush nuk ka shpjeguar deri me sot se mbi cilen baze juridike dhe interesat e kujt kane mbrojtur ajo ushtri nëpunësish te ulet e te larte, te paguar nga shteti shqiptar dhe mbase edhe nga kompanitë e huaja që lakmojne blerjen e telefonise fikse te cilet kane ideuar, mbështëtur juridikisht, ekonomikisht dhe politikisht marrëveshje qe cenojne interesat e kompanisë dhe te vete shtetit; përse janë shkarkuar brenda nje kohe të shkurtër drejtues te lartë te te shoqërise pa analizat e mjaftueshme dhe publike; përse nuk ka ushtruar detyrat që i ka ngarkuar ligji këshillit mbikqyrës të kësaj kompanie në ushtrimin e të drejtave pronësore ne emër dhe për llogari te shtetit shqiptar te deleguara nga qeveria, e perse te tilla ka plot. Shqipëria është nder ato pak vende te botes qe edhe pse është shume e varfer, ligjet, vendimet e qeverise apo edhe kontratat e rendesishme me efekt financiar ne ekonomine kombetare diskutohen post factum dhe ndoshta pa asnje mundësi rishikimi a plotesimi per te harmonizuar interesat e palëve pa krijuar penalitete në dëm të kësaj ekonomie, por asnjëhere për llogari te përgjegjësve politike a te drejtuesve te larte qe i krijojne keto detyrime. Shembulli i depove te naftës ne Portin e Durresit dhe pasojat qe kane krijuar per investimet ne Korridorin e Tetë është i mjaftueshëm per te kuptuar se si është menaxhuar dhe menaxhohet kjo ekonomi. Ndonëse deri me sot mungon dukshëm transparenca ne procesin e privatizimit te shoqërise Alb-Telekom dhe burime te ndryshme japin shifra te ndryshme mbi veprimtarinë dhe gjendjen financiare te kësaj kompanie, nje gjë është e sigurt: shkalla e penetrimit të telefonisë fikse (numri i telefonave për njëmijë familje) është ende shume e ulët, larg parametrave të vendeve të zhvilluara dhe kjo veprimtari është aktualisht në pozita monopolistike në treg, si dhe çmimet me të cilat e ofron shërbimin e vet jane tepër të larta. Kjo do te thote se ekziston një treg potencial për zhvillimin e shpejtë të saj, se edhe ashtu siç është nuk mund të prodhojë humbje financiare, se veprimtaria e saj e derisotme sidomos investimet qe jane kryer e po kryhen duhet të analizohen me profesionalizëm dhe në mënyrë transparente, se nga privatizimi i kësaj kompanie janë të gjitha gjasat që një pjesë e kapitaleve të shqiptarëve apo të bizneseve të tyre të shndërrohen në aksione të kompanisë, për të mos e gjykuar nesër si privatizimin e shanseve të humbura. Vendit nuk i duhen reforma për hir te reformave, por reforma të thella qe sjellin përfitime në radhë të parë për qytetarët e vet. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |