Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Riviera e Jonit - GSH

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Apr 17 23:22:00 EDT 2002


Faqja 21 - KULTUREmydate = new Date();myday = mydate.getDay();mymonth = mydate.getMonth();myweekday= mydate.getDate();weekday= myweekday;myyear= mydate.getYear();year = myyear;if(myday == 0)        day = " E Diele, "      else if(myday == 1)      day = " E Hene, "else if(myday == 2)        day = " E Marte, "   else if(myday == 3)        day = " E Merkure, "   else if(myday == 4)        day = " E Enjte, "else if(myday == 5)        day = " E Premte, "else if(myday == 6)        day = " E Shtune, "if(mymonth == 0)         month = "Janar "else if(mymonth ==1)         month = "Shkurt "else if(mymonth ==2)        month = "Mars "else if(mymonth ==3)       month = "Prill "else if(mymonth ==4)         month = "Maj "else if(mymonth ==5)         month = "Qershor "else if(mymonth ==6)         month = "Korrik "else if(mymonth ==7)       month = "Gusht "else if(mymonth ==8)      month = "Shtator "else if(mymonth ==9)     month = "Tetor "else if(mymonth ==10)     month = "Nentor "else if(mymonth ==11)     month = "Dhjetor"document.write("
"+ month);document.write(myweekday+", " + year +"");
Prill 17, 2002 
Operatorët turistikë të Korfuzit, të shtunën në Butrint Fshatrat e bregdetit jonian së shpejti Monument Kulture
---------------------------------

an.mi.

SARANDE

Fshatrat e bregdetit të Sarandës do të shpallen së shpejti Monument Kulture. Specialisti i Ateljesë së Monumenteve të Kulturës në Sarandë, Telemak Llahanaj, bëri të ditur për "Gazetën" se projekti përkatës është ndërmarrë pas një studimi të disa specialistëve të kësaj fushe. 

Llahanaj shtoi se "ajo që ka rëndësi në kompleksin e fshatrave të Rivierës joniane, janë veç të tjerash aspektet arkitekturore, ndërtimet origjinale në gurë dhe dru, rrugicat e kalldrëmta, kishat dhe objektet e tjera të kultit, etj". Përfshirja e kësaj zone si zonë Monument Kulture sipas specialistëve do të krijojë mundësinë e ruajtjes së vlerave të mësipërme, parandalimin e tendencës së përhapur për ndërtime pa kriter me beton etj. 


Nga ana tjetër, rreth 60 përfaqësues të agjensive turistike më në zë të ishullit helen të Korfuzit (Greqi), do të vizitojnë qytetin antik të Butrintit dhe vlerat e tjera arkeologjike në periferi të Sarandës. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare. Burime të kësaj zyre pohuan se kjo vizitë është kurorëzimi i bashkëpunimit dhe ftesës që Parku i Butrintit u bën fqinjëve të agjensive turistike nga Korfuzi, në kushtet kur rreth 80 për qind e turistëve të huaj që frekuentojnë Sarandën dhe Butrintin vijnë pikërisht nga ishulli grek. Disa nga agjensitë e mësipërme janë: FirstChoise, Neekerman, TUI, Thomson, etj. Tare tha se "Drejtuesit e këtyre agjensive përfaqësojnë kompanitë më të fuqishme turistike nga Europa Veriore.


Ndërkaq Butrintit dhe rrethinave të tij, që aktualisht përfshihen në Parkun Kombëtar të Butrintit u janë kushtuar shkrime të herëpashershme në disa organe të shtypit perëndimor.


Vetëm pak kohë më parë Zyra e Butrintit përfundoi një Marrëveshje për nxitjen e turizmit në rajonin e Butrintit dhe Sarandës. Qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të zyrave turistike të Korfuzit dhe i Marrëveshjes së mësipërme mësohet të jetë sensibilizimi i opinionit të ishujve jonianë me vlerat dhe pasuritë e rralla arkeologjike dhe të monumenteve të kulturës në këtë rajon. Butrinti është e vetmja qendër e trashëgimisë kulturore botërore në rajon e shpallur nga UNESCO.

 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list