| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Para vendimit te Gjykates KushtetueseAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Apr 17 23:10:36 EDT 2002
Faqja 4 - POLITIKEmydate = new Date();myday = mydate.getDay();mymonth = mydate.getMonth();myweekday= mydate.getDate();weekday= myweekday;myyear= mydate.getYear();year = myyear;if(myday == 0) day = " E Diele, " else if(myday == 1) day = " E Hene, "else if(myday == 2) day = " E Marte, " else if(myday == 3) day = " E Merkure, " else if(myday == 4) day = " E Enjte, "else if(myday == 5) day = " E Premte, "else if(myday == 6) day = " E Shtune, "if(mymonth == 0) month = "Janar "else if(mymonth ==1) month = "Shkurt "else if(mymonth ==2) month = "Mars "else if(mymonth ==3) month = "Prill "else if(mymonth ==4) month = "Maj "else if(mymonth ==5) month = "Qershor "else if(mymonth ==6) month = "Korrik "else if(mymonth ==7) month = "Gusht "else if(mymonth ==8) month = "Shtator "else if(mymonth ==9) month = "Tetor "else if(mymonth ==10) month = "Nentor "else if(mymonth ==11) month = "Dhjetor"document.write("
"+ month);document.write(myweekday+", " + year +"");
Prill 17, 2002
Kushtetuesja rrezikon MeidaninÇuka: Nëse kthehet Rakipi Presidenti të largohet
---------------------------------
TIRANE
"Meidani të japë dorëheqjen. Unë kam besim te presidenti dhe ai do ta bëjë këtë", ky është reagimi jo pak ironik i deputetit socialist Lekë Çukaj. Ky qëndrim i tij niset nga fakti se Gjykata Kushtetuese pritet të bëjë publik një vendim, ku e shpall antikushtetuese vendimin e presidentit për të shkarkuar Arben Rakipin nga posti i kryeprokurorit. Çukaj e çon edhe më tej idenë e tij të hedhur disa javë më parë që në kohën kur në Gjykatën Kushtetuese mbronte kërkesën e 29 deputetëve socialistë që kërkonin interpretimin e Kushtetutës për nenet ku planifikohet shkarkimi i kryeprokurorit, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës së Lartë. Sipas tij, dorëheqjen duhet ta japë edhe personi që e këshilloi për ta marrë këtë vendim. I pyetur se kush është ky person, Çukaj thotë: "Kryeprokurori aktual dhe ish-këshilltari juridik i presidentit". Deputeti socialist Lekë Çukaj këtë ide të tij e ka dhënë edhe më parë, por ajo u la në harresë për shkak vonesës së Gjykatës Kushtetuese për dhënien e vendimit. Dihej që Gjykata kishte caktuar Gjergj Sulin, anëtar të saj, si relator për kërkesën e bërë nga ish-kryeprokurori Arben Rakipi. Ndërsa Sokol Sadushi, anëtar i po kësaj gjykate, ishte relator i çështjes që lidhej me kërkesën e 29 deputetëve socialistë. Mësohet se trupi gjykues ka bërë disa seanca në lidhje me këtë çështje dhe pritet që vendimi për to të shpallet njëherësh, mbase brenda javës. Dikush e interpreton vonesën edhe me përfundimin e takimit të miqve të Shqipërisë në Vjenë. Dorëheqja është rruga më e mirë që deputeti i PS-së dhe kryetari i Komisionit parlamentar të Mandateve dhe Rregullores i propozon presidentit Meidani për të shlyer gabimet e mundshme. Gjihthmonë pas vendimit të Kushtetueses në favor të Rakipit. Ndonëse Meidani është në fund të mandatit të tij, sipas Çukajt mund të bëjë që kjo dorëheqje të jepet mbase edhe në fund të mandatit, pas dy muajsh.
---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |