Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] "Miqte e Shqiperise" - GSH

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Apr 16 21:37:51 EDT 2002


koment Inflacioni i "miqve" në Vjenë 
---------------------------------

Përgatitja e takimit të "Miqve të Shqipërisë" me klasën politike shqiptare në Vjenë tregoi dhe njëherë se këtij forumi konsultativ i ka ardhur koha që të rreshtë së ekzistuari. Ai mund të ndryshojë format por është e pakonceptueshme që të vazhdojë të shërbejë si një tribunë ku të shprehen dhe qëndrime që bien ndesh me interesat e shqiptarëve. Se ndryshe vetë emri i këtij forumi do tingëllonte ca cinik. 

Burime diplomatike bëjnë të ditur se miqtë realë të Shqipërisë kanë shpenzuar shumë energji për të shmangur përfshirjen e pretendimeve ruse, ukrainase dhe maqedonase nga projektdeklarata që hartohej para takimit. Përfaqësuesit e këtyre tre vendeve u përpoqën që të fusnin në dokumentin e përbashkët paragrafë të tillë që synojnë ta paraqesin Shqipërinë si "vrimën e zezë" të Ballkanit. Gjithnjë sipas këtyre pretedentimeve shteti i shqiptarëve përbën rrezik për sigurinë dhe rendin e vendeve fqinjë. 

Eshtë e qartë se rajoni i Ballkanit shikohet nga optika krejt të ndryshme madje dhe të kundërta nga "fuqitë e mëdha". Por të paktën tribuna e forumit "Miqtë e Shqipërisë nuk ka pse të jetë aula ku të përplasen interesat gjeopolitike dhe të shqiptohen vokacione, të cilat duke e nxirë Shqipërinë rreken të transmetojnë idenë se vendi ynë nuk mund të jetë pjesë e familjes së madhe euroatlantike. Kjo bie ndesh me vetë qëllimin për të cilin u shpall krijimi i Grupit. Katër vjet më parë, kur kryeministri i atëhershëm italian Romano Prodi ndodhej për vizitë në Uashigton bashkë me Klintonin bëri publik krijimin e "Miqve të Shqipërisë". Ky forum u krijua për të koordinuar ndihmën e gjithë vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare ndaj një vendi që kishte kaluar një krizë të thellë. Por realiteti shqiptar është shumë larg nga ai i katër viteve më parë. Një nismë e tillë synonte ta bënte sa më efikase kontributet ndaj Shqipërisë. Por ky forum duket se po e zhvlerëson qëllimin për të cilin u krijua. Megjithëse ky nuk është një forum vendimarrës, gjithësesi është opinionbërës. Duket qartë se kurrfarë kriteri nuk ka patur për t'u përfshirë në këtë forum. Për shëmbull çfarë kontributi mund të ofrojë Ukraina për shqiptarët, natyrisht nëse harrohen armët më të cilat furnizon qeverinë e Shkupit duke synuar të mbajë të ndezur konfliktin ndëretnik në Maqedoni. Nga pikëpamje ekonomike, të ardhurat për frymë të këtij vendi me një infrastrukturë të rrënuar janë shumë më të ulëta se në Shqipëri. Ai është gjithashtu një vend ku institucionet ndërkombëtare kanë konstatuar se nuk ka një zhvillim normal të demokracisë. Argumenta të ngjashme mund të jepen dhe kundër pranisë ruse, maqedonase në këtë Grup. Miqtë realë të Shqipërisë po na ndihmojnë pavarësisht ekzistencës së këtij forumi, siç na kanë ndihmuar dhe para krijimit të tij. Prania e Rusisë, Maqedonisë e Ukrainës nuk besojmë se është një kusht pa të cilën SHBA e Bashkimi Evropian, FMN, Banka Botërore do hezitonin.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list