Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Takim me Ambasadore - Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Apr 12 22:30:44 EDT 2002


 

Kryeprokurori Sollaku takon ambasadorin amerikan dhe grek

Limpreht: Politika, larg prokurorisë

TIRANË - “Politika nuk duhet të ndërhyjë në hetimet e prokurorisë”,- tha dje ambasadori i SHBA-së, Jozef Limpreht, pas takimit me kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Sipas tij, është domosdoshmëri mosndërhyrja e udhëheqësve politikë në punën e Prokurorit të Përgjithshëm. Gjatë takimit, i cili u zhvillua dje në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Limpreht ishte i shoqëruar edhe nga këshilltari politik i Ambasadës Amerikane, Thomas Jadzgerdi. Ambasadori Limpreht i shprehu kryeprokurorit Sollaku gatishmërinë e Qeverisë Amerikane për të ndihmuar organin qëndror të akuzës. Kjo ndihmë mund të jetë juridike, në materiale dhe trajnime të ndryshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e trafiqeve të të gjitha llojeve. Limpreht pohoi se qeveria Amerikane, në kuadrin e bashkëpunimit, është e gatshmë që të ofrojë mbështetjen e saj edhe nëpërmjet bashkëpunimit të organit të akuzës shqiptare me FBI-në, (Zyra Federale e Hetimeve në SHBA). Nga ana e tij, kryeprokurori Sollaku deklaroi se “Prokuroria e Përgjithshme është angazhuar për të kryer me përgjegjësi detyrën në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve njerëzore, të drogës etj”. Për këtë qëllim, sipas kryeprokurorit Sollaku, kërkohet mbështetje edhe nga struktura të tjera shtetërore për të luftuar fenomenet negative e në veçanti korrupsionin. Për ta forcuar akoma më tepër luftën kundër këtyre krimeve, kryeprokurori Sollaku, i kërkoi ambasadorit amerikan që një sërë prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore shqiptare të trajnohen në SHBA. Ky ishte edhe takimi i parë që kryeprokurori i ri, Theodhori Sollaku, zhvillon me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jozef Linpreht. Po dje Sollaku është takuar edhe me ambasadorin grek në Tiranë, Iliopulos, me të cilin ka zhvilluar një bisedë me dyer të mbyllura për shtypin.  Për këtë takim zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Agim Neza, nuk ka pranuar që  të prononcohet apo të japë ndonjë detaj rreth tij. E.Janina



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list