Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Muzeumet e Korces - KJ

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Apr 12 20:43:34 EDT 2002


Muzeu i Korces drejt rrenimit
Korce - Qyteti i Korces si nje vendbanim me kulture te vjeter e me pozite te tille gjeografike ku gershetohen nje sere vlerash dallohet apo me sakte eshte shquar per disa muze tetij. Nder to eshte edhe muzeu arkeologjik, i cili per nga ana arkitekturore e nderteses konsiderohet edhe nje monument kulture i klasit te pare. Por problemi me kete muze, ashtu si me disa te tjere ne qytetin e Korces, qendron ne drejtimin e godines, e cila nuk eshte restauruar qe nga viti 1970. Arkeologu Petrika Lera, e paraqet mjaft te rende gjendjen e nderteses dykateshe te muzeut arkeologjik, e cila ka filluar te shkaterrohet. Sipas tij, nderteses i eshte demtuar tavani, i cili ka rrezik te shembet pas renies se suvave, por ne gjendje te mjerueshme jane edhe dritaret e dyert e vjetra te muzeut. Te ndodhur para nje situate te tille, punonjesit e muzeut arkeologjik jane detyruar te arkivojne te gjithe fondin e muzeut ne fjale. Jane hequr vitrinat per t'i shpetuar nga ndonje shembje e papritur e godines. Gjate kohes qe jane shfaqur reniet e suvave, nga ana e drejtuesve te muzeut jane bere disa kerkesa ne institutin e Monumenteve te Kultures, si dhe Ministrine e Kultures per dhenie fondesh per restaurimin e muzeut. Deri tani, sic bejne te ditur burime te tij, nuk ka patur asnje sinjal pozitiv per cfaredolloj fondi. Nderkohe, edhe Bashkia e Korces nuk e ka perfshire Muzeun arkeologjik ne ndonje projet per mirembajtje. Dhe si per ironi te gjendjes ne te cilen ndodhet ky muze, shteti harxhon fondet per te paguar qirane ish-pronarit te nderteses karakteristike. Eshte fakt se ne 10-12 vitet e fundit, pothuaj te gjithe muzete e Korces kane arritur ne nje gjendje te mjerueshme. Nga afro 8 muze qe kane funksionuar ne kete qytet, aktualisht qendrojne ende te hapur vetem dy prej tyre: Muzeu i Mesonjtores se Pare Shqipe dhe ai Ikonografik. Nderkaq jane mbyllur, kane nderuar destinacion ose jane ne prishje e siper muzeu i luftes, ai etnografik, shtepia muze e patriotit Mihal Grameno, duke shtuar ketu edhe muzeun arkeologjik. Qyteti i Korces, krahas humbjes se vlerave te pazevendesueshme muzeale, rrezikon tani te mbetet edhe pa godinat e ketyre muzeve qe jane pjese e kultures dhe traditave te qytetit.

Tedi Blushi


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list