| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Seanca e Gjykates Kushtetuese sipas shtypit shqiptarAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Apr 9 18:31:55 EDT 2002
");document.write(date + " " + lmonth + " ");document.write(year + "");// End -->9 Prill 2002 Rakipi tregon ditet e shkarkimit Rakipi tregon ditet e shkarkimit Ish-Prokurori i Pergjithshem per here te pare rrefen ditet e nxehta qe shoqeruan mocionin e shkarkimit dhe votimin ne Parlament. Biseda e tensionuar me Meidanin dhe korrespondenca me kryeparlamentarin Dokle Alketa MYFTIU I qete, larg emocioneve, ish-kryeprokurori 41vjecar, duket se tenton me shume te rivendose dinjitetin e neperkembur, sesa te ktheje ne favor te tij nje ceshtje te konsideruar e mbyllur, teksa argumenton se politika mbarsi shkarkimin e tij. Arben Rakipi, qe prej dy javesh ka leshuar kreun e Prokurorise se Pergjithshme, risjell ne Gjykaten Kushtetuese ditet e nxehta te pas 25 shkurtit, kur opozita paraqiti ne Kuvend nje mocion debati per shkarkimin e tij nga detyra. "I kam dhene ketij shteti vetem dinjitet. Por kam kulture te pranoj cdo lloj vendimi", shprehet Rakipi, pasi ka pretenduar shfuqizimin e dekretit te Presidentit si antikushtetues. I cili, sipas tij, u bazua mbi nje propozim qe Kuvendi e mori duke shkelur parimet themelore te se drejtes humane. Nuk kisha asnje dijeni per permbajtjen e mocionit, sqaron ai, deri kur me 18 mars ne mesdite mberrin ne zyren time nje leter nga Kuvendi, ku njoftohem per zhvillimin e nje seance debat. "Diten e hene me date 18 ne oren 17.00 ne Kuvend do te zhvillohet nje debat lidhur me mocionin e paraqitur nga nje grup deputetesh per Prokurorin e Pergjithshem", citon permbajtjen e saj ish-kryeprokurori. Paragrafi i dyte i se ciles e ftonte te ndiqte debatin ne Kuvend. Pak ore me vone te po asaj dite, reth ores 14.00, sipas Rakipit, ne drejtim te Prokurorise se Pergjithshme niset nje shkrese e dyte. Ku thuhej se "sot, me daten 18 ne mbledhjen e Byrose Parlamentare eshte propozuar qe ne seancen plenare, ju te informoni Kuvendin, materialin e te cilit na e keni derguar dhe u eshte shperndare deputeteve". (Behet fjale per raportin vjetor qe Prokurori i Pergjithshem kishte derguar ne Kuvend me 7 shkurt (tre jave para mocionit) per gjendjen e kriminalitetit ne Shqiperi per vitin e kaluar). Me poshte, thote Rakipi, ne menyre hipotetike thuhej se nese ky propozim miratohet nga Kuvendi, duhet te informoja deputetet. "Per t'i kujtuar kryetarit te Kuvendit qe une vazhdoja te isha Prokurori i Pergjithshem dhe jo nje zyrtar i Kuvendit qe ai mund ta therriste ne cdo ore qe deshironte, i pergjigjem nje ore me vone". "Per arsye te rendesishme pune jam ne pamundesi per te qene ne oren 17.00 ne Kuvend. Ju lutemi qe njoftimi per informim para deputeteve te me dergohet disa dite me pare, ne menyre qe te planifikoj programet e mia te punes. Do t'ju sugjeroja qe te degjohesha ne Parlament pas debatit qe keni organizuar". Nje korrespondence kjo, qe rezultoi e kote, pare dhe kohen e shkurter deri ne zhvillimin e seances. E cila filloi mjaft ashper dhe perfundoi ne oren 2 te mengjesit te neserm me votimin e 78 deputeteve per t'i propozuar Presidentit shkarkimin e tij nga detyra, me motivacionin per cenim te figures se Prokurorit te Pergjithshem. Kater dite me vone, ne mesdite, ai therritet nga Presidenti Meidani ne nje takim koke me koke, pa protokoll. Takim qe Rakipi e konsideron si "shprehje formale per te paraqitur si procedure te rregullt nje procedure te parregullt". Presidenti, thote ai, me njoftoi se ishte ne pamundesi per ta kundershtuar vendimin e Kuvendit per shkaqe qe, sipas tij, nuk i beri te ditura, dhe, se dyti, kerkoi zbatimin e nenit 8 te ligjit per Prokurorine per te caktuar nje zevendes, deri ne emerimin e kryeprokurorit te ri. Ndonese i kerkova Presidentit Meidani dy dite kohe dhe dy ore ne dispozicion per t'i parashtruar pretendimet e tij per vendimin e Parlamentit, kjo kerkese nuk u pranua prej tij, shprehet Rakipi. "Presidenti nuk merret me seanca degjimi, per kete shko ne Kuvend", ishte pergjigja, per te cilen ai i ka kerkuar kreut te shtetit te ktheje vendimin e Kuvendit per te dale me pas para deputeteve. Per kete arsye, thote ish kreu i akuzes, e konsideroj fallsifikim per interesa te caktuara politike pjesen e dekretit ku thuhet: "Pasi degjova dhe Prokurorin e Pergjithshem ...". Ndekohe me 25 mars, kur Gjykata Kushteteuse merr ne shqyrtim kerkesen e 30 deputeteve socialiste per caktimin e procedurave te shkarkimit te titullareve te disa institucioneve kushtetuese, perfshi Prokurorin e Pergjithshem, Presidenti Meidani firmos shkarkimin e Rakipit, i cili qe prej vitit 1997 drejtoi organin e akuzes. Duke mos u pajtuar me dekretin presidencial, Arben Rakipi me 28 mars i drejtohet Gjykates Kushtetuese, si shansi i fundit per te. "Pas kesaj nuk mund te behet me asgje, sigurisht do te rivleresoj gjithcka ka ndodhur dhe kaq". --------------------------------- Korrieri, 04/09/2002 == Rakipi tregon ditet e shkarkimit Rakipi tregon ditet e shkarkimit Ish-Prokurori i Pergjithshem per here te pare rrefen ditet e nxehta qe shoqeruan mocionin e shkarkimit dhe votimin ne Parlament. Biseda e tensionuar me Meidanin dhe korrespondenca me kryeparlamentarin Dokle Alketa MYFTIU I qete, larg emocioneve, ish-kryeprokurori 41vjecar, duket se tenton me shume te rivendose dinjitetin e neperkembur, sesa te ktheje ne favor te tij nje ceshtje te konsideruar e mbyllur, teksa argumenton se politika mbarsi shkarkimin e tij. Arben Rakipi, qe prej dy javesh ka leshuar kreun e Prokurorise se Pergjithshme, risjell ne Gjykaten Kushtetuese ditet e nxehta te pas 25 shkurtit, kur opozita paraqiti ne Kuvend nje mocion debati per shkarkimin e tij nga detyra. "I kam dhene ketij shteti vetem dinjitet. Por kam kulture te pranoj cdo lloj vendimi", shprehet Rakipi, pasi ka pretenduar shfuqizimin e dekretit te Presidentit si antikushtetues. I cili, sipas tij, u bazua mbi nje propozim qe Kuvendi e mori duke shkelur parimet themelore te se drejtes humane. Nuk kisha asnje dijeni per permbajtjen e mocionit, sqaron ai, deri kur me 18 mars ne mesdite mberrin ne zyren time nje leter nga Kuvendi, ku njoftohem per zhvillimin e nje seance debat. "Diten e hene me date 18 ne oren 17.00 ne Kuvend do te zhvillohet nje debat lidhur me mocionin e paraqitur nga nje grup deputetesh per Prokurorin e Pergjithshem", citon permbajtjen e saj ish-kryeprokurori. Paragrafi i dyte i se ciles e ftonte te ndiqte debatin ne Kuvend. Pak ore me vone te po asaj dite, reth ores 14.00, sipas Rakipit, ne drejtim te Prokurorise se Pergjithshme niset nje shkrese e dyte. Ku thuhej se "sot, me daten 18 ne mbledhjen e Byrose Parlamentare eshte propozuar qe ne seancen plenare, ju te informoni Kuvendin, materialin e te cilit na e keni derguar dhe u eshte shperndare deputeteve". (Behet fjale per raportin vjetor qe Prokurori i Pergjithshem kishte derguar ne Kuvend me 7 shkurt (tre jave para mocionit) per gjendjen e kriminalitetit ne Shqiperi per vitin e kaluar). Me poshte, thote Rakipi, ne menyre hipotetike thuhej se nese ky propozim miratohet nga Kuvendi, duhet te informoja deputetet. "Per t'i kujtuar kryetarit te Kuvendit qe une vazhdoja te isha Prokurori i Pergjithshem dhe jo nje zyrtar i Kuvendit qe ai mund ta therriste ne cdo ore qe deshironte, i pergjigjem nje ore me vone". "Per arsye te rendesishme pune jam ne pamundesi per te qene ne oren 17.00 ne Kuvend. Ju lutemi qe njoftimi per informim para deputeteve te me dergohet disa dite me pare, ne menyre qe te planifikoj programet e mia te punes. Do t'ju sugjeroja qe te degjohesha ne Parlament pas debatit qe keni organizuar". Nje korrespondence kjo, qe rezultoi e kote, pare dhe kohen e shkurter deri ne zhvillimin e seances. E cila filloi mjaft ashper dhe perfundoi ne oren 2 te mengjesit te neserm me votimin e 78 deputeteve per t'i propozuar Presidentit shkarkimin e tij nga detyra, me motivacionin per cenim te figures se Prokurorit te Pergjithshem. Kater dite me vone, ne mesdite, ai therritet nga Presidenti Meidani ne nje takim koke me koke, pa protokoll. Takim qe Rakipi e konsideron si "shprehje formale per te paraqitur si procedure te rregullt nje procedure te parregullt". Presidenti, thote ai, me njoftoi se ishte ne pamundesi per ta kundershtuar vendimin e Kuvendit per shkaqe qe, sipas tij, nuk i beri te ditura, dhe, se dyti, kerkoi zbatimin e nenit 8 te ligjit per Prokurorine per te caktuar nje zevendes, deri ne emerimin e kryeprokurorit te ri. Ndonese i kerkova Presidentit Meidani dy dite kohe dhe dy ore ne dispozicion per t'i parashtruar pretendimet e tij per vendimin e Parlamentit, kjo kerkese nuk u pranua prej tij, shprehet Rakipi. "Presidenti nuk merret me seanca degjimi, per kete shko ne Kuvend", ishte pergjigja, per te cilen ai i ka kerkuar kreut te shtetit te ktheje vendimin e Kuvendit per te dale me pas para deputeteve. Per kete arsye, thote ish kreu i akuzes, e konsideroj fallsifikim per interesa te caktuara politike pjesen e dekretit ku thuhet: "Pasi degjova dhe Prokurorin e Pergjithshem ...". Ndekohe me 25 mars, kur Gjykata Kushteteuse merr ne shqyrtim kerkesen e 30 deputeteve socialiste per caktimin e procedurave te shkarkimit te titullareve te disa institucioneve kushtetuese, perfshi Prokurorin e Pergjithshem, Presidenti Meidani firmos shkarkimin e Rakipit, i cili qe prej vitit 1997 drejtoi organin e akuzes. Duke mos u pajtuar me dekretin presidencial, Arben Rakipi me 28 mars i drejtohet Gjykates Kushtetuese, si shansi i fundit per te. "Pas kesaj nuk mund te behet me asgje, sigurisht do te rivleresoj gjithcka ka ndodhur dhe kaq". --------------------------------- Korrieri, 04/09/2002 == Rakipi: "Meidani fallsifikator" Nevila Perndoj /Terhiqet ish-kryeprokurori i Shqiperishe Arben Rakipi. Ndryshe nga cfare kishte premtuar, dje ne Gjykaten Kushtetuese, Rakipi nuk permendi asnje dosje penale apo emer deputeti te perfshire ne afera korruptive. Gjate shqyrtimit te kerkeses per shfuqizimin e dekretit te Meidanit, Rakipi deklaroi se kreu i shtetit kishte fallsifikuar vendimin. Sipas tij, Meidani nuk pranoi qe ta degjoje ate, pavaresisht se kreu i shtetit eshte shprehur se, vendimi per shkarkim eshte marre pas seances se degjimit. "Une i kam kerkuar dy dite kohe kreut te shtetit dhe Meidani me ka thene se nuk ai nuk do te zhvilloje seance degjimi. i me tha se e kishte te pamundur qe te rrezonte vendimin e kuvendit dhe se ne baze te ligjit per prokurorine ai duhet te caktonte zevendesin e tij", tha Rakipi. Ish-prokurori i pergjithshem shtoi ai i kishte derguar kryetarit te kuvendit nje fletehyrje, per te degjuar debatin qe do te zhvillohej rreth mocionit ndaj tij. Por, kryetari i kuvendit nuk kishte kthyer asnje pergjigje. Avokati i Rakipit deklaroi se ish-prokurori ishte paraqitur ne Gjykaten Kushtetuese nen cilesine e nje individi dhe jo ne cilesine e nje ish-funksionari te larte. Avokati duket se kishte harruar nje tipar te rendesishem, sipas se ciles, ne rast se Rakipi do te paraqitej nen cilesine e nje individi ai duhej te zbatonte te gjitha hallkat e gjygjesorit dhe me pas ti drejtohej Gjykates Kushtetuese. Ndersa nga pala e interesuar, kryetari i grupit parlamentar i PS, Arben Malaj kundershtoi procedurat qe jane ndjekur deri me tani per shkarkimin e prokurorit te pergjithshem. Sipas tij, mocioni i grupit parlamentar te PD eshte paraqitur ne daten 25 shkurt dhe deputetet jane njohur me permbajtjen e ketij mocioni vetem me 6 Mars. Malaj sqaroi gjithashtu se, opozita terhoqi mocionin e saj duke pranuar nje propozim nga ana PS, qe nuk ishte parashikuar ne rendin e dites. Me pas Malaj eshte larguar duke mos pranuar qe ti pergjigjej edhe pyetjes se avokatit te ish-kryeprokurorit Rakipi. Presidenca ka paraqitur shkaqet qe, sipas saj, cuan ne shkarkimin e prokurorit te pergjithshem. Perfaqesuesja e presidentit, Vjollca Uruci deklaroi se nje nga shkaqet per te cilat Presidenti pranoi vendimin e kuvendit per shkarkim ishte edhe lidhja miqesore qe Rakipi kishte me Kociun, Durden dhe Perballen. Uruci sqaroi se, Gjykata Kushtetuese nuk kishte te drejte te shqyrtonte kushtetueshmerine e dekretit qe u mor per shkarkimin e kryeprokurorit Rakipit. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese vihet ne levizje vetem per kushtetueshmerine e vendimit per shkarkim ndaj presidentit, anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Nderkohe, asnje perfaqesues i PD dhe Kuvendit nuk iu pergjigj fteses se Gjykates Kushtetuese per te marre pjese. Vendimi i Gjykates Kushtetuese per kerkesen e Rakipit dhe te 30 deputeteve socialiste pritet te shpallet brenda disa diteve. KOHA JONE == Ish-kryeprokurori nuk denoncoi dje në Kushtetuese deputetët e korruptuar, siç kishte premtuar. Meidani nuk pranoi sqarimin. Më tha është vendosur shkarkimi Rakipi: Meidani falsifikoi dekretin për shkarkimin tim TIRANE-Ish-Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi akuzoi gjatë seancës së djeshme në Gjykatën Kushtetuese, presidentin Meidani për falsifikim të dekretit të shkarkimit të tij. Por, Rakipi nuk denoncoi me emra, deputetët e korruptuar dhe aferat e tyre të dyshimta, ashtu siç kishte premtuar në një seancë të kaluar në Gjykatën Kushtetuese. E konsideroj si falsifikim të dekretit të shkarkimit tim, pjesën kur presidenti shprehet se ka vendosur të firmosë propozimin e Kuvendit, pasi ka dëgjuar dhe Prokurorin e Përgjithshëm,- u shpreh Rakipi. Takimi me presidentin Meidani ka qenë informal, ai nuk ka pranuar, që unë të sqarohem për akuzat dhe më është thënë nga ana e tij, se shkarkimi im ishte vendosur, -tha ai. Ndërkohë, Rakipi kërkoi shfuqizimin e dekretit të presidentit si antikushtetues, me argumentin se seancat parlamentare te shkarkimit tim kanë qenë krejtësisht politike, dhe gjatë tyre janë shkelur parimet e të drejtës njerëzore. Sipas ish-kreut të akuzës, Meidani gjatë takimit është shprehur se Shkarkimi yt është vendosur nga Parlamenti, dhe tani duhet të gjejmë një zëvendësues tjetër, deri në emërimin e prokurorit të ri. Seanca e djeshme e gjyqit në Gjykatën Kushtetuese filloi me fjalën e Rakipit, i cili është ankimuar rreth shkarkimit, që firmosi para disa ditësh presidenti Meidani, pas një propozimi të Parlamentit. Rakipi ndërkaq deklaroi dje se I kam kërkuar presidentit, në takimin që kam pasur me të, që të me jepej mundësia, drejta e fjalës dhe e shpjegimit të akuzave, por presidenti më është përgjigjur se seancat dëgjimore bëhen në Parlament. Ish-shefi i akuzës shqiptare paraqiti dje pësëri para Gjykates Kushtetuese pesë parimet e të drejtës njerëzore, që sipas tij janë shkelur në rrugën e shkarkimit të tij. E para, -u shpreh ai është ndarja e pushteteve. Sipas Kushtetutës pushtetet janë të ndara, ndërsa gjatë shkarkimit tim Parlamenti e konsideroi Prokurorinë, si organ të varur plotësisht prej tij. Si argument të dytë ai shtroi dje mohimin e të drejtës për tu njohur me akuzën. Sjam njohur e njoftuar në asnjë rast nga Parlamenti, për akuzën e bërë dhe shkaqet e arsyetimet e shkarkimit. Edhe sot nuk e di se çakt kam bërë, që kam diskretituar rëndë figurën e prokurorit të përgjithshëm, -tha ai. Sipas tij, parimi i tretë që është shkelur nga deputetët dhe presidenti është ai i të drejtës të mbrojtjes. Në Parlament, por dhe gjatë takimit me presidentim, më është mohuar e drejta e mbrojtjes. Parlamenti më ka njoftuar shumë vonë për seancën dhe unë i jam drejtuar me një shkresë, ku i shprehja pamundësinë e paraqitjes në atë datë, pasi opozita e kishte ndryshuar kërkesën nga mocion për debat, në mocion për marrjen e një vendimi. Rakipi tha gjithashtu, se gjatë shkarkimit është shkelur edhe e drejta e votës së fshehtë, pasi në debatin dhe në tërë procedurën, shihej lehtësisht se si do të votonin shumica e deputetëve. Në shkarkimin tim është shkelur dhe e drejta e mosgjykimit dy herë për të njëjtën akuzë. Precedenti i majit 2001, kur ndaj meje opozita paraqiti një mocion të njëjtë, u hodh poshtë me shumicë votash, ndërsa tani shkarkohem për të njëjtat shkaqe,-tha ai. E pranishme në seancën e djeshme ishte dhe përfaqësuesja e Presidencës, Vjollca Ibro, ndërsa Kuvedi nuk kishte të dërguar. Ibro duke kundështuar Rakipin tha se Presidenti ka vendour shkarkimin brenda procedurave kushtetuese. Sipas saj, Rakipi duke qenë në postin e prokurorit të përgjithshëm nuk ka të drejtën e ankimit tek një organ gjyqësor, që është brenda sistemit të drejtësisë. Rakipi replikoi duke thënë se Kur jam ankimuar unë kam qenë i zhveshur nga funksionet, dhe kam qenë qytetar i thjeshtë. Koha Jone === Gazeta Shqiptare Shkëmbime akuzash në Kushtetuese mes ish-prokurorit dhe njeriut të Presidentit Rakipi: Meidani falsifikoiPresidenca: Ke qenë mik me trafikantët --------------------------------- TIRANE Të shpallet antikushtetues dekreti i presidentit për shkarkimin tim". Kjo ishte kërkesa që ish-kryeprokurori Arben Rakipi bëri në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesën e vet Rakipi e mbështeti në argumentimin se "presidenti nuk u mor aspak me faktimin e akuzave", të cilat Parlamenti i përdori për shkarkimin e tij. Sipas Rakipit, presidenti jo vetëm nuk hetoi mbi vërtetësinë e akuzave, por ai gjithashtu nuk i dha mundësi ish-kryeprokurorit që të shprehej dhe të mbrohej përpara tij. "Presidenti më tha se nuk bëj seanca dëgjimi", tha Rakipi. Ai e cilësoi presidentin edhe si falsifikator. Ndërsa përfaqësuesja e Presidencës tha: "Rakipi ka qenë mik i ngushtë me ata që sot gjykohen për trafik droge." Gjykata Kushtetuese dje mori në seancë shqyrtimi kërkesën e ish- kryeprokurorit Rakipi "për ta shpallur si antikushtetues dekretin e presidentit për shkarkimin e kryeprokurorit". Në këtë seancë Gjykata Kushtetuese kishte thirrur të merrnin pjesë përfaqësuesit e dy grupeve kryesore parlamentare, si dhe përfaqësuesit e Presidencës dhe të Kuvendit. Në seancën e djeshme ishin të pranishëm si palë, Arben Rakipi me dy avokatët e tij, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Arben Malaj, si dhe përfaqësuesja e Presidencës. Mosfaktimi i akuzave të Parlamentit dhe mosdëgjimi i Rakipitprej presidentit ishin dy momentet kryesore në të cilat ish- kryeprokurori argumentoi kërkesën e tij përpara Gjykatës Kushtetuese. "Presidenti dekretoi shkarkimin tim i mbështetur në akuzat përgjithësuese të Parlamentit, pa u përpjekur aspak që t'i vërtetonte ato", tha Rakipi përpara trupit gjykues të Gjykatës Kushtetuese. Për të mbështetur argumentimin e mësipërm, ai tha se "presidenti kishte nisur të kërkonte një zëvendësues ditë përpara se të më thërriste në takim në 22 nars". Lidhur me këtë takim Rakipi tha se presidenti i kishte deklaruar atij se "nuk mund të dilte kundër vullnetit të Parlamentit". Ai i kishte kërkuar gjithashtu ish-kryeprokurorit që, në bazë të ligjit për prokurorinë, ky i fundit të përcaktonte një zëvendës. "I kërkova presidentit të më jepte 2-3 ditë kohë që të përgatitesha, si dhe 2 orë nga koha e tij, që të më dëgjonte", tha Rakipi. Por presidenti, i vendosur që ta shklarkonte, i është përgjigjur se nuk kishte ndër mend të "zhvillonte seanca dëgjimi". Lidhur me këtë deklarim të presidentit, Rakipi e akuzoi atë se kishte falsifikuar, kur në dekret kishte shkruar që, "pasi e dëgjova prokurorin Rakipi, vendosa shkarkimin e tij". "Në këtë pikë, me gjithë respektin për presidentin, më vjen keq të them se i ka falsifikuar, pasi nuk ma dha mundësinë që të shprehesha", tha Arben Rakipi. Juristja që përfaqësonte Presidencën, tha se "pretendimet e Rakipit janë të pabazuara, prandaj Gjykata Kushtetuese duhet ta rrëzojë këtë kërkesë". Sipas saj, "mjafton miqësia e Rakipit me rrjetin e kokainës, që të provohen akuzat se ai e ka denigruar figurën e kryprokurorit të Republikës". Më tej përfaqësuesja e Presidencës tha se "mungesa e procedurave të hollësishme për shkarkimin e kryeprokurorit nuk do të thotë se ai nuk mund të shkarkohet. Ajo e konsideroi edhe seancën në të cilën ndodhej, si të pabazuar në ligj. Sipas saj, "Gjykata Kushtetuese e ka të përcaktuar në Kushtetutë se mund të zhvillojë seanca vetëm për shkarkimin e presidentit apo të anëtarëve të Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk mund të shqyrtojë kërkesën e kryeprokurorit, për sa kohë që Kushtetuta nuk ia ka dhënë këtë kompetencë". Gazeta Shqiptare == --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |