Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Korrieri - Piramidat Greqi:Shqiperi

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Apr 4 22:18:57 EST 2002


Shqiperi-Greqi, rivendosen piramidat

Shqiperi-Greqi, rivendosen piramidat


Sipas nje marrveshjeje te aplikuar ne vitin 1999, ndermjet kufirit shqiptar dhe grek jane riparuar, per here te pare qe nga viti 1924, piramidat ekzistuese dhe jane ndertuar te reja te ndermjetme me permasa me te vogla. Historia e panjohur e nje mosmarrveshjeje, qe duhet te merrte udhe, vetem tre vjet me pare


Ferdinand DERVISHI


A e dini se deri ne vitin 1999 ne kufirin shqiptaro-grek nuk jane riparuar asnjehere piramidat e vendosura, qe nga viti 1924 dhe nuk eshte prere pylli me diametrin standard tre metra, ne secilen ane te kufirit? Kjo eshte e vertete. Por edhe pse kufijte ne kohen e diktatures ruheshin me shume forca ushtarake dhe kishte nje zone, qe quhej klon (toke e punuar ne nje siperfaqe te caktuar dhe ne vende te ndryshme me sisteme alarmi), ne te quajturen vije te kufirit, askush nuk kishte vene dore, qe nga ndertimi ne vitet 1922-1925 te piramidave standard, te vendosura nga perfaqesues te disa shteteve te fuqishme evropiane, te kryesuara nga nje autoritet italian. Ishin ndertuar gjithsej 177 piramida duke filluar nga liqeni i Prespes se Madhe (kufiri eshte percaktuar ne uje, ndersa piramida e pare eshte ndertuar ne breg te liqenit) e deri ne Ftelie te Sarandes. Grupi i percaktimit te vendosjes se piramidave, kishte bere perllogaritje te sakta te vendndodhjes se tyre si dhe te konfigurimit qofte vizual, qofte me ane te pershkrimit, te pjeses se tokes ndermjet dy piramidave. Ne vitet e para pas luftes se Dyte Boterore, duke qene se mes Shqiperise dhe Greqise pati incidente per shkak te Camerise dhe mori jete ligji i luftes, kufijte mbeten jashte mundesise per t'i mirembajtur. Ndryshimet e para te politikes vijne ne vitet 1985, por gjithsesi nuk behej fjale per mirembajtjen e kufijve. Vetem ne vitet 1997-1999, pas krijimit te situatave, qe njihen, arrihet nje marreveshje e plote me pelqimin e te dyja paleve, per te riparuar piramidat, duke percaktuar, sipas dokumentacionit te vitit 1924, edhe njehere vijen e kufirit. Keshtu qe, perfundimisht formohen komisione dypaleshe, te cilat do te realizonin "ristrukturimin" e vijes se kufirit.


Grupet e punes dhe "kufijte e rinj"


Me 16 mars 1999, gjate nje takimi te nje komisioni te perbashket shqiptaro-grek, ne Gjirokaster, u vendos qe te rindertoheshin piramidat e vjetra te vitit 1924, te cilat per arsye te ndryshme, nuk ekzistonin me, te riparoheshin te demtuarat dhe te vendoseshin nedermjet tyre piramida te permasave me te vogla. Nje mase e domosdoshme kjo e fundit, pasi piramidat e vjetra, ne ndonje rast, ishin ne distance deri ne 3 km larg njera-tjetres. Si hap i pare komisionet dypaleshe, duke filluar ne vitin 1999, kontrolluan piramidat e vjetra dhe konstatuan se nga 177 te ndertuara me 1924, mungonin 23 te tilla. Puna per kete rinderim te vijes kufitare u nda ne dy pjese. Duke fillaur nga piramida numer 1 ne Prespe te Madhe dhe deri ne vendin e quajtur Tri Urat, prane Permetit, punimet do t'i kryente pala shqiptare (ne prezence edhe te nje ekipi grek) ndersa per pjesen tjeter, nga Tri Urat, deri ne Ftelie te Sarandes, ristrukturimi do te behej nga pala greke, ne prezence te nje ekipi shqiptar. Ne veren e vitit 1999 shqiptaret e fillojne punen ne Prespe te Madhe, duke ndertuar piramidat e medha, qe mungonin, riparimin e atyre, qe i kishin rezistuar kohes dhe percaktimin e ndertimin e piramidave te ndermjetme te nje formati me te vogel. Njekohesisht u be edhe prerja, per here te pare qe nga viti 1924, i bimesise nga tre metra ne te dy anet e vijes se kufirit. Duke filluar nga Prespa e Madhe, pala shqiptare ka avancuar ne Jug deri ne Shlegur te Ersekes dhe gjithsej i ka mbetur pa "rikonstruktuar" 14 piramida te medha. Nderkohe qe pak me pas ne punime eshte pala greke. Duke filluar, qe nga gjiri i Ftelies ne Sarande, ata kane mberritur deri te piramida 28 ne Kakavije. Gjate gjithe vijes se kufirit jane ne proces te ndertimit rreth 450 piramida te vogla te ndermjetme (ne ndonje rast mes dy piramidave te medha jane ndertuar deri ne 11 te vogla). Ndersa e gjithe puna, per te dyja palet, mendohet te perfundoje ne tetor te ketij viti. 


Me Jugosllavet gjithcka ne rregull


Problemi i mirembajtjes se kufijeve nuk ka ekzistuar mes pales shqiptare dhe asaj Jugosllave (derisa ky shtet ekzistonte). Kjo per faktin se kufijte reciproke ishin njohur nga te dyja vendet. Keshtu qe piramidat mirembaheshin dhe brezi kufitar pastrohej nga bimesia, rregullisht, ne te dyja anet e vijes se kufirit. Edhe ne kete pjese te kufirit, qe fillon ne liqenin e Prespes se Madhe e perfundon ne Veri, ne grykederdhjen e Bunes, ka ekzistuar kloni i famshem i diktatures, ne formen e nje brezi te bute te dheut, qe punohej vazhdimisht me qellim, qe te mbeteshin gjurmet e shkelesve te kufirit. 


Shifrat e punimeve


Shqiperia 


Seksioni 1. Ne prezence te nje komisoni te perbashket shqiptaro-grek, punetore dhe specialiste shqiptare, do te riparojne dhe ndertojne piramidat, duke filluar nga ajo me numer 1 ne bregun e liqenit te Prespes se Madhe, deri ne piramiden e vjeter me numer 69 qe ndodhet ne Gramoz te Ersekes. 


Seksioni 2. Perseri pala shqiptare, ne prezence te nje komisioni grek, do te riparoje dhe ndertoje piramidat, nga piramida me numer 1 ne Gramoz, deri ne piramiden me numer 29 te vendi i quajtur Tri Urat (Permet).


Greqia


Seksioni 3. Pala greke ne prani te nje perfaqesie shqiptare, do te riparoje dhe ndertoje piramidat nga ajo me numer 1 ne bregun e gjirit te Ftelies ne Sarande, deri ne ate me numer 79 qe ndodhet tek Tri Urat, ne afersi te Permetit. 




---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list