| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KorrieriAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Apr 4 22:01:52 EST 2002
"Rakipi", me 8 prill ne Kushtetuese "Rakipi", me 8 prill ne Kushtetuese Pranohet te shqyrtohet kerkesa e ish-Prokurorit te Pergjithshem, qe kundershton dekretin per shkarkim, firmosur nga Meidani Gjykata Kushtetuese ka pranuar te shqyrtoje kerkesen e ish Prokurorit te Pergjithshem, Arben Rakipi per shfuqizimin e dekretit te Presidentit Meidani per shkarkimin e tij nga detyra. Me 25 mars, Rakipi i kerkoi Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje dekretin e shkarkimit te firmosur nga Presidenti Meidani, nese ai eshte i bazuar ne Kushtetute. Ish kryeprokurori ka kerkuar te verifikohet motivacioni per "sjellje dhe akte qe cenojne rende figuren e Prokurorit te Pergjithshem", mbi te cilen u ngrit propozimi i 78 deputeteve per shkarkimin e tij nga ky post. Duke pranuar kerkesen, Gjykata Kushtetuese ka vendosur qe me 8 prill te zhvillohet seanca, ku Rakipi do te mbroje pretendimet e tij kunder vendimit te Presidentit te Republikes. Kjo seance eshte guri i fundit per Rakipin, ku do te vendoset per fatin e dekretit presidencial per shkarkimin e ish kreut te organit te akuzes, per lenien ne fuqi te tij ose per ta rikthyer serish ne postin te cilin ai e ka mbajtur qe prej vitit '97. Seance, qe pritet te jete mjaft e nxehte, nisur nga deklaratat e Rakipit se ne Gjykaten Kushtetuese do te beje te njohur fakte te reja te panjohura me pare ne lidhje me mjaft emra te njohur politikanesh, te cilet votuan kunder tij ne Parlament. Sipas vete Rakipit, ai do ta mbeshtese mbrojtjen e tij ne shkeljen nga Kuvendi te parimeve baze te se drejtes njerezore, si mohimi i te drejtes per t'u mbrojtur, mungesa e nje gjykimi te drejte, paanesia dhe fshehtesia e votes. Nderkohe, Gjykata Kushtetuese nuk ka marre ende nje vendim ne lidhje me kerkesen e 30 deputete socialiste per sqarimin e procedurave te shkarkimit te Prokurorit te Pergjithshem dhe te titullareve te disa institucioneve te pavarura. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |