Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Per Kushtetuten - Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Apr 3 07:12:06 EST 2002


Ilir Rusmajli, sekretar për zgjedhjet dhe çështjet ligjore në PD, tregon për “Shekulli”-n, strategjinë e opozitës 

PD: Ja si do e ndryshojmë Kushtetutën 

“Opozita ka variantin e vet të Kushtetutës, të cilën e hartoi më ’98”

Rruga për të ndryshuar Kushtetutën

Hapi i parë (është hedhur)
Socialistët e dinë që Kushtetuta, s’funksionon
Hapi i dytë (është hedhur)
Berisha ftoi Nanon e Metën në tryezë për reformën kushtetuese
Hapi i tretë
Fillimi i negociatave mes palëve
Hapi i katërt 
Zhvillimi i koncepteve politike dhe adoptimi në nivel juridik


Kapitujt e Kushtetutës, që opozita propozon për rishikim; 

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
Gjykata Kushtetuese
Prokuroria
Gjykatat
Presidenti
Këshilli i Ministrave
Qeverisja Vendore
Organizimi dhe Funksionimi i Kuvendit etj.



TIRANË – Partia Demokratike kërkon që rishikimi rrënjësor i Kushtetutës, të bëhet me konsensusin e Partisë Socialiste. Për këtë arsye, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje Nanos dhe Metës, dy ditë më parë, që të ulen në një tryezë për të realizuar reformën kushtetuese, e cila sipas tij, do të parandalonte që, Kushtetuta aktuale të sjellë kriza në jetën e institucioneve shqiptare. Ilir Rusmajli, sekretar për zgjedhjet dhe çështjet ligjore në PD, sqaroi dje për “Shekulli”-n se “reforma kushtetuese duhet të bëhet me konsensusin e palëve në politikën shqiptare. Kushtetuta aktuale nuk e ka një konsensus të tillë”. Sipas tij, rishikimi rrënjësor i Kushtetutës, duhet të bëhet në disa kapituj kryesorë, por dispozita të veçanta mund të ruhen ashtu siç janë hartuar. Edhe për këtë çështje, opozita kërkon që të arrihet konsensusi me të majtët. “Ndarja e pushtetit dhe pavarësia e gjyqësorit janë dy parimet bazë, që duhet të karakterizojnë punën për rishikimin e Kushtetutës”, - thekson Rusmajli. Por, për të shkuar deri tek tryeza e juristëve për të realizuar këtë rishikim, sekretari i PD-së thotë se duhen kaluar disa hapa. Hapi i parë, sipas tij, është hedhur, pikërisht në momentin kur edhe socialistët janë bërë të vetëdijshëm se, Kushtetuta nuk funksion ashtu siç duhet. Për këtë, Rusmajli sjell shembuj të shumtë nga ngjarjet politike të ndodhura ditët e fundit, siç është shkarkimi i prokurorit të përgjithshëm, por raste ka pasur edhe gjatë procesit zgjedhor të kaluar. Hapin e dytë, për sekretarin për zgjedhjet dhe çështjet ligjore në PD, e hodhi kryetari i PD-së, Sali Berisha, me thirrjen, që u bëri dy palëve në PS, për t’u ulur në tryezë për të kryer reformën kushtetuese. “Kushtetuta ekzistuese është masakruar. Pjesa më e madhe e saj bie. Nuk mund të themi se për një reformë të tillë PD-ja i ka gjërat gati, por një tryezë me të gjitha palët mund të çojë në hartimin dhe realizimin e saj”,- tha Rusmajli. Hapi i tretë, sipas tij, është fillimi i negociatave mes palëve, për nevojën e realizimit të reformës kushtetuese. Kjo do të kërkojë hartimin e një platforme më vete, të bien dakort palët me një platformë të tillë, të riformulohen shumë nene deri në redaktimin përfundimtar. “Modelet për të realizuar reformën kushtetuese ekzistojnë, në gjuhë të huaja dhe në gjuhën shqipe. Madje PD-ja ka variantin e vet të Kushtetutës, të cilën e hartoi më ’98, kjo nuk do të thotë se do të jetë varianti më i mirë, por le ta diskutojmë këtë variant dhe shumë variante të tjera, në mënyrë që të kemi një Kushtetutë të mirë”,- u shpreh Rusmajli. Hapi i katërt, sipas tij, është zhvillimi i koncepteve politike dhe adoptimi i tyre në nivel juridik. Deri në këtë pikë, për Rusmajlin, mund të arrihet vetëm me anë të bisedimeve, në të cilat duhet të arrihet konsensusi jo vetëm për vërejtjet që ka opozita për Kushtetutën, por edhe për verejtjet që kanë socialistët për të. 
Kapitujt 
Sekretari për zgjedhjet dhe çështjet ligjore në PD, Ilir Rusmajli, thotë se janë shumë kapitujt që duhen rishikuar, sidomos ato ku bëhet fjalë për raportet e Parlamentit me qeverinë, modifikimin e tyre, pozicionin e presidentit, prokurorit të përgjithshëm, Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera të rëndësishme. Rishikimi i tyre konsiston edhe në mënyrën e formimit dhe të shpërbërjes së tyre. Kapitujt që opozita kërkon të rishikohen janë: Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, Gjykatat, Presidenti, Këshilli i Ministrave, Qeverisja Vendore, Organizimi dhe Funksionimi i Kuvendit etj. Përsa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit, opozita dhe në veçanti Berisha, e ka deklaruar disa herë formulën. Dy ditë më parë, Berisha deklaroi se zgjedhja e presidentit mund të bëhet në bazë të modelit grek, italian, siç e kanë të gjithë republikat parlamentare, pra që presidenti të jetë përfaqësues i opozitës. 
Gilmana Bushati 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Tax Center - online filing with TurboTax
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list