Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Kico Blushi ne Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Sep 25 21:39:22 EDT 2001


 [input] -->  -->C'kane greket me ne?

Ajo qe po kurdiset nga fqinjet e cartallosur e antishqiptare eshte as e re, as e panjohur. Shume fushata te tilla jane ndermarre kunder nesh gjate ketij shekulli. Por ky i tanishmi eshte me i rrezikshem e me djallezori, pasi fobia ndaj shqiptareve kerkon te riizoloje Shqiperine e shqiptaret. Ne kete loje te ndyre nepermjet honorareve e njohjeve po penetrojne edhe neper stacione mediatike me reputacion boteror per te "provuar" se stacioni i dyte i mundshem i Bin Ladenit, pas Cecenise, do te jete ne Shqiperi. Diplomacia e lobingjet shqiptare gjithmone ka provuar se jane te dobeta e te pafuqishme per te perballuar rrebeshe te tilla propagandistike. Ky eshte kulmi i kulmeve por, sidoqofte, kjo magme antishqiptare nuk do te zere vend ne kancelarite perendimore, pasi ata e dijne me mire se pashallaret e Ballkanit se kush eshte me te vertete antiamerikan e antiperendim; qellimi i nacionalisteve serbe, maqedonas e greke eshte te fitojne kapital politik vetjak duke ngjallur racizmin ndaj shqiptareve. 

Shumekush ne Shqiperi nuk e ka te veshtire te kuptoje perse nacionalistet serbe e maqedonas vjellin vrer kunder nesh. Por ka naive qe thone: po greket, pse, c'i ka gjetur ata nga Shqiperia e, pse jo, edhe nga SHBA, se ciles jo vetem ia djegin cdo dite flamurin kombetar neper sheshet e stadiumet e Greqise, por edhe hedhin bomba e shashka kunder Nato-s, SHBA e Britanise se Madhe, duke vrare edhe diplomate te njohur. Por ne Shqiperi, as shtypi, as qarqet zyrtare, as kreret partiake e as qytetaret e thjeshte nuk kane deklaruar kurre qe Greqia eshte terroriste, se aty ka baza e njesi terroristesh, se paraqet rrezik per rajonin e Evropes etj.etj. Kjo nuk ka ndodhur tek ne as kur racistet greke kane vrare me cifte refugjate shqiptare te pafajshem e as kur televizionet greke kane akuzuar shqiptaret per vrasje e krime e, me pas, eshte zbuluar se ato krime i kane bere greket vete...As kur ushtaret greke masakrojne gjate "fshesave" te pervitshme dhjetra shqiptare e as kur organizatat Mavi apo vorioepiriotet kane sulmuar me arme e me fletushka propagandistike territorin tone e as kur shume refugjate te gjore detyrohen me dhune "te pagezohen" apo te marrin karten e gjelber, te mjekohen e te marrin nje vize duke nenshkruar se jane vorioepiriote... Pra, ne nuk kemi bere "namin" jo se nuk e kemi te zhvilluar ne shkallen e mjaftueshme ndjenjen kombetare, as pse jemi te varfer, pra kemi me pak dinjitet se greket, por se ne Shqiperi e te shqiptaret nuk ekzistojne ende ndjenjat e racizmit e te ksenofobise. 

Kjo s'do te thote pra se ne jemi me te dobet e me te pafuqishem per t'u pergjigjur me te njejten monedhe. 

Po atehere mire serbet e maqedonasit, po c'kane greket? Kjo pyetje, se e cuditshme aq edhe e thjeshte, duket se e ka nje pergjigje e cila do te jepet nje dite. 

Pra, nuk eshte aspak e besueshme se, me qe shqiptaret bejne zullume neper Greqi, ndaj eshte ngallur antishqiptarizmi. E verteta eshte se Greqia ka nje popullsi te plakur, nje popullsi te pamjaftueshme autoktone per te luajtur role te kenaqshme ne Ballkan, te cilat mund te ushqejne megallomanine e vjeter greke. Ndaj frika se, pas disa vitesh, shqiptaret do te behen domosdo shumice ne rajon, e cka eshte me e rendesishme, djersa, gjaku e mundimet e refugjateve shqiptare do te kene kapercyer varferine e prapambetjen e tanishme te vendit e te shoqerise shqiptare e, atehere, greket, maqedonet e, pse jo, edhe serbet, te gjithe se bashku nuk do te mund te ndjehen superiore ndaj rraces shqiptare. 

Ketu pra, ketu e ka burimin kjo lloj fushate e shpifur, mesjetare, antishqiptare. 

E sigurte eshte se ata, edhe kesaj here do te deshtojne, jo vetem se shqiptaret jane rreshtuar aty ku duhet e me vendet me te perparuara te rruzullit, porse ata po deshmojne se as racizmi e as talebanizmi nuk mund te infektojne popullin me te shumevuajtur te Ballkanit, shqiptaret. 

Kico Blushi 

9/24/2001



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list