| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shekulli - monopoli i telefonise ne ShqiperiAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Sep 21 21:11:30 EDT 2001
Në Shqipëri ka dy kompani celularësh, por konkurrenca është në nivele minimale. Priten dy licenca të reja Celularët vazhdojnë të na rrjepin Ekspertë të Ministrisë së Privatizimit thonë se qeveria në çdo kohë ka mundësinë për të dhënë licenca të reja celularësh. Kjo është edhe mënyra më e mirë për të ulur çmimet Nga Alban Gjoni "Nevojitet një licencë e tretë për celularët për të shpëtuar nga çmimet skandaloze të trashëguara nga koha e tregut monopol të celularëve të AMC-së". Burime nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit njoftuan dje për "Shekullin" se niveli aktual i çmimeve të shërbimit telefonik celular, ofruar nga dy kompanitë, AMC dhe Vodafone është shumë larg kostos reale që duhet të kushtojë një bisedë telefonike. Ekspertët e telekomunikimit në këtë Ministri shpjegojnë, gjithashtu, se përdoruesit e celularëve janë të persekutuar jo vetëm si pasojë e çmimeve të larta, por edhe për shkak të praktikave abuzive dhe deri mashtruese, të përdorura nga kompanitë që ofrojnë shërbimin. Kështu ndodh shumë shpesh që telefonata të ndërpritet tri sekonda pas fillimit, për faj të shërbimit të dobët, ndërkohë që qytetari deryrohet të paguajë tarifën fillestare prej 20 sekondash. Megjithatë, për të shmangur abuzimin e vazhdueshëm me shqiptarët, duket se nuk mjafton vetëm dhënia e një licence të tretë apo të katërt celularësh. Nevojitet, para së gjithash, ndëshkimi i kompanive për shkeljet e vazhdueshme të ligjit për konkurrencën dhe ligje të tjera. AMC-ja shiti një pafundësi aparatesh celulare të cilësisë më të dobët të mundshme me çmim të shtrenjtë duke përfituar nga fakti se, si operatore e vetme, nuk shiste shërbim pa aparat. Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka përjashtuar mundësinë e hapjes së procedurës për ndëshimin ligjor të shkelësit, por për shkak të kaosit të përgjithshëm të kuadrit ligjor ende nuk ka vepruar konkretisht. Zhvillimi i konkurrencës në tregje të rëndësishme, si ai i telekomunikacioneve, është edhe njëri nga kushtet për t'u zbatuar në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ekspertët e MEPP-së mendojnë se ekzistojnë të gjitha mundësitë për zgjidhjen e shpejtë të problemit. Aktualisht po mendohet për t'i dhënë kompanisë shtetërore të telefonit fiks Albtelekom një licencë për të vepruar në fushën e telefonisë celulare. Në këtë rast kostoja e kompanisë së re do të ishte shumë e ulët. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia për të dhënë njëkohësisht dy licenca të reja për telefoni celulare. Ekzistojnë të gjitha mundësitë, pasi kompanitë e reja do të kërkojnë një investim fillestar shumë më të vogël se dy kompanitë ekzistuese. Kjo sepse pjesa më e madhe e investimit, licenca, do të kushtojë më lirë. Shteti vetë do të ketë përfitime të tjera nga shitja e dy licencave, pasi në buxhet të shtetit mund të hyjnë brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm miliona dollarë, shumë të nevojshëm për të përballuar situatën e rëndë financiare ku gjendet shteti. Aktualisht, ekzistojnë të gjitha hapësirat ligjore për të realizuar hapjen e tenderit në çdo kohë. Mjafton përgatitja e një projektvendimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit për t'u miratuar pastaj në qeveri. Por përvoja e kaluar tregon se projektvendimi për hapjen e tenderit për licencën e dytë u zvarrit nëpër koridoret e Kryeministrisë për gjashtë muaj me radhë deri në miratimin përfundimtar. Ekonomia kombëtare humbet para çdo ditë që tregu vazhdon të mbetet me tarifa të larta. Xhiroja e biznesit të telefonisë celulare në Shqipëri është aq e lartë se edhe ekspertët ndërkombëtarë habiten. Miliona dollarë të fitimit neto të celularëve largohen nga Shqipëria. --------------------------------- Do You Yahoo!? Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |