| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - 9 shtator 2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comSun Sep 9 17:43:43 EDT 2001
AKTUALITET "Pasaportat, tenderi u vendos në zyrën e kryeministrit" Vendimi përfundimtar për tenderin e pasaportave, është marrë në zyrën e kryeministrit". Elias Samaras, President dhe Manager Director i Euroget Technologies, ka sqaruar në një intervistëdhënë për Gazetën, se si konkurrentët gjermanë kanë marrë informacione sekrete nga brenda qeverisë, për të përshtatur ofertën e këtyre kritereve specifike, të parashikuara nga tenderi i pasaportave shqiptare. Kompania që ka prodhuar pasaportat amerikane dhe kanadeze tregon nëpërmjet Samaras, vështirsinë e madhe shqiptare. Përse ju vendosët të hidhni çështjen e tenderit të pasaportave në gjyq, duke padituer qeverinë shqiptare? Sepse, ne besojmë se kishim teknologjinë më të mirë të printimit të pasaportave, që iu ofrua qeverisë shqiptare dhe me cmimin më të ulët krahasuar me konkurrentët e tjerë dhe pavarësisht nga kjo, ne u skualifikuam më një mënyrë tepër të pandershme. Përse mendoni se u kualifikua pikërisht kompania gjermane, ndonëse oferta e ofruar prej saj ishte shumë më e lartë...? Specifikimet në këtë tender ndërkombëtar, ishin formuluar në formë të tillë, që t'i përputheshin ekzaktësisht teknologjisë gjermane. Kompania jonë dhe Ambasada Amerikane u ankuan në lidhje me mënyrën se si ishin shkruar këto specifikime, por asnjë veprim korrigjues nuk u ndërrmor nga ana e qeverisë shqiptare. Për më tepër, gjermanët ishin të vetmit, të cilët nuk morrën asnjëherë pjesë në mbledhjet publike, të organizuara nga qeveria në lidhje me tenderin e pasaportave, duke sugjeruar në këtë mënyrë se gjermanët merrnin infortmacion nga burime, tek të cilat konkurrentët e tjerë në tender nuk kishin akses.. Një fakt i tillë ngriti mjaft pikëpyetje tek konkurrentët e tjerë në lidhje me ndershmërinë dhe korrektesën, gjatë procesit të vlerësimit të ofertave. A mendoni se ekzistojnë shanse të mira për ju, për të fituar "betejën" me Qeverinë në gjyqësorin shqiptar? Ne besojmë fuqimisht, se zotërojmë teknologjinë më të mirë të printimit të pasapartova në mbarë botën dhe për ketë ekzistojnë referencat më të mira "ne këmi lëshuar më tepër se 10 milion pasaporta amerikane (SHBA) dhe mbi 5 milion të tjera me zero mundësi falsifikimi. Asnjë konkurent tjetër në tenderin në fjalë, nuk kishte këta tregues të shkëlqyer). Ne ofruam ofertëm më të mirë dhe me çmimin financiar më të ulët për qeverinë shqiptare, pasi në kërkonim që kjo teknologji (maksimalisht e aprovuar dhe njëkohësisht fuqimisht e rekomanduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit) të bënte të mundur prodhimin e pasaportave shqiptare më të sigurta.. Bazuar mbi sa më sipër, ne presim të fitojmë këtë betejë juridike edhe pse besojmë se sistemi gjyqësor në Shqipëri është objektiv dhe i drejtë. A mendoni se ndonjë politikan i caktuar ka ndërhyrë në procesin e tenderimit, për të favorizuar kompaninë gjermane? Institucioni i ngarkuar për këtë tender ka qenë Ministria e Rendit Publik dhe mendoj se vendimi final është marrë me aprovimin e zyrës së kryeministrit. Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë emri konkret politikani të përfshirë në këtë që thoni ju, sa kohë që ne vetë ishim të përqendruar për të përgatitur oferten teknike dhe financiare më të mirë për qeverinë shqiptare. A ka patur kompania juaj precedentë të ngjashëm si në rastin e Shqipërisë? JO. Ne kemi fitur tendera të pasaportave, në mbi 15 vende ku përfshihen SHBA dhe Kanadaja. Në asnjë vend tjetër nuk keni kaluar vështirësi të tila, përveçse në Shqipëri. --------------------------------- Do You Yahoo!? Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |