| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zbulime Arkeologjike - ATSHAgron Alibali aalibali at yahoo.comSun Sep 9 00:12:40 EDT 2001
Zbulime të reja arkeologjike në vendbanimin e hershëm të Sovjanit KORCE,8 Shtator/ATSH-G.Ashimi/.-Gërmimet në vendbanimin e hershëm të Sovjanit (Korçë) kanë nxjerë në dritë objekte të reja arkeologjike të pazbuluara më parë. Një ekspeditë e nisur një muaj më parë nga një grup arkeologësh shqiptarë dhe francezë ka nxjerë të dhëna mjaft interesante lidhur me venbanimin e Sovjanit. Petrika Lera, një nga drejtuesit e kësaj ekspedite, tha për ATSH se,arritja më e rëndësishme e kësaj ekspedite ishin zbulimet në fushën arkitektonike drusore. "Këto zbulime kanë qënë deri tani të panjohura jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan" tha Lera. Në sajë të kësaj ekspedite u zbuluan gjithashtu punime të metalurgjisë që i përkasin periudhës së bronxit. Sipas Lerës, këto zbulime në vendbanimin e Sovjanit lidhen me periudhën e bronxit të hershëm, dhe janë dëshmi e një kulture më të hershme se ajo që njihej deri tani. Sidoqoftë, priten rezultatet e analizave laboratorike dhe karbonike për të saktësuar më mirë këto zbulime nga pikpamja kulturore dhe kronologjike. Kjo është ekspedita e nëntë arkeologjike që kryhet në vendbanimin e hershëm të Sovjanit. Në të morën pjesë spesialistë të disa fushave,nën drejtimin e Prof. Zhil Tushe nga Universiteti i Parisit dhe Prof. Petrika Lera. Gërmimet arkeologjike në këtë vendbanim, sipas Lerës, do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm. /f.n/ Lezhe; Restaurimi i sheshit te qytetit zbulon mure antike LEZHE,8 Shtator/ATSH M.Malja/.-Restaurimi i nje sheshi ne qytetin e vjeter te Lezhes ka nxjerre deshmi te reja te antikitetit prehistorik te ketij qyteti i quajtuar ne lashtesi Lissus. Punonjesit e nje firme ndertimi gjate punimeve kane zbuluar rrenjet e nje muri te lashte prane memorialit te vendvarrimit te heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i cili sipas, arkeologeve deshon per rrenoja muresh antike dhe rruge te lashta qe te cojne nga lumi Drin drejt ne kalane 2400 vjecare te qytetit te lashte. Drejtues te Institutit Arkeologjik thane se, "fakti qe keto rrenoja jane zbuluar prane portes kryesore te qytetit te poshtem antik te Lezhes tregon se ne kete vend ka shenja te periudhes helenistike, periudhes romake dhe asaj mesjetare. Ndertimet e mureve te pjeses se poshtme te qytetit antik te Lezhes, tregojne se kemi te bejme me nje qender te banuar,ose nje qender shume afer momumenteve kryesore. Specialistet kane vene ne dukje se, per te patur nje konkluzion te sakte duhet te vazhdojne germimet arkeologjike, nderkohe qe gjate germimeve firma e ndertimit ka gjetur pjese amforash, copeza qeramike, si dhe disa kafka apo kocka qe momnetalisht nuk dihet sakte se kujt i kohe i perkasin./f.n/ 2001-09-08 --------------------------------- Do You Yahoo!? Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |